Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia po punon me homologët ndërkombëtarë për ekstradimin e tyre në vendin tonë.
TIRANË- Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi dhe mashtrim janë arrestuar në Spanjë dhe Itali.
Në kuadër të operacionit “The zone”, në Spanjë u arrestua Fabion Gjoni që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të cannabisit.
Në kuadër të operacionit “Gain”, në Itali, u arrestua Edvaldo Nanushi i dënuar nga Gjykata e Krujës, në vitin 2022, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Policia po punon me homologët ndërkombëtarë për ekstradimin e tyre në vendin tonë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Në bashkëpunim me homologët në Spanjë dhe në Itali, finalizohen 2 operacione policore për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.
Në kuadër të operacionit “The zone”, në Spanjë u arrestua një 29-vjeçar që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të cannabisit.
Në kuadër të operacionit “Gain”, u arrestua në Itali, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Krujës, për mashtrim.
Pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë, u finalizuan 2 operacione policore, konkretisht:
-operacioni “The zone”, gjatë të cilit Policia e Spanjës arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin F. Gj., 29 vjeç. Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 29-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Z. Gj. dhe P. Gj., përkatësisht babai dhe vëllai i tij, në vitin 2022, ka përshtatur një ambient në Shkodër për tharje dhe prodhim të cannabisit. Nga kontrollet, Policia gjeti në këtë ambient rreth 86 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe bimë narkotike në proces tharjeje;
-operacioni “Gain”, gjatë të cilit Policia e Italisë arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Edvaldo Nanushi, 37 vjeç. Në vitin 2022, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Vijon bashkëpunimi me homologët, për të finalizuar ekstradimet e këtyre 2 shtetasve, në Shqipëri.
foto ilustruese DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur rreth një orë më herët në aksin Rubjek-Manëz. Një perso...
pamje nga aksidenti DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirin e Lalzit. Sipas raportimeve në aksid...
zjarri LEZHË- Një zjarr i përmasave të mëdha është raportuar se ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e T...
Foto ilustruese TIRANË- Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Europë, Shqipëria kryeso...
Foto ilustruese TIRANË- Dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta. Mo...
Amarildo Pajtoni dhe vëllai TIRANA- 27-vjeçari Amarildo Pajtoni u nda nga jeta dje pas një aksidenti nga i cili mori plagë të r...
Foto ilustruese TIRANA- Flora Dedgjonaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë Rregullatore e Çështjeve të Drejtësis...
fotot ilustruese TIRANË- Komisioni Parlamentar i shëndetësisë ka diskutuar dhe miratuar nismën e deputetëve Erion Braç...
Foto ilustruese TIRANA- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme, njoftoi sot se ka rregjistruar një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janari...
Foto ilustruese OHRI- Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase për një përf...