LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ndërtimet pa leje në Theth si në Palermo!" Gazetarja bën krahasimin: Drejtësia “kryeministrore” në Shqipëri e pamëshirshme, në Itali e institucionalizuar dhe humane

Njuma ka ndarë disa foto nga vizita e saj në Mondello dhe shkruan se historia e këtij vendi nis në vitin 1978, kur kompania e ndërtimit e drejtuar nga Rosa Greco, motra e bosit mafioz Michele Greco, fillon ndërtimin e 170 vilave pa leje të rregullt urbanistike.

16 Korrik 2025, 15:55 Nga M.B
"Ndërtimet pa leje në Theth si në Palermo!" Gazetarja
Mondello në Palermo të Siçilisë

TIRANA- Gazetarja Beti Njuma ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka krahasuar rastin e ndërtimeve pa leje në Theth me ndërtimet pa leje në zonën e Mondellos në Palermo të Siçilisë. Njuma ka ndarë disa foto nga vizita e saj në Mondello dhe shkruan se historia e këtij vendi nis në vitin 1978, kur kompania e ndërtimit e drejtuar nga Rosa Greco, motra e bosit mafioz Michele Greco, fillon ndërtimin e 170 vilave pa leje të rregullt urbanistike.

Ajo thotë se pas tyre fshiheshin jo vetëm paratë e pista, por edhe një sistem i tërë klientelist që përfshinte bashkinë e Palermos dhe segmente të drejtësisë. Gazetarja shkruan se në vitin 2001, Gjykata e Lartë e Italisë urdhëroi konfiskimin, shembjen dhe kthimin në gjendjen e mëparshme natyrore të zonës, por vendimi mbeti në letër sepse anjë vilë nuk u shemb.

Njuma thotë se në vitin 2010, një pjesë e ndërtesave iu rikthyen privatëve, pasi gjykata i cilësoi ata si blerës të ligjshëm që nuk ishin në dijeni se kishin blerë prona të ndërtuara nga mafia. Në postim thuhet se edhe sot pas gati gjysmë shekulli, 1 milion metrat katrorë abuzivë të betonit vazhdojnë të zënë kodrën e Pizzo Sellës, dhe qeveria nuk guxon t’i shembë, ndonëse janë të paligjshme.

"E përmenda rastin e Mondellos për të bërë një paralelizëm me Thethin dhe shembjen e 100 ndërtimeve pa leje, të frymëzuar nga premtimi i Kryeministrit Rama që thethianët të investojnë dhe se gjobat do t’u falen", shkruan Njuma.

Ajo shton se i vjen keq për mundin dhe djersën e banorëve në Theth që sot shohin të rrënuar gjithçka. Sipas saj në Shqipëri, një fjalë e kryeministrit mjafton për të rrafshuar 100 godina. Gazetarja shkruan se drejtësia “kryeministrore” e pamëshirshme dhe e shpejtë, edhe selektive, sepse thotë se nuk vepron njësoj me ndërtimet abuzive në Tiranë, Dhërmi apo Jalë, dhe nga ana tjetër drejtësia italiane e institucionalizuar, e megjithatë humane dhe e përmbajtur.

POSTIMI:

Dy vjet më parë pata rastin të vizitoja zonën e Mondellos në Palermo të Siçilisë. Është një nga gjiret më magjepsëse të jugut të Italisë me bukurinë mesdhetare, detin e kristaltë dhe rërën e bardhë si në plazhet karaibike. Teksa i afrohesha zonës turistike, nuk kishte si të mos shquaja, kilometra larg, kodrën mbi plazh dhe qindra vila të përhapura si fantazma nëpër të gjithë faqen e saj, siç shihet në fotot që kam bërë.

Vilat e shpërndara në mënyrë të çrregullt flasin për një histori të errët. Pizzo Sella, e njohur gjerësisht si “Kodra e Turpit”, është simboli më brutal i ndërthurjes së mafies me korrupsionin shtetëror dhe dështimin e drejtësisë italiane përballë krimit, edhe mjedisor.

