LIVE UPDATES
Aktualitet

Marrëveshja për refugjatët jehonë në median e huaj: Pakt monstruoz, që shkel ligjin italian

Gjithashtu, ngrihen pikëpyetje për statusin e azilantit refugjat në një vend të tretë, pasi Shqipëria nuk është anëtare e BE-së.

7 Nëntor 2023, 10:31 Nga r.ll
Marrëveshja për refugjatët jehonë në median e huaj:
edi rama, girogia meloni

GREQI- Përveç atyre shqiptare dhe italiane, lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, kanë shkruar edhe mediat greke. Efsyn.gr i referohet marrëveshjes me detajet që janë bërë publike në median shqiptare e italiane, pa komentuar apo paralelizuar situatat me atë të ishujve të Greqisë, që është gjithashtu vend pritës i një shifre tepër të lartë refugjatësh.

Në artikuj përfshihen deklaratat e kryeministrave të dy vendeve si dhe pak detaje se si do të veprohet me refugjatët, ndërkohë që “Efimerida ton Sintakton” një gazetë e majtë në një artikull të dytë i referohet medias italiane, ku marrëveshja konsiderohet si një pakt monstruoz, që shkel të gjitha strukturat ligjore ekzistente dhe se kriteret me të cilat do të bëhet përzgjedhja e refugjatëve në anije nuk mund të sigurojë principet bazë, duke ngritur pyetjet se kush do të bëhet gjykatësi, në çdo rast, si do ndahen refugjatët nga vende të ndryshme e të tjera.

Gjithashtu, ngrihen pikëpyetje për statusin e azilantit refugjat në një vend të tretë, pasi Shqipëria nuk është anëtare e BE-së. "Vendimi për dhënien e azilit merret nga një komitet italian, pasi azilkërkuesi paraqitet para tij. Por cili komision dhe ku? Nuk dihet nëse ky plan parashikon ngritjen e një komisioni italian në territorin shqiptar. Dhe si do të sigurohet e drejta e mbrojtjes dhe ankimi i mundshëm tek një gjyqtar italian në rast refuzimi të kërkesës për azil?  Dhe së fundi, po aq problematik është edhe ndalimi në qendrën e dytë të përmendur në marrëveshje, e cila duhet të strehojë ata që do të riatdhesohen. Dhe aty do të jetë e pamundur që emigrantët të ushtrojnë të drejtën e ankimimit dhe mbi të gjitha: meqë aplikimi i tyre është refuzuar, këta persona do të jenë jashtë qendrës, në një territor që nuk i përket Bashkimit Europian. Me fjalë të tjera, fati i tyre do të varet nga vendimet e autoriteteve shqiptare.", shkruhet në median greke.

Në artikull theksohet se marrëveshja ka ngjallur mjaft reagime në median shqiptare dhe se përbën temë të parë në vend. Në fund, media greke referohet dhe në komentin e një përfaqësuesi të KE, si reagimi i parë rreth marrëveshjes, ku theksohet se Komisioni Evropian është në dijeni të marrëveshjes. Është e rëndësishme që çdo marrëveshje e këtij lloji të respektojë rregullat e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t'i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël./Dosja.al

shqiperia marreveshje me italine per emigrantet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet