17 Korrik 2026, 20:22
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Komisioni Europian në raportin e publikuar për vitin 2026 është shprehur se Inspektori i Lartë i Drejtësisë vazhdon të jetë funksional, por përballet vazhdimisht me një numër të lartë vendesh vakante për magjistratë-inspektorë.
Raporti vëren se në vitin 2025, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) regjistroi 1792 çështje të reja dhe trajtoi 1635 çështje. Aktualisht vetëm 10 nga 20 inspektorë janë në detyrë.
Evidentohet se janë miratuar ndryshime ligjore që ulin kërkesën për vjetërsi në detyrë për inspektorët-magjistratë (nga 13 në 10 vjet). Megjithatë, ende nuk është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të inspektorëve, si rezultat i zbatimit të këtyre ndryshimeve dhe i miratimit të masave të mëtejshme.
Thuhet gjithashtu se gjatë vitit 2025, ILD nisi kërkesa për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj tetë magjistratëve, tre gjyqtarë dhe pesë prokurorë, si dhe përfundoi shtatë inspektime tematike.
Në fund, raporti thekson se Inspektori i Lartë i Drejtësisë miratoi një metodologji të re për kontrollin e pasurisë dhe të figurës, si edhe zhvilloi trajnime përkatëse, me synimin për të integruar më tej standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar vetting-ut në procedurat e tij të rregullta.
Pjesë nga raporti
Inspektori i Lartë i Drejtësisë vazhdon të jetë funksional, por përballet vazhdimisht me një numër të lartë vendesh vakante për magjistratë-inspektorë. Në vitin 2025, Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) regjistroi 1792 çështje të reja dhe trajtoi 1635 çështje. Aktualisht vetëm 10 nga 20 inspektorë janë në detyrë.
Janë miratuar ndryshime ligjore që ulin kërkesën për vjetërsi në detyrë për inspektorët-magjistratë (nga 13 në 10 vjet). Megjithatë, ende nuk është vërejtur një rritje e ndjeshme e numrit të inspektorëve, si rezultat i zbatimit të këtyre ndryshimeve dhe i miratimit të masave të mëtejshme.
Gjatë vitit 2025, ILD nisi kërkesa për fillimin e procedimeve disiplinore ndaj tetë magjistratëve, tre gjyqtarë dhe pesë prokurorë, si dhe përfundoi shtatë inspektime tematike. Për më tepër, Inspektori i Lartë i Drejtësisë miratoi një metodologji të re për kontrollin e pasurisë dhe të figurës, si edhe zhvilloi trajnime përkatëse, me synimin për të integruar më tej standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar (vetting-ut) në procedurat e tij të rregullta./Dosja.al
raporti ke ild
Aktualitet
17 Korrik 2026, 20:14
E.d
Pamje
TIRANË- Një qytetar i cili foli në podiumin e vendosur para Kryeministris tha se nuk është koha për të shkuar n&eu...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 20:12
E.d
Pamje
TIRANË- Një i ri i cili ka folur në protestën e ditës së sotme është shprehur se vendi do ngelet pa uj&e...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 20:06
E.d
Pamje
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët duan një qeveri tranziore, e cila do të çoj&eum...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 18:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Raporti i Komisioni Europian për vitin 2026 shpreh shqetësime për pavarësinë e autoritetit rregullator...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 19:25
E.d
Pamje
TIRANË- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 18:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kompania e kateringut SORI-AL ka reaguar pas vendimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) p&eum...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 18:14
E.d
Foto ilustruse
Ligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” pritet t’i japë Guvernatorit dhe Zëvendësguvernato...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 18:08
E.d
Pamje
MILOF- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në zonën e Mifolit, ku flakët kanë përfshi...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 15:40
E.d
Pamje
KOLONJË- Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë po përballen me një problem i cili rrezikon të dëmtojë pro...
Aktualitet
17 Korrik 2026, 15:17
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 43-vjeçari , pasi gjatë një konflikti për mot...