LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtimet pa leje/ Proda: Shefi i stacionit të policisë së Thethit nuk meriton më të veshë uniformën! Shkarkohen nga detyra Drejtori i Policisë Shkodër dhe Shefi i Komisariatit

Proda tha se ky vendim lidhej me ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

10 Korrik 2025, 09:58 Nga M.B
Ndërtimet pa leje/ Proda: Shefi i stacionit të policisë së
Ilir Proda

SHKODRA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një konferencë për mediat bëri me dije sot se janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Proda tha se ky vendim lidhej me ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

Konkretisht të shkakruar janë Drejtori i Policisë së Shkodrës Fatmir Lleshaj dhe shefin e komisariatit Nik Nikolla ndërsa është pezulluar nga detyra shefi i stacionit të policisë së Thethit.

Për këtë të fundit Proda tha se me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe u shpreh se nuk gjente më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë.

"Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore. Besoj se si funksion me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë", tha Proda.

Ai ka shtuar se ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë.

Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

Jemi në mes të sezonit turistik, një periudhë ku pritshmëritë janë të larta dhe kërkojnë që angazhimi dhe eficenca e Policisë së Shtetit të jenë maksimale. Siguria, parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, veprimi i shpejtë institucional dhe shërbimi i gatshëm ndaj qytetarëve janë pika që udhëheqin çdo strukturë të Policisë së Shtetit në përmbushje të misionit të tyre.

Pritshmëritë e qytetarëve dhe institucioneve, të cilave u janë shtuar edhe ato të turistëve të shumtë nga mbarë bota, janë më të larta se kurrë dhe me plot të drejtë. Dua t’i siguroj të gjithë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë. Siç kemi bërë publike nëpërmjet njoftimeve për shtyp apo inspektimeve në terren, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus:

Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane;
Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe;
Parandalimin e ndotjes akustike;
Parandalimin e ndotjes së mjedisit;
Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme;
Parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje.

Në këtë kuadër, dua të ndaj me publikun dhe të paraqes para çdo strukture policore disa pika që janë të panegociueshme dhe prioritare për ditët, javët e muajt në vazhdim:

Lirimi nga zaptimet arbitrare i hapësirave të përbashkëta publike në të gjitha qytetet e mëdha, është një detyrë e pandashme për çdo strukturë të policisë. Hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë. Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga cilado strukturë e policisë që ka për detyrë të parandalojë apo godasë këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit.

Bashkitë, komunitetet dhe qytetarët i ftoj të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe të denoncojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë çdo rast indiference apo abuzimi nga ana e punonjësve të policisë apo çdo strukture tjetër inspektimi që ka për detyrë kontrollin e territorit. Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal.

Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj. Shefat e komisariateve dhe drejtuesit e strukturave që kanë përgjegjësi për territorin do të jenë personalisht përgjegjës për rastet kur evidentohen ndërtime pa leje, zaptime të pronave, bllokime rrugësh, kthim i hapësirave komunitare në parkingje private, apo çdo abuzim me mjedisin, veçanërisht në zonat e mbrojtura.

Është e natyrshme që kur diçka e tillë ndodh, aty për aty ne të vihemi në lëvizje nga qytetarët, por është e papranueshme që ne të vihemi në lëvizje pasi abuzimi është bërë mal në sytë e të gjithë komunitetit dhe vetëm struktura pergjegjese nuk e ka marrë vesh akoma. Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet e paprecedenta të konstatuara mu në qendër të Thethit, kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të kryer një hetim të thelluar disiplinor, ku paraprakisht ju informoj se shefi i Stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedura disiplinore për shkelje të rëndë.

Besoj se ky funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm e ka zgjedhur rrugën e vet për të mos qenë më pjesë e Policisë së Shtetit, nuk gjej dot asnjë arsye që ai ta veshë me uniformën blu - pavarësisht denoncimit të bërë nga Policia në prokurorinë e Shkodrës, konkretisht referimi për ndërtimet pa leje në një zonë të mbrojtur, fatkeqësisht për këtë rast në mënyrë të çuditshme Prokurorja e çështjes u mjaftua me mosfillim procedimi. Gjithashtu, ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistit të krimeve, të cilët po njësoj, nuk e meritojnë të jenë më pjesë e trupës së Policisë së Shtetit.

Dua të jem shumë i qartë. Pavarësisht se Policia e Shkodrës ka bërë detyrën e vet duke referuar në prokurori çështjen e atij kompleksi të tërë ndërtimi pa leje mu në mes të një zone të mbrojtur, kjo as nuk ia heq përgjegjësinë Drejtorisë së Qarkut të Shkodrës për ndërtimet pa leje në Theth, që fatkeqësisht doli se nuk ishin një e dy dhe as nuk mund të mbetet përgjegjësi e përveçme e një shefi stacioni, e një inspektori zone apo e një specialisti krimesh. Jo, kjo nuk do të ndodhë as në këtë rast dhe në asnjë rast të ngjashëm nëse do të ketë. Prandaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe bashkë me të edhe Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Nëse shefi i komisariatit nuk do të dijë jo se sa veprime pa leje mbi territorin janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por deri edhe se sa karrige lokalesh jashtë apo çadra plazhi të lejuara ka në territorin e mbuluar prej strukturës së tij, atëherë ai nuk do të rrijë më në atë detyrë. Por ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti!

I ftoj edhe njëherë qytetarët që çdo rast abuzimi, neglizhence apo sjelljeje të papërshtatshme nga punonjësit e Policisë ta denoncojnë menjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Të nderuar qytetarë! Bashkërisht mund të largojmë përfundimisht kulturën e heshtjes dhe të mosveprimit dhe ju siguroj se nuk jam vetëm unë, po jemi shumë në Policinë e Shtetit që i presim me shumë përkushtim denoncimet tuaja për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë.

policia shkoder

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës