Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Në kërkim për atentatin ndaj Bruçit, Tonato Fushaj është djali i ish-Presidentit të Vllaznisë, fotoja me ‘Ferrari’
Dosja.al ka siguruar foton e të rout që ndodhet në arrati që prej mbrëmjes së 25 gushtit.
27 Gusht 2022, 21:09Nga F.M
Tonato Fushaj
SHKODËR- Tonato Fushaj, 20-vjeçari i shpallur në kërkim pasi akuzohet për atentatin ndaj Alban Bruçit është djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj. Dosja.alka siguruar foton e të riut që ndodhet në arrati që prej mbrëmjes së 25 gushtit
Ai dyshohet se është konfliktuar fillimisht para dy vitesh me Albano Bruçin., ky i fundit rezulton se në vitin 2019 e ka qëlluar me thikë. Ndërsa më 25 gusht të këtij viti, sipas akuzave të ngritura deri më tani, Fushaj ka planifikuar të marrë hak. Ai ka hipur mbi një motor bashkë me Bajram Çekorjan, i shpallur gjithashtu në kërkim dhe të dy i kanë zënë pritë Bruçit.
Njëri prej tyre dyshohet të ketë zbrazur 20 plumba në drejtim të mjetit në të cilin ndodhej Bruçi. Ky i fundit ka arritur të dalë nga mjeti dhe ka shkuar neë Komisariatin e Policisë së Sarandës për të denoncuar atentatin që iu bë. Në dëshmi, 25-vjeçari tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan se pas sulmit fshihej Fushaj e Çekorja.