LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë njëri-tjetrin pas një konflikti në lokal, njëri prej tyre kishte fëmijën për dore në momentin e vrasjes

• Vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Kavajë, e gjitha në sy të një fëmije. • Pasditen e sotme, në zonën e njohur si kthesa e valutës, jashtë një lokali, 43-vjeçari Edmond (Armand) Gosa ka qëlluar me thikë Altin (Sali) Rexhën nga Kukësi. • Në momentin e sulmit, 43-vjeçari Rexha ka qenë me një fëmijë përdore. E pas sulmit me thikë ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar agresorin e tij. • Pas përplasjes mes tyre, të dy kanë qenë me shenja jete, ndaj dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por nuk u kanë mbijetuar dot plagëve të marra. • Deri më tani raporohet se sherri mes tyre ka nisur që 3 ditë më parë, por motivet nuk dihen. • Të dy viktimat, mësohet se kanë precedentë kriminalë, e po ashtu që të dy kanë ndërruar identitetin e tyre. • Ndaj dhe aktualisht, uniformat blu po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

S'e kishte herën e parë! Njëri nga viktimat në Kavajë ishte dënuar edhe më parë, vrau të riun me kazmë

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Pamje nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Edmond (Armand) Gosa është një prej dy 43-vjeçarëve që mbeti viktimë nga konflikti të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë, ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Raportohet se edhe më parë, 43-vjeçari kishte plagosur me kazmë edhe një person tjetër të identifikuar si Gent Gjuzi. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e sulmit të Gosës, ndërsa ky i fundit përfundoi në burg.

Ndërkohë që pasditen e sotme, Gosa ka "goditur" sërish, pasi sulmoi me thikë Sali Rexhën, 43-vjeçari nga Kukësi iu përgjigj duke e qëlluar me armë zjarri. Si pasojë, të dy humbën jetën.

3 VITE ME PARE

“Pyeta këtë djalin dhe më tha janë vrarë dy djem”/ Banorët të tronditur nga vrasja e dyfishtë në Kavajë: U trishtova, ishin të rinj!

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Banorët e zonës

KAVAJË- Vrasja e dyfishtë në Kajavë ka tronditur qytetin. Edmond Gosa alias Armand Gosa plagosi me thikë Altin Rexhën alias Sali Rexha, ndërsa ky i fundit reagoi duke e plagosur me armë zjarri. Si pasojë të dy ndërruan jetë, një në spitalin e Kavajës, tjetri në Durrës.

Një banor është shprehur për gazetarët se i njihte të dy viktimat.

“Si nuk jemi tronditur? Kavaja është qytet i qetë s’ka ndodhur ndonjëherë, kurrë në botë. Janë nga Kavaja, si fytyra i njohim. Të jem i sinqertë nuk di gjë a kanë pasur konflikte apo jo. Nuk di gjë fare,”- u shpreh një banor. Ndërsa një tjetër banor i zonës, që nuk ishte në vendin e ngjarjes, por më pas shkoi për të parë çfarë kishte ndodhur, tha se ngjarje të tilla janë shumë të rralla në Kavajë. 

“Çfarë të them unë? Unë u befasova se u bëra kurioz se ne shqiptarët jemi pak kuriozë për çdo gjë që ndodh. Pyeta këtë djalin dhe më tha janë vrarë dy djem. U trishtova. Të ikin mosha e re kështu. Sido që të ishte puna nuk shkohet deri në atë përfundim, djem të rinj. Mund t’i njoh si fytyra, por nuk i njoh se këta janë djem të rinj besoj. Ne njohim moshën tonë në përgjithësi. I trishtuar shumë jam, Zoti i ruajtë të tjerët dhe Zoti i dhëntë forcë familjeve të tyre. Mos na ndodhin ngjarje të tilla më se qyteti jonë është qytet i qetë. Nuk ka pasur këto fenomene. E shumta një zënkë, para ’90. Kanë ardhur nga ana-anës dhe është përzier qyteti jonë,”- tha banori.

3 VITE ME PARE

FOTOT- Këto janë 43-vjeçarët që mbeten të vdekur nga konflikti në Kavajë

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Pamje nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Dalin fotot e dy personave që mbetën të vdekur jashtë një lokali pasditen e sotme në Kavajë. Euronews Albania ka siguruar foton e dy 43-vjeçarëve, Armand Gosa dhe Sali Rexha, që vranë njëri-tjetrin me thikë dhe me armë zjarri.

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Armand Gosa

Konflikti mes tyre nisi 3 ditë më parë dhe u takuan sërish sot për t’u sqaruar. Fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Sali Rexha

Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë. 43-vjeçari nga Kukësi, në momentin e vrasjes kishte për dore djalin e tij. Fatmirësisht i mituri shpëtoi pa lëndime nga përplasja mes të rriturve.

3 VITE ME PARE

Konflikti nisi 3 ditë më parë/ DETAJE nga vrasja e 2fishtë në Kavajë, Gosa njihej si i alkoolizuar, kishte sherr edhe me të tjerë

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Pamje nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Konflikti mes Edmond (Armand) Gosës dhe Altin (Sali) Rexhës ka nisur vetëm për një "pse më sheh?". Kështu pretendon një prej dëshmitarëve të vrasjes së dyfishtë, pasditen e sotme në Kavajë. Deri më tani raportohet se sherri mes tyre ka nisur 3 ditë më parë. Sot, ata u takuan sërish për t’u sqaruar, por fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

Kanë qenë pikërisht ngacmimet që Edmond Gosa ka bërë kundrejt Sali Rexhës, kanë sjellë precipitimin e konfliktit, deri në përdorimin e armëve. Megjithatë ky version është i mësuar nga burime jozyrtare, pasi Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. Edmond (Armand) Gosa njihej si një konsumues i alkoolit, ndaj dhe edhe më herët ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë.

3 VITE ME PARE

“Kishte fëmijë përdore”, flet dëshmitari i sherrit me 2 viktima në Kavajë: Sherri mes tyre nisi për një "pse më sheh?"

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Dëshmitari

KAVAJË- Dy persona humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri dhe thikë, pasditen e sotme në qytetin e Kavajës. Një banor i zonës tregoi në një intervistë për "TvKlan" se viktimat ishin konfliktuar edhe disa ditë më parë për arsye banale. Sipas tij, sherri mes tyre kishte nisur për një "pse më sheh?".

Ai u shpreh se njëri nga viktimat, Altin Rexha kishte fëmijën e vogël përdore kur është konfliktuar me Altin Gosën, i cili e ka qëlluar me thikë.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Dëshmitari: Nuk e di. Problem nuk kanë pas, sherr koti. Pse hap sytë? E di që kanë pas njëherë dhe nuk kanë arrit ta mbyllin”.

Sherri ndodhi pranë shtëpisë së njërit prej viktimave apo jo?

Dëshmitari: Njëri ishte me fëmijë në dorë madje.

Cili?

Dëshmitari: Ai malësori, s’ja di emrin. Janë të ardhur. Po bisedonin, i pamë. Edhe me gocën për dore, është e vogël, edhe kërciti. Aaa e ka pasur çun. Dëgjuam krisma, ai me thikë. Njëri u shtri këtu.

Dëgjuat të shtënat?

Dëshmitari: Po moj, 4 plumba. Mirë që s’më kapi ndonjë mua. Kavajsi pati thikë, e mbyti atë me thikë. Ai tjetri me armë, film.

Kishte pistoletën me vete?

Dëshmitari: Po me vete se kishin bërë debat, kavajasi shumë i fuqishëm, ai tjetri ishte me fëmijë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 2-fishtë në Kavajë, 43-vjeçari nga Kukësi kishte ndërruar emrin, Policia SQAROHET: Në dokumente e ka Sali Rexha

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Pamje nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se një nga viktimat e ngjarjes së dyfishtë në Kavajë ka ndërruar emrin. Sipas Policisë, Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe me dokumenta njihet si Sali Rexha. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Informacion shtesë

Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha.

3 VITE ME PARE

'Ndërruan jetë në spital'/ Vrasja e dyfishtë në Kavajë, Policia SQARON: Gosa plagosi me thikë Rexhën, ky e qëlloi me armë

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Vendi i ngjarjes

KAVAJË- Policia e Shtetit ka sqaruar dinamikën e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në orët e mbasdites te kryqëzimi i valutës. 

43-vjeçari, Edmond Gosa plagosui me thikë Altin Rexhën, 43 vjeç, ndërsa më pas, ky i fundit e ka plagosur me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra të dy personat e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

3 VITE ME PARE

VRASJA e dyfishtë në Kavajë! PAMJET e para nga vendi i ngjarjes, i vihet shiriti lokalit (VIDEO)

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Vendi i ngjarjes

KAVAJË- Këto janë pamjet e para nga kryqëzimi i valutës në Kavajë, aty ku u konfliktuan dy persona e më pas ndërruan jetë. Policia dhe grupi hetimor i ka vënë shiritin lokalit ku Altin Rexha dhe Edmond Gosa u konfliktuan me njëri-tjetrin. Për fat të keq, dy 43-vjeçarët ndërruan jetë në spitale të ndryshme, njëri në atë të Durrësit e tjetrit në atë të Kavajës. 


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

EMRAT- Zbulohen identitetet e viktimave, kush u vra brenda lokalit në Kavajë

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Pamje nga Kavaja

KAVAJË- Zbulohen identitetet e viktimave që humbën jetën nga një përplasje në një lokal në Kavajë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë humbur jetën Edmond Gosa, nga Kavaja dhe Altin Rexha, nga Kukësi. 

3 VITE ME PARE

DETAJET e para nga sherri brenda lokalit, një nga viktimat ishte nga Kukësi, MISTER pse shkoi në Kavajë

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Pamje nga lokali

KAVAJË- Një konflikt i çastit brenda një lokali ka shkaktuar 2 viktima. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar fillimisht verbalisht me njëri-tjetrin dhe më pas janë nxjerrë armë zjarri dhe thikë. Si pasojë kanë ndërruar jetë A.R nga Kukesi dhe E.G nga Kavaja. Njëri ka ndërruar jetë në spitalin e Kavajës, e tjetri në Durrës. 

3 VITE ME PARE

Thellohet bilanci në Kavajë, 2 viktima 

E rëndë në Kavajë! 2 të rinjtë vranë
Foto ilustruese

KAVAJË- Thellohet bilanci i përplasjes me armë zjarri që ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë. Deri më tani raportohet se si pasojë e përplasjes me armë zjarri që ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, janë shënuar 2 viktima. Akoma nuk ka një njoftim nga ana e Policisë së Shtetit lidhur me çfarë ka ndodhur në ambientet e një lokali.  

kavaje edmond gosa altin rexha vrasja e dyfishte ne kavaje

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!