LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më jep kamerën, merre Policinë po deshe”, përgjegjësi i punimeve te Parku i Liqenit për koncertin e Noizyt i bën presion grupit të "Piranjave", kompanitë aty nuk kanë licensë

Një javë më parë, më datë 23 maj, emisioni “Piranjat” transmetoi me zë dhe figurë, me fakte dhe dëshmi, se si Parku i Liqenit të Tiranës po nis të shpyllëzohet.

30 Maj 2025, 20:55 Nga DOSJA
“Më jep kamerën, merre Policinë po deshe”,
foto ilustruese

TIRANË- “Ma jep kamerën të shoh xhirimet, ma jep kamerën këtu! Merre Policinë po deshe“. Me këto fjalë iu drejtua grupit të xhirimit të “Piranjave“ një i panjohur që u prezantua si përgjegjësi i punimeve në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, aty ku po përgatitet terreni për koncertin e 2 DJ të huaj, event i organizuar nga reperi Noizy dhe Bashkia e Tiranës.

Një javë më parë, më datë 23 maj, emisioni “Piranjat” transmetoi me zë dhe figurë, me fakte dhe dëshmi, se si Parku i Liqenit të Tiranës po nis të shpyllëzohet. Konkretisht bëhet fjalë për rreth 43.000 m2 që janë dhënë me leje subjektit Rigels Rajku, për “shfrytëzim të hapësirës publike”, firmosur më datë 30 prill 2025 nga znj.Jonida Halili, Sekretare e Përgjithshme (e deleguar) pranë Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit, në Bashkinë e Tiranës. Kjo e fundit është bashkë-organizatore e eventit të 2 DJ të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike.

Por përse duhet dhënë leje, plot 43.000 m2 në Parkun e Liqenit të Tiranës, të priten bimët e pemët, kur Tirana ka 2 sheshe me hapësira të konsiderueshme për të bërë evente të tilla?

Tashmë është e qartë, reperi Noizy ishte një element i rëndësishëm i fushatës së Partisë Socialiste në fushaten e zgjedhjeve te 11 majit. Mirëpo ai nuk është thjesht një figurë publike i angazhuar në Politikë me artin e tij, por një artist me lidhje të ngushta me kryetarin e Partisë në pushtet, madje duke i dhuruar shqiptarëve këngën që shoqëroi rrugëtimin njëmujor të kësaj force, deri në ditën e zgjedhjeve. Teksa ishte në podium me kryeministrin në mbyllje të fushatës në Dibër, Noizy luajti rolin e një djali fshati që i digjet zemra për vendlindjen e paraardhësve, ndërsa Rama mori rolin e babagjyshit që i plotëson dëshirat pa një pa dy, pa një plan, pa një projekt, pa një konsultë me drejtuesit e pushtetit vendor të cilët e dinë më mirë se askush ku duhet investuar.

“E kam dhe një kërkesë. Babai im ka lindur në një fshat aty, Lubalesh. Nga Ura e Shupenzës është vetëm 2 km pa shtruar o burri i dheut, ma shtroni dhe atë rrugë të shkoj të shoh gjyshin se e kam atje në Lubanesh“, tha Noizy.

Dhe sigurisht që z.Rama nuk mund të thoshte “jo“, pasi e gjitha ishte pjesë e një teatri mediatik me skenar të parashkruar. Pasi shtrimi i 2 km rrugë në fshatin Lubalesh nuk ishte shpërblim për Noizyn, por një skenar i propagandës elektorale. “Hallet“ e reperit në fakt janë të tjera. Disa ditë para mbylljes së fushatës elektorale, reperit të njohur i ishte bërë një qokë në shkelje të ligjit dhe në dëm të ambientit. Puna te Parku i Liqenit nisi më 15 maj, si fillim duke gërryer tokën, shkulur barin e pemët, më pas vendi u mbush me çakull e granit për të bërë sheshimin e hapësirës. Kjo hapësirë ka qenë tërësisht e pyllëzuar nëse bëjmë një vëzhgim të thjeshtë në google earth në përditësimin e datës 9 prill 2022, por në përditësimin e datës 21 tetor 2022, dy muaj pas koncertit “Sunny Hill“ të Dua Lipës, vihet re se zona e ka humbur ngjyrën e gjelbërt. Në përditësimin e datës 7 tetor 2023 dhe në prill 2024, vihet re një ndryshim i vogël në kthimin e zonës në situatë fillestare, ndërsa sot, jemi në kushtet kur edhe ato pemë të mbjella pas koncertit të Dua Lipës me taskat e qytetarëve të Tiranës, janë shkulur për t’i lënë vend çakullit dhe zhavorrit, eskavatorëve, kamionëve, rrulave, me të cilët po bëhet gati terreni për montimin e skelave, njëkohësisht duke e gërryer zonën anës saj, pa marrë parasysh dëmtimin e florës dhe faunës.

“Nuk duhet të ndodhte kjo gjë, të prishej kjo hapësirë. Ky park duhej të ruhej në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme të kthehet në gjendjen fillestare. Unë shoh që ky shtrim që është bërë këtu është me qëllim afatgjatë ndoshta për ta kthyer këtë territor në një territor të pjesës urbane dhe të përjashtohet nga pjesa e Parkut të Liqenit. Ndoshta dikush ka menduar diçka, ndonjë investitor strategjik të bëjë diçka këtu“, u shpreh ambientalisti Lavdosh Ferruni.

Biletat për koncertin e organizuar nga Noizy dhe Bashkia e Tiranës kapin vlerën minimale 176$ ndërsa zona VIP kërkon plot 400$ për person. Nëse llogarisim një pjesëmarrje mesatare prej 7000 personash, dhe një vlerë bilete mesatarisht 300$, pa llogaritur shpenzimet e pijeve dhe ushqimit që do të konsumohen gjatë festës që do të zgjasë 10 orë, organizatorët përfitojnë plot 2 milionë $. Me gjithë këto fitime të pritshme, a do të jetë vetë subjekti “Rigels Rajku” ai që do të mbulojë shpenzimet e punimeve që nuk ndalen asnjë ditë, dhe kush do të angazhohet financiarisht për rikthimin e parkut në gjendjen fillestare? Për këtë “Piranjat“ u interesuan me një shkresë zyrtare pranë Bashkisë së Tiranës, duke shtuar gjithashtu shqetësimin e qytetarëve ambientalistëve dhe disa përfaqësuesve të opozitës, të cilët hodhën dyshime se terreni po parapërgatitet për diçka më madhore se sa një koncert muzikor. Përgjigjet zyrtare u vonuan, ndaj gazetari Freard Rista u përball 2 herë në terren me znj.Halili, por ajo u largua pa dhënë asnjë shpjegim, madje rojet e Bashkisë ushtruan dhunë ndaj grupit të xhirimit.

Meqënëse “Piranjat“ nuk morën përgjigje për 2 shkresat e para zyrtare dhe as përgjigje nga 2 takime në hyrje të Bashkisë me znj.Halili, u dërgua një shkresë të tretë, ku u vendos theksi te firmat e kontraktuara për përgatitjen e këtij eventi; cilat janë ato, kush i ka kontraktuar, Bashkia apo vetë Noizy; a kanë licensa aktive pranë QKB? Por nuk u dha asnje pergjigje. Ndaj u zhvillua një takim i tretë me znj.Halili, firmëtaren e lejes për shkatërrimin e 43 mijë m2 në Parkun e Liqenit, e cila premtoi se do jepej përgjigje zyrtare brenda afatit. Një përgjigje e cunguar mbërriti pranë redaksisë së emisionit “Piranjat”, ku thuhej se subjekti Rigels Rajku ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për përgjegjësinë civile dhe penale që do të mbajë në rast të dëmtimit të Parkut, si dhe garantimin e rikthimit të territorit në situatën fillestare, por ky dokument nuk u vendos në dispozicion të emisionit investigues./Piranjat.al

koncerti i noizyt

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës