11 Nëntor 2022, 20:31
Nga k.m.
Foto ilustruese
Për shkak të ankesës së një nxënësi dhe prindërve të tij në shkollën e mesme "Partizani" për sjellje jo etike të mësueses së fizikës, ndaj saj që në vitin 2018 nisi një hetim i pavarur me një grup pune nga drejtoria rajonale arsimore dhe avokati i popullit, që nxori në pah edhe incidente të tjera të raportuara nga nxënës për ushtrim presioni në olimpiada.
Në dokumentin që Top Channel disponon rezulton se ka pasur një sërë ankesash nga prindër për mësuesen e fizikës që kanë bërë që ajo të marrë masë disiplinore për “paralajmërim për largim nga puna”, por edhe pse Ministria e Arsimit është ndodhur përballë kësaj situate ka vendosur për shpërnguljen e mësueses në një institucion arsimor tjetër, po në kryeqytet duke sjell zvarritjen e problemit.
Por historia përsëritet edhe në shkollën ku është transferuar mësuesja e fizikës, këtu në gjimnazin Çajupi.
Ndaj nxënësit kanë bojkotuar mësimin pasi ankesat e përsëritura ndaj saj nuk kanë marr një përgjigje. Ministria e Arsimit duket se ka zgjedhur të mos e zgjidh problemin, por ta zhvendos atë nga një institucion në tjetrin.
“Nuk futemi në mësim sepse ora me të është stresuese dhe jemi shumë të shqetësuar. Jemi të dhunuar psikologjikisht. Që në ditën e parë të shkollës unë kam pasur një konflikt me të dhe ajo më ka ofenduar në sy të gjithë klasës dhe ke frikë të flasësh gjatë orës së mësimit sepse të bullizon. Asnjë nuk ka marr masa e kanë lënë pas dore. Ne nuk do futemi në mësim deri sa të zgjidhet”, thanë nxënësit.
Peticionet e prindërve drejtuar drejtorisë së shkollës nuk janë marr në konsideratë.
Top Channel kërkoi një reagim prej tyre, por nuk pranuan të prononcohen, ndërsa dikush nga stafi pedagogjik i prezantuar si mësuesi i fiskulturës, jashtë shkollës me dhunë kërkoi që të largohemi./TopChannel
ministria e arsimit shkolla partizani
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 20:29
k.m.
Foto ilustruese
Jo vetëm para droge, por në Shqipëri dyshohet edhe pastrimi i parave nëpërmjet të ardhurat të jash...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 20:29
A.B
Porti i Durresit
Një grup prej 37 deputetëve të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare i kërkuan Gjykatës Ku...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 20:26
A.B
Telefon
Ekspertë të organizatave joqeveritare në Shqipëri po shprehin shqetësimin mbi gjuhën e urrejtjes që po shfaqet, ...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 20:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije detaje lidhur me situatën e Covid-19 në 24 orë...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 20:10
A.B
Kryeministria
TIRANË- Një ditë përpara protestës së thirrur nga Partia Demokratike, kryeministria ka nisur marrjen e masave p...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 19:41
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e nesërme është paralajmëruar se do të mbahet protestë në bulevardin “D&eu...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 19:49
d.a.
Rismir Hoxha
GJERMANI- Një 27-vjeçar shqiptar, i cilësuar si "bosi" i drogës në Neumunster të Gjermanisë, &e...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 18:56
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacione në lidhje me grabitjen e ndodhur në Divjakë, duke ...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 18:47
k.m.
Pamje nga Greqia
GREQI- Tre të pandehurit të akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 31-vjeçarit shqiptar, Eni Dollani në plazhin Ka...
Aktualitet
11 Nëntor 2022, 18:15
A.B
Plantacion kanabisi
SPANJË- Një shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi është kapur duke u kujdesur për nj&eu...