LIVE UPDATES
Aktualitet

Mandatet e institucioneve të pavarura, si punë e “dorës së dytë”

Fundi i këtij viti shënon një moment të rëndësishëm për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, organin më të lartë drejtues të këtij institucioni.

29 Nëntor 2025, 07:26 Nga M.L
Mandatet e institucioneve të pavarura, si punë e “dorës
Foto ilustruese

Mandatet e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë përfundojnë në dhjetor të këtij viti. Megjithatë, procedurat për zëvendësimin e tyre kanë nisur me vonesë, njëlloj siç ndodhi në vitin 2018.

Fundi i këtij viti shënon një moment të rëndësishëm për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, organin më të lartë drejtues të këtij institucioni.

Mandati i gjashtë anëtarëve të këtij Këshilli përfundon në muajin dhjetor. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës do të ndryshojnë ose do të rinovohen.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre pas përfundimit të mandatit dhe mungesa e tyre do të paralizonte vendimmarrjen e këtij organi.

Ligji “Për Bankën e Shqipërisë” kërkon që mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të emëruar, duke përfshirë praninë e kryetarit ose zëvendëskryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.

Kjo nënkupton që, në rast se anëtarët e rinj nuk zgjidhen në kohë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk do të ketë më kuorum për të marrë vendime. Pavarësisht këtij rreziku, procedurat për përtëritjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj janë me vonesë.

Kuvendi i Shqipërisë, vetëm javën e kaluar, i shpalli zyrtarisht vendet e lira për tre prej mandateve që propozohen prej këtij institucioni. Ndërsa Këshilli i Ministrave ende nuk ka njoftuar zyrtarisht shpalljen e tre vendeve të lira.

Për më tepër, nuk është as hera e parë që procesi i plotësimit të vendeve të lira në institucionet rregullatore të tregut ka vonesa.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u përball me një situatë të tillë pikërisht në vitin 2018, para zgjedhjes së anëtarëve që së afërmi u përfundon mandati.

Edhe në atë rast, numri i mandateve të përfunduara ishte gjashtë. Mosplotësimi në kohë i vendeve të lira e bllokoi për një kohë të shkurtër vendimmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës.

Në disa periudha gjatë viteve të fundit, edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka vepruar pa një numër të plotë të anëtarëve të Bordit, madje në disa raste, edhe të anëtarëve ekzekutivë të tij.

BSH, përtërihet më shumë se gjysma e Këshillit Mbikëqyrës

Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Pesë anëtarë propozohen nga vetë Kuvendi, tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave, ndërsa një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

Në muajin dhjetor përfundojnë mandatet shtatëvjeçare të gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, të zgjedhur në fund të vitit 2018. Pranë përfundimit të mandatit janë Zëvendësguvernatorja e Parë, Luljeta Minxhozi, dhe anëtarët jo ekzekutivë të Këshillit, Artan Hoxha, Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa.

Në frymën e ligjit dhe në përputhje me vendimin për zgjedhjen e saj, është shpallur si i përfunduar edhe mandati i anëtares Violeta Staka.

Ligji “Për Bankën e Shqipërisë”, në nenin 48, pika 3, parashikon se “çdo vend vakant në Këshillin Mbikëqyrës do të plotësohet me emërimin e anëtarit të ri të Këshillit Mbikëqyrës… i cili e ushtron këtë funksion brenda afatit të mbetur të anëtarit që ka zëvendësuar”.

Violeta Staka u zgjodh në Këshillin Mbikëqyrës në dhjetor 2020, duke zëvendësuar anëtarin e shkarkuar nga Kuvendi, Arben Malaj.

Duke qenë se mandati i Arben Malajt duhet të përfundonte pikërisht në dhjetor 2025, sipas këtij interpretimi, edhe mandati i Violeta Stakës është vlerësuar i përfunduar.

Megjithatë, në këtë rast ekziston një precedent ku Kuvendi ka bërë një interpretim të ndryshëm dhe që i takon pikërisht Guvernatorit Gent Sejko.

Ai u zgjodh në Këshillin Mbikëqyrës në vitin 2015, në vend të ish-Guvernatorit, Ardian Fullani. Megjithëse mandati i Fullanit përfundonte në vitin 2018, Sejko u lejua të përmbushte një mandat të plotë 7-vjeçar, deri në vitin 2022, kur u rizgjodh për një mandat të dytë.

Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka janë kandidatë të propozuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa janë kandidatë të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Rrjedhimisht, Kryeministria dhe Kuvendi duhet të kryejnë edhe procedurat për përzgjedhjen dhe propozimin e anëtarëve të rinj.

Para përfundimit të mandatit të anëtarëve ekzistues, institucionet përkatëse duhet të shpallin vakancën dhe njoftimin publik për aplikime nga kandidatët e interesuar për postet e lira.

Një procedurë serioze e shpalljes, përzgjedhjes së kandidatëve, shqyrtimit dhe emërimit të tyre nga Kuvendi idealisht duhet kryhej në afate disamujore. Por, Kuvendi vetëm në datë 19 nëntor e shpalli vakancën, ndërsa Këshilli i Ministrave ende nuk e ka bërë diçka të tillë.

Rrjedhimisht, ekziston qartë rreziku që afatet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shkelen, ose i gjithë procesi të kryhet në mënyrë të nxituar dhe pa u dhënë hapësirat e duhura të gjithë profesionistëve të interesuar për të marrë pjesë në garë.

Ligji parashikon që kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe që kanë arsimin e lartë ekonomik ose juridik; përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare; kualifikime profesionale të profilit; përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.

Sipas ligjit, funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me funksionin e punonjësit, administratorit dhe aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë.

Afati i qëndrimit në detyrë për çdo anëtar të Këshillit Mbikëqyrës është shtatë vjet.

Njëkohësisht, Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat ka shpallur edhe vendin e lirë për pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Ky pozicion mbahet aktualisht nga Merita Bejtja, e cila e mori mandatin e saj pesëvjeçar në dhjetor 2020.

Inspektori i Përgjithshëm duhet të jetë ekonomist me arsim të lartë dhe të ketë punuar në sistemin bankar jo më pak se shtatë vjet.

Inspektori i Përgjithshëm drejton Departamentin e Kontrollit të Bankës së Shqipërisë, që ka për detyrë të ushtrojnë kontroll kontabël të brendshëm, si dhe të kryejnë kontrolle të brendshme periodike për administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë, me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore.

AMF, boshllëqe në Bord dhe “luftë” e brendshme

Një precedent i ngjashëm i vonesave në adresimin në kohën e duhur të përtëritjes së përbërjes së organeve drejtuese të institucioneve të pavarura ndodhi këtë vit edhe me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Këtë vit, institucioni shpalli të përfunduar mandatet e dy anëtarëve ekzekutivë të Bordit, Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Mimoza Kaçi, dhe nëndrejtorit, Merita Gurabardhi. Vetë përfundimi i mandateve ishte një proces që u shoqërua me disa paqartësi dhe kontradikta brenda institucionit.

Ligji “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” parashikon që, në rastin kur një anëtar i Bordit lirohet nga detyra para përfundimit të mandatit të tij ligjor, anëtari zëvendësues nuk mund të marrë një mandat të plotë, por duhet të përfundojë mandatin e nisur nga paraardhësi.

Në rastin konkret, zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Merita Gurabardhi, e cila u emërua në Bord në korrik 2024, duhet të përfundonte mandatin e anëtarit që zëvendësoi, konkretisht Mimoza Kaçi (që, nga ana e saj, mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, duke përfunduar mandatin e ish-drejtorit, Ervin Mete).

Por, znj. Gurabardhi nuk e ka pranuar interpretimin e ligjit nga AMF-ja dhe ndërprerjen e mandatit të saj, duke u ankuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Komisioni i Kuvendit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat duket se i ka dhënë të drejtë dhe në rezolutën për veprimtarinë e AMF-së ka kërkuar nga Bordi i institucionit të marrë masat e nevojshme ligjore për konstatimin e pavlefshmërisë të veprimeve të kryera lidhur me mandatin e një prej anëtarëve të tij, duke respektuar pa asnjë pengesë, deri në fund mandatin e përcaktuar nga Kuvendi.

Vetë zëvendësimi i anëtarit të Bordit që mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv pati vonesa dhe zvarritje.

Këshilli i Ministrave e shpalli njoftimin për vakancën e pozicionit që në muajin korrik, ndërsa në muajin shtator miratoi vendimin për propozimin në këtë detyrë të ish-zëvendësministres së Financave, Adela Xhemali.

Por, ky vendim nuk iu përcoll Kuvendit për miratim deri në fillim të muajit nëntor. Pritet që kandidatura e saj të shqyrtohet brenda fundit të këtij viti.

Megjithatë, situata e krijuar në AMF gjatë këtij viti ishte edhe rezultat i veprimit të vonuar të institucioneve që kanë përgjegjësinë të interpretojnë dhe qartësojnë mandatet ligjore të anëtarëve të organeve drejtuese të rregullatorëve të tregut, si dhe të zhvillojnë në kohë procedurat ligjore për rinovimin e këtyre mandateve.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin vonesa të tilla, megjithëse në rastin konkret, vonesat mund të justifikohen pjesërisht me zgjedhjet e përgjithshme dhe kohën e nevojshme për konstituimin e Kuvendit të dalë prej këtyre zgjedhjeve.

Një tjetër institucion i rëndësishëm që gjendet në kushtet e boshllëkut në drejtimin e tij, për shkak të përfundimit të mandatit të titullarit ekzistues, është edhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD).

Mandati i drejtorit të mëparshëm ekzekutiv, Genci Mamani, përfundoi në korrik të këtij viti.

Duke qenë se për të ishte mandati i dytë drejtues 5-vjeçar, ai nuk kishte më të drejtë ligjore për rizgjedhje në krye të këtij institucioni. Në mungesë të një drejtori të zgjedhur, raportimi i ASD në Kuvendin e Shqipërisë këtë vit u krye nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Martin Blushi.

Megjithëse kanë kaluar katër muaj nga përfundimi i mandatit të drejtorit të mëparshëm, drejtori i ri ende nuk është emëruar.

Sipas ligjit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet dhe shkarkohet nga Autoriteti Mbikëqyrës (Banka e Shqipërisë), me propozim të këshillit drejtues, për një mandat prej pesë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se një herë, në bazë të treguesve të performancës në administrimin e Agjencisë./ Monitor

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës