LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta për Shkollën e Partisë ekspozon familjarët e ministres së Financave

Kjo është historia e luftës së çmendur për tokën tek Shkolla e Partisë, e cila nxjerr në pah batërdinë e tjetërsimit të pronave publike përmes procedurave të dyshimta të privatizimit dhe korrupsionit të zyrtarëve publikë.

17 Maj 2023, 10:46 Nga A.B

Lufta për Shkollën e Partisë ekspozon familjarët e ministres

Një vendim kontrovers i Gjykatës së Lartë i ka njohur pronësinë e 38.6 mijë metër tokë shtetërore tek ish Shkolla e Partisë, familjarëve të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj. Vendimi i marrë dy muaj më parë, por ende i pazbardhur ka përmbysur një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit në Tiranë, që pronësinë e tokës në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës ja kishte rikthyer shtetit.

Kjo është historia e luftës së çmendur për tokën tek Shkolla e Partisë, e cila nxjerr në pah batërdinë e tjetërsimit të pronave publike përmes procedurave të dyshimta të privatizimit dhe korrupsionit të zyrtarëve publikë.

Historia

E ndërtuar në vitet e para të regjimit komunist për të përgatitur kuadrot socialist të vendit, fati i Shkollës së Partisë mbeti i lidhur me socialistët edhe pas përmbyjes së regjimit. Gjithçka fillon në vitin 1993, kur qeveria e atëhershme themeloi në ortakëri me një shoqëri italiane të quajtur GGIF Investments ndërmarrjen e përbashkët Tirana Trade Center.

Sipas aktit të themelimit, ndërmarrja do të kishte një kapital prej 89.9 milionë lekësh dhe ortakëria do të ishte e ndarë në 55 për qind për shoqërinë italiane dhe 45 për qind për shtetin shqiptar. Kompania italiane GGIF Invesments do të kontribuonte me 49.9 milionë lekë kapital në të holla, ndërsa shteti shqiptar do të sillte si kontribut në natyrë 6 objekte që ndodheshin në atë zonë, mjetet themelore të xhiros dhe përdorimin e 38.6 mijë metër katrorë tokë.

Në atë kohë, legjislacioni shqiptar e ndalonte shitjen e tokës tek të huajt. Por gjithçka do të ndryshonte disa vite më vonë, kur qeveria shqiptare do të niste privatizimin e ndërmarrjeve me kapital të përbashkët shtetëror.

Privatizimi

Në vitin 2004, qeveria kontrakton ekspertin kontabël të autorizuar Berti Pashko për të vlerësuar kapitalin e shoqërisë Tirana Trade Center. Në raportin e vlerësimit të përpiluar nga Pashko thuhet se në kapitalin themeltar prej 89.9 milionë lekësh kompania italiane GGIF Investments zotëron 55 për qind, ndërsa shteti 45 për qind. Sipas raportit, në kontributin e shtetit është përfshirë dhe trualli prej 38.6 mijë metrash tokë i vlerësuar me nivelin vjetor të qirasë së vitit 1993 prej 59.71 lekë për metër katrorë.

Në gusht të vitit 2005, pasi qeveria socialiste kishte humbur zgjedhjet, autorizon privatizimin e pjesës shtetërore në shoqërinë Tirana Tradë Center. Në atë kohë ministër në detyrë i ekonomisë ishte Anastas Angjeli, pasi ende nuk ishte formuar qeveria e re. Sipas kontratës, pjesa shtetërore e kuotave në shoqërinë Tirana Trade Center iu shit kompanisë italiane për vlerën 100 milionë lekë duke përfshirë edhe 38.6 mije mëtër truall, i cili u shit me një cmim prej 2 mijë lekësh për metër katrorë. Këtu nis historia e tjetërsimit.

Shitje nën vlerë

Në prill të vitit 2005, përpara se të shiste kuotat shtetërore në shoqërinë Tirana Trade Center, Ministria e Ekonomisë kërkon informacion nga Hipoteka se cili ishte çmimi mesatar i shitjes së truallit rreth zonës tek ish Shkolla e Partisë. Përmes një shkrese të firmosur nga ish regjistruesi Gazmend Zeneli, ZVRPP Tiranë kthen përgjigje se çmimi mesatar i tokës në atë zonë ishte 2 mijë lekë për metër katrorë.

Mbi këtë çështje më vonë pati një hetim në prokurori. Prokurori Olsi Dado konstatoi se shkresa ishte e manipuluar pasi çmimi real i tokës në atë zonë sipas shitblerjeve të regjistruara në hipotekë rezultonte 10 mijë lekë për metër katrorë, pra 5 herë më shumë nga sa shkruante ish regjistruesi Zeneli. Në dosjen hetimore prokurori shkruan se ekziston vepra e qartë penale e kryer nga ish regjistruesi Zeneli, por për shkak të tejkalimit të afateve ajo është parashkruar.

Mbi bazën e çmimit të dhënë nga ky person, ministria e Ekonomisë ia shiti tokën shoqërisë italiane me 2 mijë lekë metri katrorë ose 5 herë më lirë se çmimi real. Vetëm përmes uljes së çmimit shtetit iu shkaktua një dëm prej 300 milionë lekësh. Por pronarët realë që po tjetërsonin truallin me çmim kaq të lirë do të dilnin pak ditë më vonë.

Biznes mes miqsh

Vetëm një muaj pasi e bleu pjesën shtetërore të kuotave për 100 milionë lekë, në shtator të vitit 2005 ortaku italian ja shet shoqërinë Tirana Trade Center për 127 milionë lekë kompanisë ALPIN sha me administrator Astrit Kuçanin dhe pronarë familjarët e ministres së financave Delina Ibrahimaj.

Por në truallin prej 38 mijë metrash katrorë gjendeshin dhe biznese të tjera, të cilat kishin privatizuar objekte ekzistuese nga shteti. Njëri prej tyre ishte Ferlut sha, që kishte privatizuar godinën e ish shkollës së ushqimit social në Laprakë bashkë me rreth 4 mijë metër tokë, që gjendej brenda truallit prej 38.6 mijë metër të Tirana Trade Center.

Mes Ferlut dhe Alpin është zhvilluar një betejë e gjatë gjyqësore, derisa në vitin 2013, Gjykata e Apelit vendosi t’i zhvesh të dyja kompanitë nga pronësia e truallit për t’ia rikthyer tokën shtetit. Pas këtij vendimi të formës së prerë, shoqëria Ferlut e ka blerë pjesën prej 4 mijë metrash nga shteti për një çmim prej 124 milionë lekësh përmes procedurës së legazimit të një ndërtimi pa leje që kishte ndërtuar aty gjatë viteve 96-97.

Ndërkohë që në pjesën tjetër të truallit ka raste të tjera të ngjashme si ky. Deri një muaj më parë. Kur me vendimin e pazbardhur të Gjykatës së Lartë, hipoteka ka bërë kufizimin e pronës për llogari të familjes të ministres së financave duke e futur shtetin në një aventurë që mund t’i kushtojë miliona euro dëmshpërblime tek pronarët e legalizuar apo të tretët që kanë hyrë në marrëdhënie me ta për një tokë që ishte publike. Kjo është historia se si qytetarët zhvaten çdo ditë nga prona publike dhe më pas detyrohen të paguajnë miliarda lekë kompesime për një pronë që ishte e tyre./Marre nga Oligarkia.al

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës