LIVE UPDATES
Aktualitet

Me fëmijë të sëmurë dhe pa përkrahje, drama sociale e një nëne nga Durrësi

Në 2016 ajo vendosi të divorcohej, por nga kjo martesë erdhi në jetë një djalë.

7 Qershor 2024, 21:46 Nga M.B
Me fëmijë të sëmurë dhe pa përkrahje, drama
Valbona

DURRËS- Valbona, është një nënë nga Durrësi, e cila rrit e vetme tre fëmijët e saj. Jeta për të nuk ka qenë e lehtë dhe sfidat e para nisën kur ajo u martua në moshën 20-vjeçare me një person që nuk e njihte fare.

"Në 2011, jo u martova, u varrosa. Ishin bërë muhabetet në tavolinë. Unë isha thjesht një kukull. Më kishte parë nga larg, unë s’dija asgjë. Më thanë që do e takosh. Në takimin e dytë ne dolëm për kafe dhe thanë i martuam tani. Kaluan ditët pa kuptuar. Ai më merrte te puna me makinë dhe më çoi në shtëpi", tregoi Valbona.

Në 2016 ajo vendosi të divorcohej, por nga kjo martesë erdhi në jetë një djalë. Mirëpo vogëlushi kishte një sëmundje, të cilën Valbona e mësoi kur ai ishe 5-vjeç. Djali sot është 12-vjeç, por ai nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë dhe Valbona është detyruar ta mbajë të izoluar në shtëpi.

"E kam çuar tek shkolla speciale, sa e çoja, më thoshin jo s'rri, hajde merre. E çoja vetë, e merrja vetë. Ai tani nuk ecën. Ecën, por ndalon i dhëmbin këmbët, s'mund ta çoj vetë. Kërkova fugon mu refuzua, se nuk mund të marrim çdo fëmijë me probleme te shtëpia, pavarësisht se rruga me asfalt është te dera. Në shoqata private je interesuar? Normal, por ka kosto shumë të madhe nuk e përballoj dot. Ku t’ja bëj unë terapinë 10-15 mijë lekë ora", tha Valbona.

Më vonë ajo krijoi një marrëdhënie të dytë dhe nga kjo bashkëjetesë erdhën në jetë dy fëmijë. Një vajzë, që sot është 3 vjeçe dhe një djalë 1 vjeç. Mirëpo vogëlushi ka filluar të shfaqë disa shenja, të cilat e kanë bërë Valbonën të dyshojë se dhe ai mund të ketë probleme shëndetësore njësoj si vëllai i madh.

"Ai akoma nuk rri ulur, apo të hedh hapa apo të flas. Kam shkuar tek neurologjia, ata më thonë kur të bëhet dy vjeç, se është i vogël, mund të jetë i vonuar", tregoi Valbona e shqetësuar.

Valbona tha se ajo nuk ka as mbështetjen e bashkëjetuesit pëe fëmijët, sepse edhe ai është sëmurë në gjendje të rëndë. Ndërkohë, nëna e re tregoi se jeton vetëm me të ardhurat që merr nga kempi i djalit të madh dhe një ndihmë ekonomike gati të papërfillshme.

"Djali merr kemp 128 mijë lekë të vjetra, ndërsa unë pagesë kujdestarie marr 155 mijë lekë. Edhe 27 mijë lekë të vjetra, ndihmë ekonomike. Shumë vështirë me jetu këtu, me këto të ardhura që ne marrim, sepse janë shumë të ulëta. Ato s'dalin për asgjë tani me këto çmime që janë rritur. Unë kam tre fëmijë me pampers. Unë pres që të mbyllet muaji, të marr lekët e tjera, unë dhe një pako bebelina kam për djalin e madh. Më shkojnë lekët më shumë pampersa, e drita, e ujë", u shpreh Valbona.

Ajo ju bëri një thirrje të gjithëve për ndihmë, sidomos institucioneve.

"Ndihem shumë e pafuqishme. Deri tani kam jetuar me shpresën se po ja dal, vetëm nuk e di. E vetmja gjë që dua ndihmë. Ndihmë, sinqerisht, se e kam të vështirë të kërkoj ndihmë. Dua të drejtën e fëmijëve të mi, mos ma mohojnë ça u takon. Mos ma mohojnë mua si nënë, si shërbim që u bëj"./ Piranjat

durres

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës