LIVE UPDATES
Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Presim të kemi kontrollin e sigurisë në Gaza pas luftës

Ai e krahasoi idenë e tij për të ardhmen e Gazës me gjendjen në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku forcat izraelite kryejnë sulme të vazhdueshme që sipas tyre, synojnë shkatërrimin e aktivitetit terrorist.

17 Dhjetor 2024, 18:37 Nga M.B
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Presim të kemi kontrollin e sigurisë
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz tha të martën se Izraeli do të ketë kontrollin e sigurisë në Gazë, pasi të ketë përfunduar lufta me militanët e Hamasit.

“Pas eleminimit të ushtrisë së Hamasit dhe kapaciteteve qeverisëse në Gazë, Izraeli do të merrte kontrollin e sigurisë në Gazë, në liri të plotë veprimi”, shkroi në rrjeti X ministrit Katz.

Ai e krahasoi idenë e tij për të ardhmen e Gazës me gjendjen në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku forcat izraelite kryejnë sulme të vazhdueshme që sipas tyre, synojnë shkatërrimin e aktivitetit terrorist. Izraeli ka deklaruar si qëllime të tij të luftës: shkatërrimin e ushtrisë së Hamasit dhe sigurinë se militantët e grupit nuk do të mund ta godasin Izraelin, siç ndodhi në sulmin e Hamasit në tetor 2023, ku sipas autoriteteve izraelite vdiqën 1200 njerëz.

Kontrolli i Gazës nga Izraeli do të binte ndesh me idenë që kanë për Gazën e pasluftës, Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe vende e organizma të tjerë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha në tetor se lufta në Gazë duhet të përfundojë "në mënyrë të tillë që të garantohet se Hamasi do të largohet dhe Izraeli nuk do të qëndrojë".

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha në shtator se OKB-ja parashikon që Autoriteti Palestinez, i cili qeveris një pjesë të Bregut Perëndimor, të ushtrojë sovranitetin e tij në Rripin e Gazës. Autoritetet shëndetësore në Gazë njoftuan të martën se të paktën 10 vetë ishin vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në qytetin e Gazës, ndërsa ushtria izraelite njoftoi vdekjen e dy ushtarëve të saj gjatë operacioneve në jug të Gazës.

Veç atyre që u vranë në sulmin e Hamasit në Izrael, militantët morën peng rreth 100 persona. Besohet se së paku një e treta e tyre ka vdekur. Gjatë ditëve të fundit zyrtarët izraelitë janë shprehur optimist për një përparim të mundshëm në bisedimet e ngecura prej kohësh për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe lirimin e pengjeve, që mbahen akoma nga militantët.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, kundërofensiva e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 45,000 njerëz. Në bilac, ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, por më parë ka deklaruar se më shumë se gjysma e të vrarëve kanë qenë gra dhe fëmijë. Hamasi është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe të tjerë./ VOA

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!