Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Shumica e tyre kërkuan mbrojtje ose këshillim ligjor për shkak të pamundësisë për të paguar shërbime private.
Shqipëria regjistroi 6,241 raste të qytetarëve që përfituan ndihmë juridike falas gjatë vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare. Shumica e tyre kërkuan mbrojtje ose këshillim ligjor për shkak të pamundësisë për të paguar shërbime private.
“Në aspektin e shërbimeve, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka asistuar mbi 5,400 qytetarë me ndihmë juridike parësore dhe 841 qytetarë me ndihmë juridike dytësore. Paralelisht, është shënuar një rritje prej 48% e vendimeve gjyqësore të likuiduara, si dhe një rritje prej 41.5% e buxhetit të shpenzuar për këtë qëllim, çka dëshmon për funksionalitet më të lartë të sistemit dhe rritje të kërkesës për shërbimin”, thuhet në raportin vjetor të drejtorisë.
Sipas ligjit, ndihmën juridike parësore mund ta ofrojnë: a) punonjësit me trajnim të posaçëm; b) organizatat jofitimprurëse të autorizuara; c) klinikat ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë. Sa i përket ndihmës juridike dytësore, qytetarët jo vetëm përfitojnë përfaqësim me avokat falas, por tani mund të përjashtohen edhe nga të gjitha tarifat dhe shpenzimet gjyqësore.
“Nisur dhe nga natyra e çështjeve të ndihmës juridike, karakteri sensitiv që ato kanë, përfaqësimi me avokat falas dhe ndjekja e procesit në gjykatë është i një rëndësie thelbësore për rivendosjen në vend të të drejtave për kërkuesit e shërbimit e ndihmës juridike falas. Ndihma juridike dytësore jepet nga avokatët që përfshihen në listën e miratuar nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë”, thuhet në raport.
Raportimi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë, tregon se për vitin 2025 ishin të angazhuar të paktën 132 avokatë me kontratë për ofrimin e shërbimit.
“Nga 140 avokatë që nënshkruan kontratë për ofrimin e shërbimit për ndihmën juridike dytësore, aktualisht këtë shërbim e ofrojnë 132 avokatë për vitin 2025, pasi 3 avokatë janë tërhequr në mënyrë të njëanshme për shkaqe ligjore dhe për 5 (pesë) ofrues të ndihmës juridike dytësore Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka vendosur zgjidhjen e menjëhershme të kontratës për shkak se kanë refuzuar monitorimin fillestar nga strukturat përgjegjëse të Drejtorisë së Ndihmës Juridike, ndërsa një ofrues nuk plotësonte kriteret themelore për ushtrimin e shërbimit”, vlerëson dokumenti./Monitor.al
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 21-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për...
Përveç cigareve, importet e mallrave të tjera të akcizës kanë shënuar rënie në dy muajt e parë të vit...
TIRANË- Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë të një person të shpallur në kërkim ndë...
Arrestimi ITALI- Dy kushërinj janë arrestuar në Shqipëri pas 26 vitesh arratisje nga drejtësia italiane. Mediat italiane shkruajn&...
Policia TIRANË- Më 8 gusht 2020, ndërsa Shqipëria ndodhej ende në karantinë pas valës së parë të pandemis...
Bilal Hasa PEQIN- Policia ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, pasi dyshohet se ka lidhje me d...
Blloku i Sigurisë TIRANË- Një person i arrestuar dy ditë më parë ka ndërruar jetë në ambientet e sigurisë...
Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kiberneti...
POGRADEC- Mëngjesin e sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari në qytetin e Pogradecit. Pronari i kës...
Sot, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një nga festat më të rëndësishme...