Historia nis në vitin 1978, kur kompania e ndërtimit e drejtuar nga Rosa Greco, motra e bosit mafioz Michele Greco, fillon ndërtimin e 170 vilave pa leje të rregullt urbanistike. Pas tyre fshiheshin jo vetëm paratë e pista, por edhe një sistem i tërë klientelist që përfshinte bashkinë e Palermos dhe segmente të drejtësisë.

Pizzo Sella u bë vendi ku mafia “pastronte” paratë e krimit, ndërkohë që autoritetet mbyllnin sytë ose merrnin pjesën e tyre.
Në vitin 2001, Gjykata e Lartë e Italisë urdhëroi konfiskimin, shembjen dhe kthimin në gjendjen e mëparshme natyrore të zonës, një vendim që u prit me entuziazëm nga aktivistët dhe qytetarët e Palermos që shihnin, më në fund, pak drejtësi!
Por vendimi mbeti në letër. Asnjë vilë nuk u shemb. Edhe më keq akoma, në vitin 2010, një pjesë e ndërtesave iu rikthyen privatëve, pasi gjykata i cilësoi ata si blerës të ligjshëm që nuk ishin në dijeni se kishin blerë prona të ndërtuara nga mafia.
Edhe sot pas gati gjysmë shekulli, 1 milion metrat katrorë abuzivë të betonit vazhdojnë të zënë kodrën e Pizzo Sellës, dhe qeveria nuk guxon t’i shembë, ndonëse janë të paligjshme. Dhe të pabanuara në pjesën dërrmuese. Vetëm 68 prej tyre kanë banorë.

E përmenda rastin e Mondellos për të bërë një paralelizëm me Thethin dhe shembjen e 100 ndërtimeve pa leje, të frymëzuar nga premtimi i Kryeministrit Rama që thethianët të investojnë dhe se gjobat do t’u falen:

“…problematika lidhet me ndërtimet e kryera në pronat përkatëse jashtë afatit të lejuar nga ligji ekzistues për legalizimet. Natyrisht, do të punojmë për të gjetur një zgjidhje të posaçme për të gjithë ata që ndodhen në këtë situatë, ku pamundësia për të marrë leje ka qenë objektive” tha Kryeministri Rama, teksa kërkonte votat, duke i prerë në besë ata që e pritën në shtëpi.

Në zemër të Thethit, të mbrojtur si park kombëtar, 100 banesa të konsideruara abuzive u shembën brenda 72 orëve, vetëm me urdhër verbal të Kryeministrit Rama. Pa një vendim gjykate, pa një afat për ankimim dhe pa asnjë garanci ligjore për pronarët. Vetëm fjalët e kryeministrit mjaftuan për të vënë në lëvizje fadromat që rrafshuan gjithçka. Kontrasti është brutal!

Në Itali, një vend me sistem të konsoliduar drejtësie, një vendim gjyqësor i formës së prerë nuk zbatohet për gati gjysmë shekulli edhe pse ishte mafia në mes! Para mafies vijnë qytetarët. Para disa ditësh bëra një status kur pashë çfarë ishte ndërtuar ngjitur me kishën. Me të drejtë e quahta talebanizëm kur pashë si ishte shkatërruar peizazhi natyror. Kam qenë me qindra herë aty dhe m’u duk kafshëri ai shkatërrim. Nuk ndodh askund në botë ajo marrëzi e ndërtimit të kapanoneve mbi lëndinën e një monumenti kulture dhe dëshmie historike që s’kanë asnjë lidhje me zonën dhe arkitekturën malore. Se çfarë ishte bërë në Theth dhe 100 ndërtimet pa leje që u prishën, as e kisha idenë.

As të premtimeve që kishte bërë “babazoti”! Më vjen keq për mundin dhe djersën e banorëve që sot shohin të rrënuar gjithçka. Në Shqipëri, një fjalë e kryeministrit mjafton për të rrafshuar 100 godina. Drejtësia “kryeministrore” e pamëshirshme dhe e shpejtë (edhe selektive po të doni, sepse nuk vepron njësoj me ndërtimet abuzive në Tiranë, Dhërmi apo Jalë), dhe drejtësia italiane e institucionalizuar, e megjithatë humane dhe e përmbajtur!

beti njuma thethi palermo

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës