28 Shkurt 2023, 12:23
Nga F.M
Suel Çela
TIRANË- Suel Çela, i njohur edhe me identitetin Marjus Lulaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme dhe ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ në një më të lehtë. Përmes një letre nga arratia, pasi është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka porositur vrasjen e biznesmenit L.M, i cili u shpëtoi plumbave pranë Liqenit Artificial në Tiranë, Çela kërkon ndryshimin e masës së sigurisë deri në përfundim të hetimeve.
Ai akuzohet edhe se ka porositur një prej katër atentateve të dështuara për vrasjen e Elton Kilës, të njohur ndryshe si Oti.
Emri i Suel Çelës doli pas zbërthimit të Nuredin Dumanit. Me arrestimin e këtij të fundit dhe të mikut të tij, Henrik Hoxhaj u zbërthyen një sërë vrasjesh e atentatesh, mes tyre dhe ato që ishin përgatitur për Otin.
L.M u shpëtoi plumbave në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, të llojit ML. Drejt tij u qëllua disa herë nga personi që tashmë është vënë në pranga, Skerdi Tase, por asnjë nga plumbat nuk e kapi. Ngjarja e mbyll me vetëm dëme materiale në mjetin e Mashës. Vetë ky i fundit dëshmoi se nuk kishte konflikte me askënd, por Dumani tregoi se kishte marrë udhëzime nga Çela për organizimin e atij atentati dhe të një tjetri të zhvilluar në Elbasan për eliminimin e Elton Kilës. Ky i fundit u ka shpëtuar katër atentateve.
suel cela marjus lulaj elton kila
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 11:59
F.M
Foto Ilustruese
FIER- Sjellja dhe komunikimi jo i rregullt i 24-vjeçares me familjarët e saj ka bërë që të zbulohet rasti i...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 11:27
F.M
Angjelina Gocaj dhe dy djemtë e vrarë
VELIPOJË- Prindërit e dy vëllezërve Gocaj, të cilët mbetën të vrar&...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 11:14
f.g
Radhet ne Tirane
TIRANE- Edhe pse transporti publik në kryeqytet është tema kryesore e diskutimit për sigurinë dhe kushtet që...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 11:05
f.g
Foto nga video
MYKONOS- Disa pamje të reja kanë treguar se vrasja e 34-vjeçarit Julian Kosova në një lokal në ishullin Myko...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 10:54
f.g
Foto nga radhet
VLORE- Një fluks qytetarësh në Poliklinikat e qytetit të Vlorës që pas vendimit të Drejtorisë s&eum...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 10:49
f.g
Foto ilustrim
TIRANE- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim t&eu...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 10:35
F.M
Policia Vlorë
VLORË- Një 50-vjeçar i identifikuar si Leart Bulla, banues në Vlorë është vënë në pr...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 10:33
F.M
Aksidenti te Tajvani
TIRANË- Grupi hetimor që po merret me aksidentin masiv që ndodhi paraditen e djeshme në Tiranë ka sekuestruar...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 10:33
F.M
Erion Alibej
TIRANË- Erion Alibej, i akuzuar për porositjen e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt është treguar i gatsh...
Aktualitet
28 Shkurt 2023, 10:07
F.M
Foto Ilustruese, pako me drogë
KOSTUR- Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik ...