6 Korrik 2023, 16:14
Nga m.s
Mexhit Picari
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, i cili i mori jetën ish-dhëndrit dhe 30 vite burg për vajzën e tij. Babë e bijë u akuzuan se bashkëpunuan për vrasjen e Kudret Saliajt, më 4 qershor të 2021.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Paraditen e 4 qershorit, Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj, ishin nisur së bashku nga Vora për në Gjykatën e Tiranës, ku dhe kishin seancën e pestë të divorcit të Dhuratës.
Sipas prokurorisë, ata kanë vëzhguar për të parë Kudret Saliajn në ambientet e gjykatës dhe rrotull saj. Pas seancës në Gjykatën e Tiranës, Saliaj dhe avokati i tij ishin ulur në një kafe dhe vetëm disa metra më tutje ndodhej edhe ish-bashkëshortja e tij. Sapo i ka parë të ulur, Picari i cili ka qenë më herët ish-efektiv burgjesh, qëlloi 5 herë në drejtim të ish- dhëndrit 41-vjeçar duke e lënë të pajetë.
Procedurat e divorcit dhe akuza për dhunë në familje dhe tradhti bashkëshortore
Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij, pasi ky i fundit kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshorten, me të cilën ka tre fëmijë. Ai dhe familja e tij e akuzonin për dhunë në familje dhe për tradhti bashkëshortore.
Dhurata Saliaj ka thënë se bashkëshorti me vjehrrën e kishin larguar me dhunë nga shtëpia, dhe se kishin nxitur fëmijët të mos qëndronin me të. Fëmijët jetonin në shtëpitë e të atit ndërsa Dhurata në shtëpinë e familjes. Babai i saj, pasi u arrestua nga policia, ka thënë se e kreu aktin e rëndë për dinjitetin e vajzës së tij.
mexhit picari
Aktualitet
6 Korrik 2023, 16:06
A.B
Ambulance
KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Borizanë të Krujës ku dy banorë janë dhunuar r...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 16:02
A.B
Kadastra
VLORË- Ndryshime në Kadastrën e Vlorës. Pas kalimit të shërbimeve online, kanë ndodhur ndryshime në drejtu...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 15:35
m.s
studenti i Mjekesise qe akuzon deputetet
TIRANË- Një moment i sikletshëm ka ndodhur mesditën e sotme ndërmjet deputetëve dhe...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 15:21
m.s
foto ilustruese
FIER- Fermerët e Boçovës ankohen se po shkojnë drejt falimentimit, ndërsa thonë se prodhimet e tyre po tha...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 15:25
A.B
Ferdinando Muollo
DURRËS-Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar 16 pasuritë e italianit, Ferdinando Muollo-s, i cili dyshohet se është...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 15:09
A.B
Nisma ligjore, e cila parashikon një marrëveshje paraprake me studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në 5 vite ...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 14:53
A.B
Mira Rakacolli
TIRANË- Protesta e studentëve të mjekësisë ishte në fokus të debateve të ditës së sotme. N...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 14:17
Dosja.al
Muaji korrik shënon fluksin e lartë të bizneseve që masivisht i drejtohen portalit e-Albania për të depozituar bilancet vje...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 14:09
f.i
droga e sekuestruar
LEZHË- Katër të rinj janë arrestuar gjatë kontrolleve në Lezhë e Kurbin. Në Kurbin u vu n&...
Aktualitet
6 Korrik 2023, 14:09
A.B
Florian Selimi
FIER- Ditën e sotme është dhënë vendimi nga Gjykata e Fierit për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi n...