20 Korrik 2022, 12:25
Nga A.B
Ramzan Rraja
TIRANË- Ramazan Rraja ka reaguar pasi policia kërkoi dëshminë e tij për masakrën të mbikalimi i Fushë Krujës. Për 'News24', Rraja ka mohuar të ketë lidhje me masakrën e ndodhur më 17 korrik në Fushë Krujë. Ai është shprehur se nuk ka aspak lidhje me krimin që ka ndodhur pasi është ashtë Shqipërisë, ndërsa shton se kur ka qënë ka vizituar vetëm familjen. Po ashtu, ai akuzon policinë se po e sulmon qëllimisht dhe po e akuzon për çdo krim të mundshëm.
“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Për shtatë muaj në Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 ditë kur kam vizituar familjen. Policia po më sulmon qëllimisht pasi jam nip i deputetit, më akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja për News24.
Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë në pyetje 6 persona të cilët mund të kenë dijeni për masakrën e Fushë-Krujës e cila ndodhi mesditën e 17 korrikut. Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Gentian Reci, Indrit Dokle, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimit, janë personat të cilët kërkohen që të merren në pyetje.
Ç'ka ndodhur në Fushë Krujë?
Tre ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.
masakra e fushe krujes ramazan rraja
Aktualitet
20 Korrik 2022, 12:24
d.a.
armet e sekuestruara
ITALI- Me urdhër të Prokurorit Publik të Livornos, Karabinierët e Njësisë Hetimore të Departamentit...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 12:25
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, rreth orës 11:25, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e katërt të...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 12:29
e.k
Foto ilustruese
VLORË- Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për 37 vjecarin Vitrin Çoba...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 12:11
A.B
Avokati i Popullit
TIRANË- Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit është shtyrë për në shtator. Pavarësisht zhvi...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 12:10
d.a.
Policia italiane
ITALI- Një aksion i rëndësishëm antidrogë nga ushtarët e Guardia di Finanza të Veronës të cil...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 12:06
SPAK
TIRANË-Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet dhe punën për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshit&eu...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 12:02
A.B
Jurida Bajraktari
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën të pezullojë nga detyra Jurida Bajraktarin – ndihm&...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 11:54
A.B
Ambulance
VLORË- Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e sotme në brendësi të një pallati në Vlor&eum...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 11:48
A.B
Kanabis ne Tropoje
TROPOJË- Dy persona janë arrestuar në Tropojë pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitetin e l...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 11:48
A.B
E-albania
Prej disa ditësh sistemi e-Albania, platforma e qendërzuar e ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, bizne...