Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.
DRENOVË- Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.
Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.
Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “Iphone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit së Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.
Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm. Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.
Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prkurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesnin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.
Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e Burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.
Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.
Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.
Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShoëBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë.
Pamje nga Thethi THETH- Aksioni i Inspektoriatit të Kontrollit të Ndërtimit në Theth ka vijuar dhe sot. Mësohet se forcat e r...
Foto ilustruese DURRËS- 44-vjeçari Ermal Dhampiraj u kap në flagrancë, në lagjen nr. 16 në Durrës pasi po...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë ...
Foto ilustruese TIRANA- Janë emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Mallakastër dhe Ku&cce...
Foto ilustruese GJERMANIA- Një 38-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia federale gjermane gjatë një kontrolli në nj&e...
Foto nga konferenca TIRANA- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka njoftuar sot masa që do të nd&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes SARANDA- Ervis Cukali është njëri prej 3 të arrestuarve mbrëmjen e shkuar në Sarandë gjat...
Foto nga vendi i ngjarjes SARANDA- Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali janë arrestuar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar ...
Foto nga vendi i ngjarjes SARANDA- Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Butrinti&rdquo...
Foto ilustruese TIRANA- Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 00:40, në autostradën “Tiran&e...