LIVE UPDATES
Aktualitet

Megaoperacioni në Spanjë, shkatërrohet banda kriminale me shqiptarë dhe italianë. 20 të arrestuar, 'mbuloheshin' me identitete falso

Duke qenë se drejtuesit italianë të rrjetit kriminal ishin subjekt i urdhrave evropianë të arrestit, ata përdorën dokumente të falsifikuara për të mbajtur të fshehtë identitetin e tyre. Duke banuar midis Seviljes dhe Malagës, ata u përpoqën të shmangnin zbulimin duke marrë masa të ndryshme sigurie dhe duke ndryshuar shpesh adresat e tyre.

23 Shkurt 2023, 17:31 Nga k.m.
Megaoperacioni në Spanjë, shkatërrohet banda kriminale me
Pamje nga aksioni

SPANJË- Një hetim i përbashkët i mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e 20 të dyshuarve për pastrim parash dhe trafikant droge. Operacioni u drejtua nga 'Guardia Civil' solli sekuestrimin e më shumë se 5.5 milionë euro asete kriminale dhe mbi 2 ton drogë. Me qendër në jug të Spanjës, rrjeti kriminal përbëhej nga shtetas shqiptarë, italianë, spanjollë dhe marokenë dhe drejtohej nga shtetas italianë që shmangnin kapjen duke përdorur dokumente të falsifikuara identiteti.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 6 shtëpi në Sevilje të Spanjës, ndërsa janë sekuestruar 2 ora luksoze dhe 16 545 euro cash. Po ashtu u sekuestruan 2500 kilogramë hashash dhe 45.6 kilogramë marijuanë dhe infrastruktura kriminale që përfshinin kamionë, një varkë, mjete për kultivimin e marijuanës dhe prodhimin e hashashit dhe 34 telefona celularë.

Duke qenë se drejtuesit italianë të rrjetit kriminal ishin subjekt i urdhrave evropianë të arrestit, ata përdorën dokumente të falsifikuara për të mbajtur të fshehtë identitetin e tyre. Duke banuar midis Seviljes dhe Malagës, ata u përpoqën të shmangnin zbulimin duke marrë masa të ndryshme sigurie dhe duke ndryshuar shpesh adresat e tyre.

Sipas Europol, rrjeti kriminal përdori një sërë metodash të pastrimit të parave për të errësuar të ardhurat e tyre nga trafiku i drogës. Këto përfshinin kanalizimin e parave - përmes llogarive bankare të biznesit duke përdorur fatura false, kredi ose borxhe të tjera - midis një rrjeti kompanish të përfshira në transportin e drogës. Metoda të tjera të përdorura ishin investimet në pasuri të paluajtshme luksoze, qira, mallra dhe automjete luksoze, si dhe pagesa me para në dorë.

Hetimet për këtë rast nisën në tetor të vitit 2021, kur një ngarkesë hashashi u gjet e fshehur në një kamion që transportonte paleta me qepë. Forcat e rendit arrestuan dy drejtuesit e mjeteve dhe sekuestruan 468 kilogramë hashash. Kjo u pasua nga një tjetër sekuestrim të 194 kilogramëve hashash në maj të vitit 2022. Në të njëjtin muaj një varkë e marrë me qira nga organizata kriminale u kap nga forcat e rendit në det të hapur, duke rezultuar në arrestimin e tre personave në bord, që solli dhe sekuestrimin e 1800 kilogramëve kanabis.

Përgjimi i kësaj dërgese të madhe nga Maroku tregon se është bërë gjithnjë e më e vështirë për kriminelët që të importojnë drogë përmes detit. Për të anashkaluar këtë çështje, organizata kishte ndërtuar një laborator për prodhimin e hashashit dhe kishte ngritur një plantacion të madh marijuhane në Spanjën jugore.

europol


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet