7 Tetor 2022, 10:28
Nga F.M
Foto Ilustruese
SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! Denoncimi është bërë nga një 42-vjeçar, me inicialet A.B., i cili ka telefonuar policinë e ka treguar se persona të paidentifikuar i kanë qëlluar me armë zjarri në momentin që udhëtonte me një mjet të llojit "Toyota". Ngjarja, sipas denoncimit të bërë, ka ndodhur rreth orës 02:00. 42-vjeçari ka treguar se mjetin e kishte marrë me qira dhe se nga të shtënat nuk ka mbetur i lënduar.
Plumbat kanë arritur t'i shkaktojnë vetëm dëme materiale në mjetin në të cilin ai ndodhej. Ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarjeje apo shkaqet që mund t'i kenë shtyrë për të bërë këtë pritë. Pritet grumbullimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së zonës për të hedhur më shumë dritë mbi autorët e ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
atentat ne shkoder
Aktualitet
7 Tetor 2022, 10:19
A.B
Kontroll
TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia. I riu është ndaluar për kontroll ...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 10:17
F.M
Vendi ku ndodhi sherri
VLORË- Plagosja e tre personave me thikë në berberhanen në Vlorë ka ndodhur pas një sherr të nisu...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 10:14
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Goditet ‘industria’ e marijuanës në Itali. Operacioni është zhvilluar nga njësia e polici...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 10:09
k.m.
Hekuran Marku
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 12 vite burg për ...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 10:02
k.m.
Foto ilustruese
ATHINË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos u emërua Dokto...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 10:05
A.B
Lefter Koka
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në masën 'arrest me burg' ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ish-ministri dhe...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 09:59
F.M
Ariana Gumbardhi Caco
TIRANË- Ariana Gumbardhi Caco, një nga anëtarët e trupës së pocesit për dosjen ’21 janarin&r...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 09:56
A.B
Leonard Palushi
TIRANË- Ish shefi i krimeve i policisë Elbasan i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë pë...
Aktualitet
6 Tetor 2022, 23:58
F.M
Spitali i Durrës
DURRËS- Një 50-vjeçar me inicialet B.F., ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm. Ngjarja mësohet t&eu...
Aktualitet
7 Tetor 2022, 09:31
A.B
Hektor Psatha
TIRANË- Personi në foto është Hektor Psatha, 44-vjeçari i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në...