LIVE UPDATES
Aktualitet

Moti i keq në vend, Peleshi: Këto janë qarqet ku do të ketë reshje intensive, Shkodranët janë paralajmëruar

Ai njoftoi se Bashkia Shkodër ka paralajmëruar banorët e zonave të rrezikuara nga përmbytjet që të marrin masa.

17 Janar 2023, 11:25 Nga a.l
Moti i keq në vend, Peleshi: Këto janë qarqet ku do të
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të martë ku ka folur mbi kushtet e këqija atomsferike që kanë pushtuar sërish vendin. Ai njofton se reshjet e shiut dhe moti i keq parashikohet të vijojnë deri në datën 21 janar. Sipas tij reshje intenisve shiu priten në qarqet Veriiore të vendit. Ai njoftoi se Bashkia Shkodër ka paralajmëruar banorët e zonave të rrezikuara nga përmbytjet që të marrin masa. Peleshi ka bërë thirrje ndaj Bashkisë që gjithashtu të monitorohen vazhdimisht lumenjtë e Bunës, Kirit dhe Drinit. 

DEKLARATA E PLOTË:

“Nisur nga përkeqësimi i motit në 24 orët e fundit, edhe në ditët në vijim presim reshje të shumta sidomos në pjesën veriore të vendit. Natyrisht kjo na përball edhe me rrezikun e emergjencave të natyrave të ndryshme pothuajse në të gjithë vendin. Ndaj e vlerësoj të nevojshme jo vetëm për institucionet, por edhe për qytetarët të bëjnë një informacion si dhe të bëj me dije publikun lidhur me parashikimet e Institutit të Gjeo-shkencave lidhur me prurjet në liqene, në përrenj, në lumenj, në përmbytjet e mundshme si dhe masat që duhet të marrin qytetarët, bashkitë, prefekturat edhe të gjithë institucionet e tjera të zinxhirit të sistemit të EC.
Ishte parashikuar, e kemi paralajmëruar në 24 orët e fundit, se në pjesën e lumit Drin ka mbizotëruar mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu. Për 24 orë ka rënë mesatarisht 65 mm në basenin e Komanit, Vaut të Dejës dhe, rreth 30 mm në basenin e Fierzës. Sasia me e madhe e reshjeve është regjistruar në Alpet e Shqipërisë, rreth 120 mm në Theth, Valbonë dhe rreth 100 mm në zonën e Pukës.

Reshjet e rëna deri tani janë përkthyer në këto vlera prurjesh: në Fierzë 450 m3/sek, në Koman 56 m3/sek dhe Vau Dejës rreth 130m3/sek. Deri tani në raportimet e 24 orëve të fundit nga qarqet nuk kemi situata problematike në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. Mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave në zonat urbane në këto qarqe, mund të shfaqen probleme përmbytjeje të lokalizuara në varësi të gjendjes se kanalizimeve, por dua të bëj këtu me dije se të gjitha shtabet e bashkive në drejtimin e institucionit të prefektit janë në gatishmëri. Janë marrë masa. Bashkitë kanë punuar në kohë për të parandaluar përmbytjet e mundshme me pastrimin e kanaleve dhe masa të tjera. Gjenerimi në kaskatë do të jete i përqendruar në regjim maksimal në HEC-in e Fierzës në hidrocentralin e Komanit, Vaut të Dejës. Bazuar nga informacioni i Institutit të Gjeoshkencave parashikimet e deritanishme të reshjeve për ditët në vazhdim 17, 18, 19, dhe 20 si dhe parashikimet hidrologjike për sot dhe ditët në vazhdim janë si me poshtë:
Për ditën e sotme priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, reshje intensive në qarqet Dibër dhe Lezhë, mesatare dhe lokalisht intensive në qarqet e tjera të vendit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të shoqërohen dhe me shtrëngata. Reshje mesatare dhe intensive priten pothuajse në të gjitha zonat e tjera të vendit.
Më të përqendruara siç e thamë dhe me intensitet me të lartë do të jene në veri të Shqipërisë. Prurjet në kaskatë të lumit Drin do të pësojnë rritje prej mëngjesit të ditës se sotme dhe do të vijojnë në rend rritës deri në datë 21 janar për shkak të reshjeve të shiut me intensitet të lartë. Piku orar i prurjeve pritet të arrijë deri në vlerat: për Fierzën 2500 m3/sek, në Koman 2200 m3/sek, Vau i Dejës 1100 m3/sek; piku i orareve të prurjeve në lumin Drin pritet të arrijë deri në 5800 m3/sek.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka sjellë në vëmendjen e bashkive nga dita e djeshme rritjen e gatishmërisë së strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim hidrovore, rezervuarë, infrastrukturë rrugore, furnizim me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukture tjetër, që është në funksion të menaxhimit të EC.
Bashkitë kanë bërë njoftimet për popullsinë e rrezikuar si dhe kanë rritur gatishmërinë operacionale të kapaciteteve të tyre, konkretisht:
Bashkia Shkodër, ritheksoj nevojën për marrjen e masave për paralajmërimin e popullsisë veçanërisht në zonat e rrethinave të Shkodrës, të marrë masa për monitorimin e lumenjve të Bunës, Kirit dhe Drinit kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes të argjinaturave të lumenjve si dhe të digave të ujëmbledhësve, kontrollin e funksionalitetit të hidrovoreve në zonën e Velipojës mbajtjen në gatishmëri të mjeteve të kontraktorëve të mirëmbajtjes së rrugëve.

Bashkia Lezhë të marrë masat për paralajmërimin e popullsisë veçanërisht në zonat e rrezikuara, monitorimin e lumit Drin, kontrollin e vazhdueshëm të argjinaturave digave ujëmbledhëse, kontrollin e funksionimit të hidrovoreve në zonën e Tales dhe Dorovicës mbajtjen në gatishmëri të mjeteve të kontraktorëve të mirëmbajtjeve të rrugëve, mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve logjistike dhe burimeve njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.
Bashkia Dibër duhet të marrë masa për paralajmërimin në kohë të popullsisë veçanërisht në zonat ku ka përrenj, të cilët pritet të rrisin prurje dhe të rrezikojnë bllokimin e rrugëve, apo banesat përreth, kontrollin e vazhdueshëm te argjinaturave dhe digave ujëmbledhëse, mbajtjen në gatishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve në bashkëpunim dhe me kontraktorët si dhe të gjitha kapacitetet e tjera logjistike të sistemit të emergjencave.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës janë marrë masa në drejtimin e institucionit të prefektit: është ndaluar dhënia e leje nisjeve gjatë datave 16, 17, 18 dhe 19 janar për të gjitha mjetet e vogla lundruese anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe gjithashtu janë njoftuar këto anije për marrjen e masave dhe sigurimin e tyre. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara dhe të marrin masa për sigurimin e tyre. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar në vendet e parkimeve të mjeteve dhe parandalimin e situatave gjatë datave 16, 17, 18 dhe 19 janar. Anijet e transportit detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht. Presim deri rreth datave 20 dhe 21 janar në të gjithë vendin, por veçanërisht në zonat që përmenda specifikisht, rritje të reshjeve në zonat mbi nivelin e detit.
Për shkak të uljes së temperaturave do të ketë edhe reshje bore ndaj të kemi parasysh se pranë çdo bashkie funksionon një shtab emergjencash. Institucioni i prefektit duhet të jetë akoma më tepër në bashkëpunim me të gjitha bashkitë dhe sidomos me të gjithë rrjetin e kryepleqve të fshatrave sepse së pari qytetarët duhet të jenë të informuar se ku priten rrëshqitje, ku priten emergjenca, ku priten përmbytje dhe t’i shmangin ato sa më shumë të jetë e mundur.

Natyrisht në këtë sezon të vështirë të disa ditëve me reshje, të gjithë sëbashku edhe në bashkëpunim, siç është bërë tani e konsoliduar, do të kemi prioritet jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre më pas, do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me publikun për çdo situatë dhe gjithashtu mirëpresim ndarjen e informacionit jo vetëm nga sistemi i institucioneve që funksionon më së miri por dhe nga qytetarët e thjeshtë që ndonjëherë mund të jenë decisive për të ndërhyrë në kohë dhe për të marrë masa, duke na lajmëruar sa më herët për ndonjë emergjencë lokale të shfaqur në territor.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete