28 Maj 2023, 10:13
Nga A.B
Laert Haxhiu
TIRANË- Pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, 40 ditë, autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e Laert Haxhiut. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dorëzuar dosjen ndaj e të shumëkërkuarit, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Tashmë, zyra e përkthimit në Ministrinë e Drejtësisë, do përkthejë të gjitha aktet hetimore të SPAK, në greqisht e më pas dosja do i delegohet homologëve grekë, për shqyrtim. Gjatë kësaj periudhe ndaj tij do zhvillohet edhe një seancë tjetër, ku togat e zeza të Janinës do shqyrtojnë aktet e mbërritura nga Shqipëria e më pas do vendosin nëse do pranohet apo jo kërkesa për ekstradimin e tij.
Laert Haxhiu, një nga 5 personat më të kërkuar në Shqipëri, i dënuar për vrasjen e dyfishtë të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në Lushnjë, refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri. Përmes avokatëve të tij shqiptar Detar Hysi, Laert Haxhiu ka pretenduar përpara gjykatës së Janinës se transferimi i tij në Shqipëri, do i rrezikonte jetën, jo vetëm sepse pretenton se po "përndiqet" nga shteti shqiptar, por edhe pse nga ka frikë nga hasmëria që ka të hapur me anëtarët e bandës së famëkeqit, Aldo Bare (Alfred Shkurti, kreu i bandës së Lushnjes).
Gjykata e Janinës la 40 ditë në burg Laert Haxhiun, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku e pret përballja me drejtësinë për akuzat e vrasjes dhe grupit të strukturuar kriminal. Laert Haxhiu është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 18 vjet burgim për një ngjarje të regjistruar në 2016 dhe është në gjykim, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu. Në të dyja ngjarjet, hetimi tregoi se objektiv ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe shkak dyshohet se janë bërë përplasjet e vjetra të Bandës së Lushnjës./Dosja.al
laert haxhiu
Aktualitet
28 Maj 2023, 09:47
A.B
Skafi
VLORË- Policia kufitare ka bllokuar një mjet lundrues skaf, në plazhin e Ksamilit. Pronari i mjetit është ndëshkua...
Aktualitet
28 Maj 2023, 08:52
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë maratonën q&...
Aktualitet
28 Maj 2023, 08:25
A.B
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Home Office ka nisur një fushatë reklamuese që synon pengimin e shqiptarëve për të emigruar ...
Aktualitet
28 Maj 2023, 07:54
A.B
Eventi
TIRANË- Pas dy eventeve të mëparshme shumë të suksesshme, ‘Tiranathlon’ rikthehet sot për të tre...
Aktualitet
28 Maj 2023, 07:29
A.B
Reshje shiu
TIRANË- Dita e sotme pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet t&...
Aktualitet
28 Maj 2023, 07:15
A.B
Kevin Murataj
ITALI- Kevin Murataj, 19-vjeçari shqiptar humbi jetën në Lignano Sabbiadoro, Udine rreth orës 23:30 të së...
Aktualitet
28 Maj 2023, 07:14
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet. Në rrugën “Misto Mame...
Aktualitet
27 Maj 2023, 22:39
I.A
Policia zviceriane
ZVICËR- Një shqiptare 37-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vev...
Aktualitet
27 Maj 2023, 22:32
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Një vatër zjarri ka rënë në zonën e grumbullimit të plehrave në Vlorë. Mësohe...
Aktualitet
27 Maj 2023, 22:17
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një shqiptar është arrestuar së bashku me partneren e tij në Itali, pasi akuzohen për prostitucio...