LIVE UPDATES
Aktualitet

“Luftë” për pronat në Kepin e Rodonit, rrethime dhe zaptime pronash në zonën turistike

Asnjë prej institucioneve nuk ndërhyri, deri ditën kur shkoi Fiks Fare dhe konstatoi se për të njëjtën pronë kishte dy pronarë. Madje, me dy certifikata pronësie për të njëjtën sipërfaqe.

2 Tetor 2023, 22:26 Nga I.A
“Luftë” për pronat në Kepin e Rodonit, rrethime dhe
Kepi i Rodonit

DURRËS- Një qytetar u ankua se po i rrethohej prona, megjithëse ai kishte një certifikatë pronësie. Rrethimi po i bëhej nga disa individë, të cilët iu hoqën si përfaqësues të Kishës Françeskane.

Por, ata vepronin me një leje të një firme tjetër dhe për më tepër të pezulluar. Asnjë prej institucioneve nuk ndërhyri, deri ditën kur shkoi Fiks Fare dhe konstatoi se për të njëjtën pronë kishte dy pronarë. Madje, me dy certifikata pronësie për të njëjtën sipërfaqe.

Por, skandali u thellua më tej kur përfaqësuesja e një firme që menaxhonte atë zonë deklaroi për emisionin investigativ se edhe rruga shtetërore që të çon te Kalaja apo Kisha e Kepit të Rodonit është bërë private. Madje, edhe përrenjtë dhe gjithçka tjetër që ndodhet në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua z. Bajram Koculi, nga fshati Shetaj në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës. Bajrami ankohet se ka një pronë familjare, të përfituar nga ligji 7501 në afërsi të hyrjes për në Kepin e Rodonit. Thotë se është pajisur normalisht me certifikatë pronësie, e ka rifreskuar. Por, disa persona kanë shkuar në atë zonë dhe kanë tentuar që ta rrethojnë. Sipas tij, personat i janë prezantuar sikur janë të Kishës Françeskane, por që në fakt janë individë të ndryshëm që s’kanë asnjë leje.

Madje, ata janë konfliktuar disa herë. “Kam shkuar në të gjitha institucionet, asnjë nuk vepron. Unë kam një certifikatë pronësie. Nëse do të ishte e Kishës, do t’ia falja. Por e kam me certifikatë. Dikur ata që menaxhonin këtë zonë nuk e rrethuan pasi ishte prona ime. Erdhën këta të tjerët dhe kanë çuar tuba e rrjeta. Nuk e di çfarë po bëjnë. Asnjë s’më ndihmon, prandaj kam kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare”, pohon denoncuesi.

Bajrami thotë se ka denoncuar edhe në polici dhe te Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, por askush nuk ka reaguar. Pas denoncimit, Bajrami shkon te toka por shikon që në atë vend po punohej. Madje, edhe te pjesa e tij me certifikatë. Disa persona i thonë se duhet të shkojë në polici dhe jo të shkojë të prona. “Shko në polici se e sqaruam mbrëmë” i thanë ata. Afër denoncuesi mblidhen 4 persona, të cilët flasin njëkohësisht me tone të larta. “Kot erdhe këtu, shko te policia se e ke pasur në orën 09.00” i thonë ata. Teksa denoncuesi i përgjigjet se toka e tij është këtu dhe takimin me përfaqësuesit e shtetit duhej të bëhej te toka dhe jo në zyrë. “Merre mos çaj b… Bëj letrat, rregulloji dhe hajde merre” i thonë ata, teksa në fund e pyesin se si quhet.

Një ditë para se të shkonte Fiksi në Kepin e Rodonit, policia dhe IMT-ja i kishin thënë se do të shkonin në orën 09.00 të nesërmen (ditën që shkuam). Por, asnjë punonjës shtetëror në këtë orë nuk shkoi. Bajrami telefonon kreun e Njësisë Administrative Ishëm, i cili i thotë se “do të vijmë, po unë s’jam call center”. Administratori i thotë se punimet janë pezulluar. Më pas telefonon inspektorin e policisë, po shefi i kishte bllokuar numrin. Më pas, Fiksi telefonon të njëjtin numër dhe kësaj herë arrin të lidhet me inspektorin. “Do të vijmë së shpejti” thotë inspektori dhe kur pyetet nëse kanë apo jo leje, inspektori mbyll telefonin.

Gazetarët e Fiksit shkojnë te vendi që po rrethohej. Takojnë disa persona që po punonin. Ata i tregojnë grupit të Fiksit se kanë leje rrethimi. Gazetarët i kërkojnë se nga e kanë marrë lejen dhe a mund t’ua  vinin në dispozicion. Në fund pohojnë se “kemi leje, po kopje s’të japim”. Ndërkohë, i tregojnë se në redaksi është ankuar z. Bajram Koculi, i cili e ka pronë vendin që po rrethojnë. Një punonjës, i cili identifikohet si Ndue Sokoli, tregon një certifikatë dhe thonë se toka është “e Kishës Françeskanë” dhe se toka e Bajramit është diku më larg. Gazetarët i tregojnë dokumentet e familjes Koculi, ku prona është me certifikatë dhe ka plan vendosje. Na thotë se edhe ata kanë certifikatë!

Disa orë pas lajmërimit të institucioneve, IMT-ja e Bashkisë së Durrësit vjen në terren. Verifikon dokumente dhe pas disa minutash thotë se “do të pezullojmë vendimin për rrethimin”. Fiksi e pyet se përse, na thotë se “të dyja palët kanë certifikatë pronësie”. Pra, të dyja palët kanë certifikata! Po si është marrë leja e rrethimit të kësaj prone?! Fiks Fare ka siguruar dokumentin e lëshuar nga Bashkia e Durrësit, leje e cila ka dalë me emrin e firmës Albania Turist Resort. Ne biseduam me administratoren e kësaj kompanie, znj, Ana Shtjefni, për procedurat e ndjekura. Ajo tha se ka kërkuar pezullimin e kësaj leje, pasi nga një letërkëmbim me Kadastrën ka rezultuar se sipërfaqja e rrethuar ishte e z. Bajram Koculi. Madje, znj. Shtjefni tha se “të gjithë volumet e pasurive te Kepi i Rodonit, që përfshijnë edhe rrugën e Pyllin, janë sekuestruar nga SPAK në Kadastër”. Ka dyshime se janë kthyer në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, administratorja e kësaj kompanie pohoi për Fiks Fare se edhe rruga shtetërore është privatizuar para 18 muajsh.

Inspektorët – Pezulluam rrethimin, të dyja palët me certifikata pronësie

Inspektori i IMT Durrës – Ka një mosrakordim me Hipotekën. ne do i pezullojmë punimet. Erdhëm, i pezulluam punimet deri sa të saktësohet pjesa e kësaj. Këta s’do të bëjnë asnjë lloj veprimi ..

Gazetari – Asnjë lloj veprimi?

Inspektori i IMT Durrës – Asnjë lloj veprimi deri sa të saktësohet …

Gazetari – Deri sa të saktësohen certifikatat e pronësisë?

Inspektori i IMT Durrës – Bravo.

Gazetari – Po te leja e rrethimit, ishte paraqitur certifikata e pronësisë së (firmës)?

Inspektori i IMT Durrës – E Zotërisë, po.

Gazetari – Ishte paraqitur, dhe parashikohej edhe rrethimi i kësaj?

Inspektori i IMT Durrës – Po, sipas hartës që ka ai e kishte te pjesa e certifikatës. Po tani janë dy, dy …

Inspektori i IMT Durrës – Certifikata me të njëjtën pronë si me thënë.

Gazetari – Në këtë pronën këtu?

Inspektori i IMT Durrës – Po. Se zotëria (denoncuesi) në bazë të letrave ka të drejtë që pretendon për pjesën e kësaj. Edhe ky zotëria (që po bën rrethimin) thotë kam certifikata. Edhe ai ka të drejtë. Po atë s’e ndajmë ne, e ka Hipoteka.

Gazetari – E kuptoj, dhe do ti drejtoheni Hipotekës?

Inspektori i IMT Durrës – Ne do ti drejtohemi Hipotekës për të sqaruar gjendjen, statusin jurudik të kësaj prone.

Inspektori i IMT Durrës – Kjo është e gjithë situata.

“Merr mos çaj b…”, denoncuesi përplaset me “të fortët” e Kishës

 Denoncuesi – Kot me pyet, ça jeni tu ba? Ne e lamë dje një gja.

Përfaqësuesi i punëtorëve – Ku në 9-të, i ke në takim ata! I ke në takim atje, pse s’ke shkuar ti?!

Përfaqësuesi i punëtorëve – Po. Në 9-të e ke atje!

Denoncuesi – Po toka ime është këtu, s’është atje.

Përfaqësuesi i punëtorëve – E ke pas takimin në (orën) 9-të atje, pse s’ke ik?

Denoncuesi – Mua më thanë këtu, s’më thanë atje!

Përfaqësuesi i punëtorëve – Jo, atje. Shko se i ke atje.

Denoncuesi – Ore s’kam punë, kjo është toka ime. Ça përfaqësues? Ça doni këtu 1 herë, 2, 3 herë.

Përfaqësuesi i punëtorëve – S’u more vesh ëë? Ti nuk more vesh ça të thanë? A ishim bashkë atje?

Denoncuesi – Mua më thanë do të vijmë në terren.

Përfaqësuesi i punëtorëve – A e more vesh ça të thanë, do vijmë aty. Do vijnë përfaqësuesit me harta me ata ekspertët e bashkisë.

Denoncuesi – Eksperti i bashkisë vjen në terren. Tokën e kanë marrë atje se nuk e shoh.

Përfaqësuesi i punëtorëve – Janë atje. Të thashë edhe dje, merri letrat rregulloji hajde merre të rrethuar.

Denoncuesi – Ta mar unë të rrethuar unë tokën time?

Përfaqësuesi i punëtorëve – Të rrethume! Ta jap unë të rrethume, s’ta marr rrethimin fare. Si të thanë ty dje, a të thanë hajde në orën 9 kemi takim.

Denoncuesi – Më kanë thënë mua në orën 9?

Përfaqësuesi i punëtorëve – Po.

Denoncuesi – Do vijmë në terren, më prit atje. Kaq!

Përfaqësuesi i punëtorëve – Shko merru vesh me ta dhe hajde … Në fakt po të shkosh ke humb takimin atje. Nëqoftëse e merr, merre. Mos çaj bythë.

Denoncuesi – Si unë 30 vjet, u bëka toka jote tani?

Përfaqësuesi i punëtorëve – Ta mbaroj këtë punë, me këto llafe jena ndi, jena fry!

Punonjësi tjetër – Tokën s’ta ka ngarkuar njeri me ta çuar në Tiranë as në Durrës. Këtu është toka prapë. Po të flas a kupton.

Përfaqësuesi i punëtorëve – Ka ardh me të sqaruar si njeri. Kena fol dje me të, mos u merr. Pastaj e kena sqaruar dje boll.

Denoncuesi – Me bë presion jeni mbledh kaq shumë?

Përfaqësuesi i punëtorëve Jo mo jo, janë punëtorë këta, janë tu punu. S’kena ardh për presion. Shko ore Kacul atje… Ça e ke emrin ti?

Marrë nga Top Channel

kepi i rodonit

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Tetor 2023, 20:34 h.k

Bllokohet turisti zvicerian në Karaburun

Gjiri i Shen Andreas KARABURUN-Një turist zvicerian është bllokuar në gjirin e Shën Andreas në Karaburon ditën e sotme. ...

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve