Shpërthejnë protestat kundër Kryeministrit/ Shqiptarët në Bruksel e Angli kërkojnë largimin e tij: Rama në burg (PAMJET)
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Sot zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ KQZ: Mbi 2 milionë votues të regjistruar, 22 mijë të rinj votojnë p&eum...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij 35-vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.
TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për trafik kanabisi. Mësohet se 30-vjeçari u kap me 1.6 kg kanabisi në makinë. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij 35-vjeç, i cili ka thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar "Transportimi", për goditjen e shpërndarjes së lëndës narkotike kanabis. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë. Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 1 kg e 600 gramë. Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari që po transportonte pakon me lëndë narkotike, me automjet. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Transportimi".
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën "Irfan Tomini", automjetin me drejtues shtetasin G. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi". Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese Në rrugët e mbushura plot me turistë gjatë muajit maj, shumica e tyre, që janë akomoduar në strukturat t...
Foto ilustruese Diga në Liqenin Artificial të Tiranës është bërë këtë herë pjesë e mbledhjes së...
KLP Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP u përfshinë në debate gjatë mbledhjes plenare ...
Foto ilustruese POGRADEC- Një pushues 74-vjeçar, i identifikuar me inicialet P.Ç., ka pësuar kriza zemre dhe është paraqi...
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka ndaluar një zyrtar nga Agjencia e Regjistrimit Civil, pasi dyshohet se ka ndihmuar një...
Fredi Beleri TIRANË- Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim më 25 korrik kërkesën e Fredi Belerit për të...
Fatjon Oruçi BRITANI E MADHE- Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Fatjon Oruçit në East ...
Për ata që kanë nevojë të marrin gjak, por edhe për çdo qytetar që dëshiron të dhurojë gjak, për...
BE TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka konfirmuar bllokumin e fondeve për bujqësinë nga Komisioni Ev...
Foto nga operacioni DURRËS- 147 çadra dhe 294 shezlongë janë sekuestruar në Durrës, pasi ishin vendosur pa autorizim. ...