LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Ndotja e Gjanicës, policia procedon drejtuesit e kompanive Albpetrol dhe Terra Oil

Policia e Fierit deklaroi përmes një njoftimi për shtyp se kishte verifikuar në terren ndotjen e lumit nga shkarkimet hidrokarbure dhe kishte referuar në Prokurori punonjësit e këtyre dy kompanive.

27 Tetor 2023, 15:11 Nga Valbona Davidhi
BIRN: Ndotja e Gjanicës, policia procedon drejtuesit e kompanive Albpetrol
Lumi Gjanica

FIER-Dy drejtues teknikë të kompanisë publike Albpetrol dhe një punonjës i kompanisë së nxjerrjes së naftës, Terra Oil, po hetohen nga policia e Fierit për shkarkimet e naftës që ndotën lumin Gjanica më herët këtë javë.

Policia e Fierit deklaroi përmes një njoftimi për shtyp se kishte verifikuar në terren ndotjen e lumit nga shkarkimet hidrokarbure dhe kishte referuar në Prokurori punonjësit e këtyre dy kompanive.

“Nga hetimet rezulton se 2 kompanitë ku janë punonjës përgjëgjës këta 3 shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve,” thuhet në njoftim.

BIRN mësoi se personat e referuar në Prokurori janë Klaudio Alisinani, drejtor i Qendrës së Prodhimit të Naftës dhe Sokol Ahmetaj, përgjegjës i Sektorit të Dekantimit, Patos, të dy punonjës të Albpetrol si dhe Edmond Bejtaj, drejtor i operacioneve të hidrokarbureve pranë kompanisë Terra Oil.   Policia e Fierit po ashtu bëri të ditur se ka zbuluar vendburimin e ndotjes nga hidrokarburet të lumit Gjanica madje ka publikuar edhe video në të cilën nafta rrjedh në një përrua.

Përfaqësues të dy kompanive mohuan që të kenë shkarkuar hidrokarbure në lumë.

Edmond Bejtaj, drejtori i Terra Oil, pretendoi se inspektorët e Mjedisit dhe IMT nuk gjetën asnjë gjurmë nafte që të vërtetojë lidhjen mes depozitave të tyre të naftës dhe ndotjes së lumit Gjanica.

“Bëhet fjalë për depozitat e dekantimit në “Ofiçinë të Vjetër”. Ekipi i përbërë nga drejtues të Agjencisë së Mjedisit dhe IMT bashkë me policinë zbarkuan pranë depozitave dhe më thanë se kemi shkarkuar mbetje nafte në lumë. Depozitat tona janë 200 metra larg nga shtrati i Gjanicës. Akuza se kemi berë shkarkime nuk qëndron,”, tha Bejtja për BIRN.

Edhe Selfo Kapllani, nëndrejtor teknik në Albpetrol, mohoi që kompania publike të ishte përgjegjëse për ndotjen e Gjanicës.

“Di që këta dy punonjës u morën në pyetje, por nuk di  të  ketë nisur hetim ndaj tyre. Nuk është e vertetë që nga depozitat tona të ketë pasur shkarkim nafte,” tha Kapllani për BIRN.

Ndotja masive e Gjanicës u pa mbrëmjen e së mërkurës dhe vazhdoi deri të premten.

Ngarkesa e naftës në lumë përkoi me reshjet e dendura të shiut në Fier dhe Mallakastër. Sipas policisë së Fierit, shkarkimet janë bërë nga depozita dekantimi që janë aktive dhe jo nga gropat e vjetra ekologjike.

Drejtoria e Mjedisit, IMT dhe policia e Fierit po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e burimeve të tjera të shkarkimeve në Gjanicë, ndërsa kanë gjobitur me nga 5 milionë lekë secilën nga kompanitë.

Për qytetarët që në shumicën e tyre kanë qënë naftëtarë, situata është lehtësisht e zgjidhshme, por hapja e gropave për mbulimin e mbetjeve të naftës u kushton kompanive.

“Varet se sa gjoba vendosin. Po t'u japin gjobë të lehtë, ato kompanitë s'e kanë problem se fitojnë lekë nga nafta. Kjo punë zgjidhet lehtësisht, mjafton te hapin gropa në toka që nuk punohen dhe të hedhin mbetjet e naftës por nuk e bëjnë se kushton kjo”, tha Kujtim Hoxha, një ish-naftëtar.

Ndotja e Gjanciës dhe lumenjve të tjerë pranë vendburimeve të naftës është një fenomen i përsëritur. Për vite me radhë, BIRN ka gjurmuar raste të ngjashme dhe së fundmi rezulton se ndotja është e përmuajshme sipas analizave të kryera nga Agjencia Rajonale e Mjedisit./Marre nga BIRN

lumi i gjanices

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës