LIVE UPDATES
Aktualitet

Liderët globalë të telekomunikacionit bashkojnë forcat për të reformuar industrinë përmes API-ve të rrjetit

Nisma do të ndihmojë në implementimin dhe aksesin ndaj API-ve të përbashkëta nga shumë ofrues të shërbimeve të telekomunikacionit, duke krijuar kështu një ekosistem më të gjerë të platformave të zhvilluesve.

16 Shtator 2024, 15:57 Nga r.ll
Liderët globalë të telekomunikacionit bashkojnë forcat
foto ilustruese

TIRANË- Më datë 13 shtator, disa nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit në botë, duke përfshirë América Móvil, AT&T, Bharti Airtel, Deutsche Telekom, Orange, Reliance Jio, Singtel, Telefonica, Telstra, T-Mobile, Verizon dhe Vodafone, së bashku me Ericsson, njoftuan për një nismë të re për të kombinuar e shitur në shkallë globale API-të e rrjetit (Application Programming Interfaces – Ndërfaqet e Programimit të Aplikacioneve). Kjo do të nxisë më tej inovacionin në shërbimet dixhitale. Pjesë e marrëveshjes historike është edhe themelimi i një kompanie, e cila do të krijojë mundësi të reja monetizimi për industrinë.

API-të e rrjetit shërbejnë për të pasur qasje, për të përdorur e paguar lehtësisht për kapacitetet e rrjetit. Nisma do të ndihmojë në implementimin dhe aksesin ndaj API-ve të përbashkëta nga shumë ofrues të shërbimeve të telekomunikacionit, duke krijuar kështu një ekosistem më të gjerë të platformave të zhvilluesve.

Rrjetet moderne të telefonisë mobile kanë kapacitete të avancuara dhe inteligjente, të cilat historikisht kanë qenë të paarritshme për zhvilluesit. Për më tepër, këta të fundit e kanë pasur të vështirë të integrojnë kapacitetet e ndryshme të qindra operatorëve individualë të telekomunikacionit. Kompania e sapoformuar do të kombinojë API-të e rrjetit në nivel global, me vizionin që aplikacionet e reja të funksionojnë kudo dhe në çdo rrjet, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për zhvilluesit që të inovojnë.

Margherita Della Valle, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit Vodafone, tha se: “API-të e rrjetit po reformojnë industrinë tonë. Ky partneritet do t’iu mundësojë bizneseve e zhvilluesve të përdorin fuqinë kolektive të rrjeteve tona globale, për të zhvilluar aplikacione që nxisin rritjen, krijojnë vende pune dhe përmirësojnë shërbimet publike. Ashtu si 4G-ja dhe telefonët smart i bënë aplikacionet pjesë integrale të jetës sonë të përditshme, ashtu edhe fuqia e rrjetit tonë 5G do të stimulojë valën e ardhshme të shërbimeve dixhitale.”

Kapacitetet e avancuara të rrjetit do të hapin kufirin e ardhshëm në zhvillimin e aplikacioneve dhe do të fuqizojnë zhvilluesit t’i përdorin ato në shumë sektorë si verifikimi i mashtrimit për transaksionet financiare dhe aftësinë për të kontrolluar statusin e pajisjes që ofruesit e transmetimit të mund të rregullojnë në mënyrë dinamike cilësinë e videos.

Operatorë të tjerë të telekomunikacionit inkurajohen të bashkohen me kompaninë e re, duke nxitur më tej industrinë dhe përvojën e zhvilluesve dhe duke lejuar të gjithë pjesëmarrësit të përfitojnë nga një mundësi e re për të siguruar të ardhura, si operatori i telekomunikacionit Three Sweden (Hi3G Access), i cili është tashmë në diskutime për t’iu bashkuar nismës.

Mbyllja e transaksionit pritet të ndodhë në fillim të vitit 2025, në varësi të miratimeve rregullatore dhe kushteve të tjera. Pas mbylljes së transaksionit, kompania Ericsson do të zotërojë 50% të kapitalit në sipërmarrje, ndërsa ofruesit e telekomunikacionit do të zotërojnë 50% në total.

Si gjithmonë Vodafone mbetet pioner i zhvillimeve të mëdha teknologjike, gjithmonë i hapur ndaj çdo lëvizjeje që kontribuon në reformimin dhe rritjen e industrisë së telekomunikacionit.

lideret globale te telekomunikacionit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet