Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Policia e Lezhës ka ndaluar edhe Dritan Markun alias Dritan Kameri, 48 vjeç, pasi dyshohet se kishte lejuar kushëririn e tij Kameri alias Aleks Ionescu që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane.

LEZHË – Dy persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës janë arrestuar në Lezhë. Në pranga të Policisë së Shtetit janë identifikuar si Tonin Kameri alias Aleks Ionescu, 44 vjeç dhe Pavlin Bregaj alias Pavlin Tuku, 32 vjeç, të cilët pritet të ekstradohen drejt Italisë. Policia e Lezhës ka ndaluar edhe Dritan Markun alias Dritan Kameri, 48 vjeç, pasi dyshohet se kishte lejuar kushëririn e tij Kameri alias Aleks Ionescu që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane. Të dy të arrestuarit, akuzohet se janë pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e kokainës, organizatë me veprimtari në Itali. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, Policia e Italisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 7 kg lëndë narkotike kokainë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit/Zhvillohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “RUGANTINO”, në vazhdën e operacioneve të përbashkëta të zhvilluara me Policinë italiane. Operacioni “RUGANTINO”, ende në vijim në shtetin italian, goditi një tjetër organizatë kriminale për trafikimin ndërkombëtar të kokainës, organizatë kriminale me veprimtari në Itali. Operacioni në vendin tonë është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH dhe nga Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe me Interpol Romën.
Të akuzuar nga Gjykata e Brescia-s, si pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, kapen në Lezhë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjithashtu, shoqërohet në Polici, një i afërm i njërit prej shtetasve të ndaluar, pasi me vetëdije, lejoi kushëririn e tij, t’i përdorë identitetin, me qëllim shmangien e autoriteteve të policisë së Italisë. Strukturat qendrore të Policisë së Shtetit, ato të Policisë së Lezhës dhe Interpol Tirana kanë zhvilluar në vendin tonë, operacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar “RUGANTINO”, si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me autoritetet e Policisë së Italisë dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me Interpol Romën, me qëllim kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.
Në kuadër të këtij operacioni, i cili është ende në vijim në Itali, u kapën në Lezhë dhe u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar T. K., alias A. I., 44 vjeç dhe P. B., alias P. T., 32 vjeç, të dy banues në Lezhë. Ndaj këtyre 2 shtetasve, Gjykata e Brescia-s, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, Policia e Lezhës ka ndaluar shtetasin D. M., alias D. K., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se me vullnetin e tij të lirë, ka lejuar kushëririn e tij, shtetasin T. K., alias A. I., që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane. Nga veprimet hetimore të kryera në Itali, dyshohet se shtetasit T. K., alias A. I. dhe P. B., alias P. T., së bashku me 7 shtetas të tjerë të arrestuar tashmë nga policia e Italisë, janë pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e kokainës, organizatë me veprimtari në Itali. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, Policia e Italisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 7 kg lëndë narkotike kokainë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka debatuar ashpër sot me sekretarin e Përgji...
Fetah Marra BERAT- Gjykata e Beratit ka dënuar ditën e sotme Fetah Marrën, të moshuarin që vrau fqinjën e tij. Ngja...
Foto Ilustruese TIRANË- OSHEE ka njoftuar abonentët për disa ndërprerje të energjisë elektrike. Me anë të nj&e...
Xhulio Prela LEZHË- Edhe pse Prokuroria e Lezhës kërkoi 20 vite burg për Redion Hysen, i cili akuzohet për vrasjen e policit Xhuli...
Pamje nga vendi i ngjarjes GREQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi. Sipas mediave vendase, një 50-vjeç...
policia Tirane TIRANË- Policia ka përcjellë të dhënat e para në lidhje me zjarrin në parkingun e një pallati n&eum...
forcat zjarrfikese TIRANË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë parkingun e një pallati në zonën e Unazës së ...
Ramis Mici TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burg përjetë për Ramis Micin, 38-vjeçari i cili një vit m&eu...
policia greke GREQI- Një shqiptar është vënë në pranga në Greqi, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzave. M...
Andi Gjoka TIRANE- Biznesmeni i luleve, Andi Gjoka, është shoqëruar mëngjesin e sotëm në polici, raporton “Fax News&rd...