31 Tetor 2024, 13:21
Nga ZH.LL
Foto ilustruese
TIRANË- Dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur dhe arrestuar nga policia e Tiranës. Gjatë operacionit policor "Brothers", dy vëllezërit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, janë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut me qëllim ekstradimin në Itali.
Blutë bëjnë me dije se dy vëllezërit ishin të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm. Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishin dënuar nga Gjykata e Savonës me masën e sigurisë "arrest me burg".
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Brothers". Të akuzuar nga autoritetet italiane, për grabitje me armë dhe rrëmbim të paligjshëm, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, dy vëllezër.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim (vëllezër) kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Brothers".
Gjatë operacionit, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kisnostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit B. H. alias B. K., 35 vjeç, dhe O. H., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Grabitja me armë" dhe "Rrëmbimi i paligjshëm" parashikuar nga Kodi Penal italian.
Viijojnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve, në Itali.
tirane operacioni arrestohen 2 vellezerit
Aktualitet
31 Tetor 2024, 13:24
M.B
Viktimat
SHKODRA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga hetimet që po kryhen lidhur me atentatin e ndodhur ditën e djeshme n&e...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 13:14
M.B
Viktimat
SHKODRA- Lidhur me atentatin e djeshëm të ndodhur në Shkodër mësohet se grupi hetimor i Policisë së Shkodr...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 13:09
ZH.LL
Policia e shtetit
TIRANË- Policia e Shtetit ka shpallur thirrjen për aplikim për pozicionin “shef komisariati” për dre...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 13:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Në foton e mëposhtme paraqitet Flutura Basha e cila humbi jetën në atentatin mbrëmjes s&eu...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 12:45
ZH.LL
Policia Dibër
DIBËR- Një çift të rinjsh dhe një adoleshente janë arrestuar nga policia e Dibrës. &Ccedi...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 12:40
I.A
Posteri
SHKODËR- Qytetarët në Shkodër kanë paralajmëruar një homazh ditën e sotme për vrasjen e ndodhur p...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 10:48
I.A
Anija Moliva
TIRANË- Anija Moliva do të vazhdojë të qëndrojë në Radë, derisa autoriteti portual të vendosë...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 10:42
I.A
Minatoret
TIRANË- Disa minatorë po protestojnë jashtë godinës së Kuvendit ditën e sotme. Me pankarta në duar, minat...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 10:17
M.B
Ervin Hoxha
SHKODRA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin që ndodhi një ditën e djeshme në...
Aktualitet
31 Tetor 2024, 09:51
I.A
Pamjet
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja me tre viktima pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës....