20 Maj 2022, 19:51
Nga DOSJA
Të përmendurit në Dosje
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit pas rrëfimit të të penduarit Nuredin Dumani. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se AMP do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.
Njoftimi zyrtar:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022, përmes të cilit u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.
Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090.
E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është zbardhur nga Dosja.al. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur dje 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, por 14 u arratisën. Pikërisht këtu nisën dyshimet për dekonspirim.
(f.m/dosja.al)
Aktualitet
20 Maj 2022, 18:32
Policia italiane
ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, për prodhim dhe mbajtje të sasive...
Aktualitet
20 Maj 2022, 18:37
Aksidenti në Maminas
DURRËS- Gjashtë makina janë përfshirë në një aksident masiv duke sjellë disa të pla...
Aktualitet
20 Maj 2022, 18:21
Policia italiane
ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar u dënua me shtatë vjet burg për akuzën e vrasjes së një kolegu t&e...
Aktualitet
20 Maj 2022, 18:00
Covid
TIRANË- 28 persona janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka b&eum...
Aktualitet
20 Maj 2022, 17:43
Pamje nga aksidenti
ITALI- Një grua 43-vjeçare, me origjinë shqiptare, por banuese në Pozzallo, humbi jetën dhe bashkëshort...
Aktualitet
20 Maj 2022, 17:33
Eldi Çala, Klement Çala dhe Viktor Ymeri
TIRANË- Tre të burgosur janë mbyllur në regjimin e posaçmë për ...
Aktualitet
20 Maj 2022, 16:29
Idriz Daulle
TIRANË- Finalja e Conference League më 25 maj në ‘Air Albania’ ku Roma luan përballë Feyenoord, pos r&eum...
Aktualitet
20 Maj 2022, 16:19
Arma e sekuestruar
ITALI-Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Terni të Italisë nga karabinierët për arm...
Aktualitet
20 Maj 2022, 16:02
Arben Kraja
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja ësh...
Aktualitet
20 Maj 2022, 14:44
Foto ilustruese
KRUJË- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Krujë, ditën e sotme dhe si pasojë ...