17 Shtator 2022, 16:34
Nga F.M
Momenti i arrestimit
TIRANË- E. K., 19 vjeç, banues në Morinë është vënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 19-vjeçari ka tentuar të kalojë 14 emigrantë në mënyrë të paligjshme përmes Morinës. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, A. I., 18 vjeç.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit 15", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 15”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Morinë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A. I., 18 vjeç. Shtetasi E. K. është kapur në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Vorë, duke transportuar me një automjet, 14 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i implikuar në këtë veprimtari kriminale është dhe shtetasi A. I. Vijon puna për kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
trafik emigrantesh
Aktualitet
17 Shtator 2022, 16:19
e.k
Emre Olur dhe Sedat Peker
TIRANË- Ndërkohë që autoritetet shqiptare janë në udhëkryq sa i përket ekstradimit të...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 15:34
e.k
Paketat e sekuestruara
DURRËS- Një 30-vjeçar i identifikuar me inicialet XH.S banues në Durrës është arrestuar sot nga...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 16:07
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 54-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim. Në njofti...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 16:02
Etleda Çiftja dhe Erion Bani
TIRANË- Në vitin 2016, gjyqtari Erjon Bani, i cili në atë kohë ushtronte detyrën në ...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 15:46
F.M
Muhamet Rrumbullaku në takim me oficerët
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet R...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 14:41
e.k
Emre Olur
TIRANË- Autoritetet shqiptare janë në një udhëkryq përsa i përket ekstradimit te Emre Olur, këshillt...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 15:00
F.M
Momenti i arrestimit të Miftar Trocit
DIBËR- Miftar Troci, 31 vjeç, banues në Zll-Reç, Dibër është vën&eum...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 14:35
e.k
Pamje nga dalja e lumit nga shtrati dhe vërshimi i tij në tokat bujqësore dhe banesa
TROPOJË- Lumi Bushtrica ka dalë nga shtr...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 14:33
A.B
Policia
KAVAJË- 32-vjeçari Ixhej Çela është vënë në pranga nga policia pasi ka dhunuar vëllain, nën&e...
Aktualitet
17 Shtator 2022, 14:31
A.B
Momenti i ndalimit
KORÇË- Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke t...