LIVE UPDATES
Aktualitet

"41 sekrete", Ben Blushi nxjerr në treg librin e ri: Personazhe të njohur e të panjohur më rrëfyen të fshehtat e tyre

41 sekrete titullohet libri më i ri që Blushi shkruan se nuk do të jetë novelë, as roman, as një ese por një libër i mbushur me personazhe të njohur e të panjohur, të cilët janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë në 100 vitet e fundit.

3 Nëntor 2022, 19:39 Nga e.k
"41 sekrete", Ben Blushi nxjerr në treg librin e ri: Personazhe
Ben Blushi

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi i ka prezantuar ndjekësit ditën e sotme me librin më të ri të tij, i cili siç thotë dhe autori është plot sekrete. 41 sekrete titullohet libri më i ri që Blushi shkruan se nuk do të jetë novelë, as roman, as një ese por një libër i mbushur me personazhe të njohur e të panjohur, të cilët janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë në 100 vitet e fundit.

"Ata janë të njohur, të panjohur, burra, gra, të afërm, të huaj, njerëz që i dua, që me duan, që s’më duan ose që nuk kam pse t’i dua, janë të famshëm, të suksesshëm apo të dështuar, janë në punë, pa punë, në pension, janë aktivë, janë në luftë, janë sulmues, të sulmuar apo viktima, janë njerëz që shijojnë shkëlqimin e së tashmes apo yjet e të shkuarës, që jetojnë në errësirën apo perëndimin e një shoqërie të mbushur me kontraste dhe zhgënjime apo janë njerëz, jetët e të cilëve janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë në 100 vitet e fundit. Ata më kanë besuar të fshehtat e tyre të mëdha ose të thjeshta, që nga histori tragjike familjare deri tek mënyra se si flenë dhe çfarë mendojnë, prandaj dhe unë i falenderoj pa kushte. Në disa raste ata kanë treguar jo vetëm pjesë nga jeta e tyre, por edhe pjesë nga jeta ime çka e bën këtë botim edhe më të dashur për mua. Seicilin prej tyre e kam fotografuar duke bashkuar në një, fotografinë me rrëfimin", shkruan Blushi.

Ish-deputeti i ka mbajtur sekret persoanazhet që janë pjesë e liberit duke i lënë lexuesit pezull deri më datë 14 nëntor ku libri do të jetë pjesë e Panairit të Librit. 

POSTIMI I BEN BLUSHIT:

Sot libri im i ri ka shkuar në shtypshkronjë. Është një libër që nuk besoja se do ta shkruaja ndonjëherë. Nuk është roman, nuk është novelë, nuk është ese, nuk është album fotografik. Ky është një libër me sekrete dhe prandaj nuk di në çfarë kategorije ta përfshi. Dhe meqë është një libër sekretesh nuk mund ta mbaj më sekret.
Libri quhet “41 Sekrete” Libri ka 41 personazhe të cilët kanë 41 sekrete. Ata janë të njohur, të panjohur, burra, gra, të afërm, të huaj, njerëz që i dua, që me duan, që s’më duan ose që nuk kam pse t’i dua, janë të famshëm, të suksesshëm apo të dështuar, janë në punë, pa punë, në pension, janë aktivë, janë në luftë, janë sulmues, të sulmuar apo viktima, janë njerëz që shijojnë shkëlqimin e së tashmes apo yjet e të shkuarës, që jetojnë në errësirën apo perëndimin e një shoqërie të mbushur me kontraste dhe zhgënjime apo janë njerëz, jetët e të cilëve janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë në 100 vitet e fundit. Ata më kanë besuar të fshehtat e tyre të mëdha ose të thjeshta, që nga histori tragjike familjare deri tek mënyra se si flenë dhe çfarë mendojnë, prandaj dhe unë i falenderoj pa kushte. Në disa raste ata kanë treguar jo vetëm pjesë nga jeta e tyre, por edhe pjesë nga jeta ime çka e bën këtë botim edhe më të dashur për mua. Seicilin prej tyre e kam fotografuar duke bashkuar në një, fotografinë me rrëfimin. Libri “ 41 Sekrete” botohet nga Shtëpia Botuese Pegi dhe me këtë rast dua të falenderoj botuesen Loreta Berhami dhe gjithë stafin e saj të përkushtuar që më bindën pas gati dhjetë vitesh të ndryshoja botues, cka nuk ishte një vendim i lehtë për mua. Jam i sigurt që askush nuk do më pyesë pse 41 sekrete dhe jo 44 apo 51, por meqë nuk po më pyesin po e them vetë. Më pëlqen numri 41 për shkak të ngjashmërisë anatomike që ka numri 4 me numrin 1. Janë si dy shkopa me sqep dhe qëndrojnë bashkë në mënyrë simetrike. Natyrisht libri do jetë në Panairin e Nëntorit, pas dy javësh, ku unë vij gjithmonë për të blerë librat e të tjerëve apo për të dhuruar librat e mi. Meqë ra fjala, 41 personazhet, bashkë me kopertinën janë ende sekret, të paktën deri ditën që “41 Sekretet” do dalin nga shtypshkronja Pegi.

ben blushi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës