Vrasje me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë, 56-vjeçari ekzekutohet me armë zjarri në makinë (EMRI+DETAJE)
Vrasja e 56-vjeçarit në Tiranë/ Autorët dyshohet se lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të automjeti...
Vrasja e 56-vjeçarit në Tiranë/ Autorët dyshohet se lëviznin me motor, qëlluan në drejtim të automjeti...
Dosja Xibraka/ Rama paralajmëron masa ligjore: Do dënoj Gazment Bardhin për kallëzim të rremë vendimit: Do dë...
Moti i keq në vend/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Pezullohet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari! Linja Durr&...
EMRI/ Vendosi tritol në derën e marketit në Theth, identifikohet autori 39-vjeçar, policia: U arrestua tre orë pas ng...
Tregon takimin me ministrin.
TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të riut shqiptar që erdhi pa zemër në atdhe ka treguar se ministri Ulsi Manja e ka bllokuar. Në një prononcim nga bulevardi ku mbajti sot një protestë, Majlinda Sula thotë se Manja e ka pritur në zyrë në ditë pushimi dhe i ka premtuar që do t'ia zgjidhë çështjen, por më pas i ka bërë bllok.
"Zoti ministër më takoi para një viti, më priti në ditë pushimi, nuk e di pse zgjodhi një ditë pushimi. Më premtoi dhe dola shumë e kënaqur që aty. Dukej shumë i kujdesshëm, më premtoi dhe sapo dola nga aty më bëri bllok. Fillova t'i shkruaja pas dy tre ditësh dhe më bllokoi. Kam ngelur duke protestuar në çdo derë prokurorie. Kam ngelur derë më derë, këtu në institucione trajtohesh si qen, duke nisur që nga punonjësi i thjeshtë tek dera, edhe ai të trajton si qen,"- thotë Sula.
Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!
Majlinda Sula TIRANË- Majlinda Sula nuk do të ndalet derisa të vendosë drejtësi për të vëllanë që ia soll...
Nevis Ibrahimi KORÇË- Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste një sasi lënde narkotike në burgun e Drenovë...
Majlinda Sula TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, të cilit i hoqën zemrën në një spital në Barcelonë ...
Majlinda Sula TIRANË- Majlinda Sula, dhjetëra familjarë e qytetarë kanë dalë sot në protestë për të k&eum...
Monza kokaine ITALI- Një 50- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme. Mediat vendase raportojnë ...
Gjermani GJERMANI- Mediat gjermane kanë zbardhur detaje nga krimi i rëndë i ndodhur në Gjermani, mesditën e të shtunës. ...
Gjermani GJERMANI- Një shqiptar, 47-vjeç ka qëlluar për vdekje ish-gruan e tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur ...
Evis Kushi TIRANË- Situata nga moti i keq në vend do të vijojë të lërë qindra nxënës pa proces mësimor. N...
Nevis Ibrahimi KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i efektivit që tentoi të fuste drogë në bur...
Nevis Ibrahimi KORÇË- Personi që shihni në foto është Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste drogë n...