Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Çmimi i qershive shkon 20 lekë/ Protestë në Dvoran, banorët: I kemi lënë frutat në pemë
Mbyllja e kufijve sipas banorëve ka ndikuar në treg, nuk ka treg për shitjen e qershisë. Mijëra rrënjë qershie kanë ngelur pa u vjelë.
15 Qershor 2022, 10:40Nga A.B
Banoret e Korces ne proteste
KORÇË- Ditën e sotme, banorët e Dvoranit në Korçë dolën në protestë për shkak të rritjes së çmimit të qershive. Sipas tyre, çmimi ka arritur në 200 lek të vjetra, ndërsa më parë ka qenë 1200 lek të vjetra.
Mbyllja e kufijve sipas banorëve ka ndikuar në treg, nuk ka treg për shitjen e qershisë. Mijëra rrënjë qershie kanë ngelur pa u vjelë.
'Duam të hamë, s'po marrim kokërr leku. Cfarë të bëjmë, hajdeni shikojeni, kemi fëmijë për të rritur. Nuk po vijnë për të blerë, s'ka treg'- tha një nga qytetarët.
'Njerëzit kanë ikur në emigracion, njerëz s'ka, ne na ikte qershia jashtë, sot është turp të zësh çmimin. Tëra atje në pemë, janë cfarë të vjelësh, s'të bënë duart.'- tha një tjetër për Faxnews.
Apeli i tyre shkon drejt qeverisë, duke kërkuar subvencionime për imputet bujqësore, apo edhe për naftën, duke i lënë këta të fundit në mëshirë të fatit.