LIVE UPDATES
Aktualitet

Misteri për të zhdukurit në Sarandë, gazetarja: Dyshohet se Thodhori nxorri në pritë Krasniqin, e vranë dhe atë për të mos folur

Llabani shtoi se policia shkencore ka njolla gjaku, të cilat janë dërguar për ekspertizë dhe analiza e tyre do të tregojë nëse janë të dy të zhdukurve apo të ndonjë tjetri që është përfshirë në të njëjtën ngjarje.

8 Maj 2023, 16:40 Nga F.M
Misteri për të zhdukurit në Sarandë, gazetarja: Dyshohet se
Anduena Llabani

TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar detaje nga zhdukja e dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori alias Koçolja dhe Fatmir Sulovari (Krasniqi). E ftuar në MCNTV, Llabani tha se ka dyshime që Leonard Thodhori e ka nxjerrë në pritë mikun e tij Fatmir Sulovari, por është ekzekutuar gjithashtu në mënyrë që të mos e tregonte ngjarjen. Llabani shtoi se policia shkencore ka njolla gjaku, të cilat janë dërguar për ekspertizë dhe analiza e tyre do të tregojë nëse janë të dy të zhdukurve apo të ndonjë tjetri që është përfshirë në të njëjtën ngjarje.

Deklarata e gazetares:

Ka të reja nga kjo dosje. Më në fund policia shkencore dhe laboratori i kriminalistikës ka në duar dy njolla gjaku që janë gjetur edhe nga veprimet te automjetet që janë sekuestruar. Deri tani janë sekuestruar 8 mjete që dyshohet të jenë përfshirë në një ngjarje të tillë, mes tyre edhe një mjet blind. Njollat e gjakut pretendohet se u përkasin viktimave ose të zhdukurve. Por vetëm pas analizës që pritet të përftohet nga laboratori i kriminalistikës do të kuptojmë nëse kemi të bëjmë me dy persona të vrarë. Njollat dyshohet të jenë të dy viktimave. Policia e Sarandës ka ngritur disa pista hetimi, që lidhen edhe me një ekzekutim të Aleksandër Sadikajt një vit më parë në qershor, që vetëdeklarohej si ‘sheiku’ i vendit. Ka pasur disa prona ky personazh, në Memaliaj të Tepelenës. Është një person me të shkuar kriminale. Pretendohet që kemi të bëjmë me retroskeptivë të ngjarjes dhe lidhje të pistave.

Një pjesë e mirë e hetimeve janë bërë nga familjarët, nga shokët e viktimës, për të shkuar të zbardhja e ngjarjes dhe gjetja e trupave. Pretendohet se sekuestrimi i 8 automjeteve është bërë falë punës së tyre individuale dhe policia ka bërë hapa pas duke ndjekur veprimtarinë e familjarëve që kanë ditur edhe intenerarin e lëvizjes. Për Leonard Theodhorin ka një version deri tani që aludohet se ai ka qenë personi që e ka nxjerrë në pritë. Kanë qenë shokë, por ka shumë dyshime, të paktën nga familjarët e Fatmirit që Leonardi e ka nxjerr në pritë Fatmirin dhe pastaj është ekzekutuar pasi kanë pasur frikë se mund të flasë. Është një nga pistat që po hetohet.

Policia edhe për shkak të metodave speciale të hetimit, është detyruar që të lejojë të lirë veprimin e personave duke mbajtur të vëzhguar, përgjuar dhe survejuar shumë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Pas shkuarjes së familjarëve aty, SPAK është vënë në lëvizje. Ka pasur një presion të jashtëzakonshëm për zbulimin e ngjarjes dhe gjetjen e trupave. Në këtë çështje flitet për larje hesapesh, apo grupe kriminale.

Kam komunikuar me të tre palët në proces, familjarë, miq të viktimës, punonjës policie, që më konfirmuan faktin që tashmë kanë në dorë një provë të rëndësishme, që verifikon nëse kemi me të vrarë, apo të zhdukur, sepse ata pretendojnë që mund të jenë hedhur edhe trupat në det. A do të dalin këto gjurmë gjaku të viktimave, kjo pastaj do jetë një zbulim për policinë. Ka pasur vendosje të personave në përgjim për javë të tëra. Ka pasur shumë marrje në pyetje të personave të dyshuar. Nuk mund të themi plotësisht që policia s’ka vepruar.

Një person i arrestuar flitet se filluar të bashkëpunojë me Prokurorinë. Flitet për shoferin e një Benz-i të sekuestruar, ku në videon e fundit ku është parë një nga viktimat, Fatmir Sulollari, ai shikohet me dorën jashtë në Benz, di shumë për ngjarjen. Thuhet nga SPAK se personazhi ka pranuar të flasë për Prokurorinë, për të bashkëpunuar. Kanë qenë të armatosur, do lëvizje e kanë pasur të kontrolluar. Familjarët dhe shokët kanë punuar në grup, edhe me drone. 8 automjetet mendohet se kanë shërbyer për autorët për të bërë eliminimin dhe zhdukjen e trupave. Viktima ka pasur një konflikt për pronën e tij, një disko, një pronë e madhe që gjendet në Ksamil, në Sarandë. Ajo është në rreth të kuq të hetimit. Pasi flitet që persona të caktuar kanë dashur t’i rrëmbejnë pronën. Viktima dhe autorët kanë qenë në ndërmjetësime, në bashkëpunim me persona të tjerë, qoftë zyrtarë të Sarandës, për të pasur nën kontroll çdo tjetërsim të pronës për të cilën viktima kishte investuar prej vitesh. Në Shqipëri kanë ardhur njerëz që s’vinin për shkak të problemeve ligjore me ligjin. Prezenca e personave me kontingjent penal në vend e bën edhe më të rrezikshme situatën. Sot prona që është nën hetim mbetet pa një pronar.

Ç’dihet deri më tani për të zhdukurit?

Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë.  Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË" X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

leonard thodhori anduena llabani fatmir sulovari fatmir kraniqi

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete