LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zhurma e 3-vjeçarit nxit sherr në Tiranë/ Fqinjët nxjerrin armët te "Kodra e Diellit", një i plagosur

• Plagosje me armë zjarri tek Kodra e Diellit 2 në Tiranë. • Konflikti i raportuar i pari nga Dosja.al, nisi për shkak të zhurmës së krijuar nga një 3-vjeçar. •Rreth orës 22.00, bashkëshortja e të plagosurit, Jonian Shehu, u përfshi në një debat me autorin Olsi Bllaci. •Sipas saj, djali tre vjeç i familjes Bllaci shkaktonte shurmë, duke shqetësuar djalin e saj dy vjeç, i cili ishte në gjumë. •Më pas, gruaja është ankuar te bashkëshorti i saj Jonian Shehu, ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar. •Më pas, dy burrat janë konfliktuar, ku autori Olsi Bllaci ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun Jonian Shehun.•Plumbat e kapën Shehun, një në bark dhe një në këmbë. Ai ndodhet i shtruar te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën. • Autori, ndodhet ende në arrati ndërsa policia ka nisur punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

3-vjeçari bënte zhurmë! Zbardhet sherri mes fqinjëve tek Kodra e Diellit, autori i ofendoi gruan Shehut dhe e plagosi

Zhurma e 3-vjeçarit nxit sherr në Tiranë/ Fqinjët nxjerrin
Foto ilustruese

TIRANË- Shkak për sherri mes dy fqinjëve në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë është bërë zhurma e një fëmijë 3-vjeçar. Ky i fundit, djali i autorit të ngjarjes, Olsi Bllaci ka sjellë shqetësime për familjen që jetonte një kat sipër tyre. Fillimisht ka dalë gruaja e të riut që mbeti i plagosur, Jonian Shehu, 37 vjeç dhe ka debatuar me Bllacin. Pas sherri me fqinjin, ajo është ankuar të bashkëshorti i saj, të cilit i kishte thënë se Bllaci e kishte ofenduar.

Fjalët e gruas kanë bërë që Shehu të shkojë e t’i kërkojë llogari Bllacit, por ky i fundit e ka pritur me armë zjarri.

Olsi Bllaci ka nxjerrë armën e zjarrit, tip pistoletë, që e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba në drejtim të Jonian Shehut. Ky i fundit ndodhet ende në spitalin e Traumës pasi ka marrë një plumb në bark dhe një këmbë. Autori është arratisur dhe është shpallur në kërkim.

3 VITE ME PARE

Plagosja me armë zjarri tek Kodra e Diellit, Policia jep DETAJE: Kemi identifikuar autorin

Zhurma e 3-vjeçarit nxit sherr në Tiranë/ Fqinjët nxjerrin
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacion në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pas sherrit mes fqinjëve. Sipas informacionit zyrtar, i plagosur ka mbetur 35-vjeçari Jonian Shehu, ndërkohë që i dyshuari kryesor për ngjarjen, Olsi Bllaci është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori. Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Zbulohet kush është i plagosur me armë zjarri tek Kodra e Diellit, autori në kërkim (EMRAT)

Zhurma e 3-vjeçarit nxit sherr në Tiranë/ Fqinjët nxjerrin
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohet emri i të plagosurit dhe të dyshuarit kryesor lidhur me ngjarjen e ndodhur me armë zjarri tek Kodra e Diellit. I plagosur ka mbetur Jonian Shehu, 37 vjeç, i cili është dërguar për të marrë ndihmën e shpejtë në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që si autori i plagosjes dyshohet se është fqinji i tij, Olsi Bllaci. Ky i fundit është shpallur në kërkim, por ende nuk është kapur. 

3 VITE ME PARE

Sherr mes komshinjve tek Kodra e Diellit, një i plagosur me armë zjarri. Ç'ndodhi?

Zhurma e 3-vjeçarit nxit sherr në Tiranë/ Fqinjët nxjerrin
Foto ilustruese

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes tek Kodra e Diellit 2. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur nga një konflikt mes dy komshinjëve. Njëri ka plagosur tjetërin me armë zjarri, por i lënduari është fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

plagosje tek kodra e diellit tirane jonian shehu olsi bllaci

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës