16 Prill 2025, 10:34
Nga I.A

TIRANË- Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shtatë rajone të vendit është mbajtur ditën e djeshme në Tiranë. Në përfundim të punimeve, Asambleja zgjodhi Këshillin Kombëtar të institucionit, i cili më pas vijoi me procesin e votimit për drejtuesit e rinj të USSH-së.
Pas shqyrtimit dhe votimit të kandidaturave të paraqitura, Këshilli Kombëtar zgjodhi me shumicë votash Doktorin e Shkencave Mjekësore, Almiro Gurakuqi, në detyrën e Presidentit të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë. Ndërkohë, Dr. Besmir Okaj u zgjodh në postin e Zv/Presidentit të USSH-së.
Në fjalën e tij përshëndetëse pas zgjedhjes, Gurakuqi falënderoi anëtarët e Asamblesë për besimin dhe theksoi se rrugëtimi drejt kësaj dite ka kaluar përmes një procesi të gjatë dhe kompleks ligjor, i cili ka nisur që në mars të vitit 2016.
Ai theksoi domosdoshmërinë për një institucion transparent, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në parimin e barazisë mes profesionistëve, ku çdo anëtar të ketë të drejtën e fjalës dhe të përfaqësimit të barabartë. Gurakuqi nënvizoi se, për një kohë të gjatë, Urdhri i Stomatologut ka funksionuar në mënyrë të gabuar, çka e bëri të domosdoshme një ristrukturim të plotë.
"Fatkeqësisht, me kalimin e kohës, duke mos njohur bazën ligjore, duke mos njohur statutin dhe shpesh të fokusuar vetëm tek profesioni, me dashje apo pa dashje, ata që duhet të vendosnin për fatin e stomatologëve në Shqipëri, filluan të ulnin kokën, herë për konsensus ngrinim dorën në gjysëmshtizë, herë edhe bojkotonin… Për një kohë të gjatë Urdhëri i Stomatologut, vijoi në rrugën e tij të gabuar, rrugë e cila me votën që u dha sot, u konfirmua se nuk kishte qenë rruga e duhur," u shpreh Gurakuqi.
Presidenti i sapozgjedhur theksoi se Urdhri është dhe do të jetë një strukturë që përfaqëson çdo dentist në vend, nga Konispoli deri në Vermosh. Ai u zotua se do të punojë për të garantuar dinjitetin profesional dhe për të adresuar çdo shqetësim në mënyrë të drejtë dhe institucionale.
Ai përmbylli fjalën me zotimin se institucioni që ai do të drejtojë do të jetë një derë e hapur për të gjithë stomatologët, ku çdo shqetësim do të dëgjohet dhe trajtohet në mënyrë institucionale.
almiro gurakuqi besmir okaj
Aktualitet
16 Prill 2025, 10:34
M.B
Pamjet
LUSHNJE- Një 65-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu p...
Aktualitet
16 Prill 2025, 10:13
I.A
ANGLI- Një trafikant droge shqiptar do të deportohet për herë të tretë pasi është rifutur fshehurazi në Britanin&...
Aktualitet
16 Prill 2025, 10:12
M.B
Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli
HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar paraqitjen ng...
Aktualitet
16 Prill 2025, 10:10
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), më 16 prill ka miratuar tarifat e reja energjetike, të c...
Aktualitet
16 Prill 2025, 09:29
M.B
Foto ilustruese
FIER- Janë identifikuar 3 nga personat që dyshohet se u përfshinë në përplasjen me agjentët e BKH-s...
Aktualitet
16 Prill 2025, 08:40
M.B
Pamje nga Fieri
FIER- Tre persona mësohet se janë arrestuar për ngjarjen e mbrëmjes së shkuar ku kohë kur u raportua për...
Aktualitet
16 Prill 2025, 07:03
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vr...
Aktualitet
15 Prill 2025, 22:26
N.F
Aleksandër Bala
SARANDË- Gjykata e Sarandës ka rrëzuar kërkesën e 55-vjecarit, Aleksandër Bala për parash...
Aktualitet
15 Prill 2025, 21:39
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Aplikimet për drejtuesin e ri të RTSH-së janë mbyllur ditën e sotme sipas vendimit të marr...
Aktualitet
15 Prill 2025, 21:33
N.F
Foto
KSAMIL- Disa herë emisioni “Stop” ka transmetuar denoncime për Suzana Isufajn, me pretendimin se ajo përmes dokumentev...