LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtrimi 1,2 mln euro në Ministrinë e Financave, Lala: Maja e ajsbergut, zyrtarët përpiqen të mos lënë gjurmë

Lala tregoi historinë e të arrestuarit Ilir Thana se si ka privatizuar një godinë në vitin 1991, si përfitoi, teksa shtoi se për rreth 2 muaj ai ka tërhequr nga 1 milion lekë (të reja) çdo ditë.

12 Janar 2023, 22:28 Nga DOSJA
Mashtrimi 1,2 mln euro në Ministrinë e Financave, Lala: Maja e
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje nga skema e abuzimit që shkaktoi 1.2 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Lala tregoi historinë e të arrestuarit Ilir Thana se si ka privatizuar një godinë në vitin 1991, si përfitoi, teksa shtoi se për rreth 2 muaj ai ka tërhequr nga 1 milion lekë (të reja) çdo ditë, nga llogaria e motrës së vet. Ajo tha ndër të tjera se kjo ngjarje është vetëm maja e ajsbergut dhe shtoi se zyrtarët përpiqen të mos lënë gjurmë.

“Është një histori që nis në 1991, Ilir Thana është persona që ka privatizuar një godinë. Më 1995, është hapur një proces gjyqësor ndaj këtij personi për ta kthyer ish-pronarëve. Kjo është gjeneza e problematikës. Më 2005 e ka shitur këtë objekt. Diskutimi fillon me arrestimin e tre personave. Më 2015, Mistrinë e Financës mbi bazën e vendimit të gjykatës ka vendosur marrjen e shumës si kompensim. Ajo çfarë është e paqartë është që ai është shpërblyer, ky persona është hequr si pronar. Pasi është kompensuar njëherë ka kërkua sërish një të dytë. Alban Ruli, dosja ka kaluar në duart e disave, ai ka bërë një rivlerësim të rastit. Është përllogaritur 1.2 mln euro dhe paratë kanë kaluar në llogarinë e motrës së Thana. Shumë ishte e madhe ndaj do kalonte në këste. Thana për dy muaj ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij. Çdo ditë merrte 10 milion lekë të vjetra dhe ko ka krijuar dyshime që ky person që i vidhte. Ka patur dyshime asi ka tërhequr gati 400 mijë euro. Policia dhe Prokuroria ka ndërhyrë dhe ka filluar hetimet. Ajo që e ka bindur Prokurorinë është se është vendosur bllokimi I këtij rasti. Ajo çfarë mbetet për tu parë ehte se ku konsiston shpërdorimi i detyrës. Prokuroria nuk ka sqaron sot nëse dy të arrestuarit kanë marrë para apo jo? Ata janë arrestuar për shpërdorim detyre, por pa e përcaktuar. Dyshoj, Arlind Gjokutaj ka patur poste të rëndësishme që automatikisht ishte i kualifikuar për këtë detyrë. Nuk mendoj se e ka bërë për shkak të paaftësisë? Mund të jemi para korrupsionit. Prokuroria e ka lënë përgjysmë. Në rast se është kryetar kjo vepër penale, duhet të këtë një hetim. Të arrestuarit ndodhen në dhomat e izolimit në Tiranë. Duhet konfirmuar nëse ka arsye për ti mbajtur në këto masa sigurie. Nesër në 09:30 do paraqiten në Gjykatën e Tiranës. Avokatët e kanë mohuar mundësinë e një vepre penale. Kjo histori në thelb ka diçka që nuk shkon. Përgjithësisht zyrtarët kujdesen që të mos lejnë gjumë. Ndaj korrupsioni është i vështirë për tu kapur. Duket si një shistori zhvatjeje por e rrëmujshme. Gjokutaj, u arrestua dje dhe nesër do dalë në gjykatë. Kjo histori është maja e ajsbergut, Kjo bën përshtypje se është pjesë e MF. Imagjino se çfarë mund të ketë ndodhur brenda dyerve atje. Prokuroria ka mundësia ta shtrijë këtë hetim në Ministrinë e Financës,”- tha Lala.

Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj u bë dje nga Prokuroria e Tiranës që e akuzon zyrtarin për shpërdorim detyre. Në pranga janë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori Juridik i institucionit, Fatmir Hoxhaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë.

klodiana lala

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës