Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në njoftim theksohet se Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.
TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje mediave audiovizive, të shkruara e online që të mos publikojnë asnjë të dhënë apo e-mail që ka 'rrjedhur' nga databaza sekrete si pasojë e sulmeve iraniane. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit shkruan se në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë e do të ndiqen penalisht. Në njoftim theksohet se Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Në zbatim të vendimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të datës 19.09.2022, për sekuestrimin e të dhënave, në kuadër të procedimit penal Nr.5430 të vitit 2022, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve” bëjmë me dije mediat dhe opinionin publik se:
Me vendimin e datës 19.09.2022, Prokuroria ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, vendim ky në zbatim të nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale “Ndalimi i publikimit të aktit”.
Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.
Prokuroria ka ngarkuar Njësinë C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që të grumbullojnë të gjithë informacionin e deritanishëm dhe të ardhshëm të të dhënave objekt sekuestrimi.
Në rast të shkeljes së këtij vendimi nga cilido, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave dhe të opinionit publik, pasi publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë rendin publik dhe sigurinë kombëtare.
Çfarë ndodhi sot?
Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.
Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë
Foto ilustruese TIRANË- Dy persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në nj...
Hajdije Hyseni PUKË- Një qytetare nga Puka me profesion infermiere ka treguar bisedën që ka pasur me kryebashkiun për të cili...
DEA TIRANË- Të tjera e-maile vijojnë të zbardhen pas rrjedhjes së dosjeve sekrete të Policisë së Sh...
Foto Ilustruese HIMARË- Një zjarr në fshatin Shën Vasil të Himarës është ndezur pasditen e sotme. Mësohet...
Ish-Drejtori i Policisë, Gledis Nano dhe ambasadorja Yuri Kim TIRANË- Ish-Drejtori i Policisë, Gledis Nano i përcillte informacion amba...
Gazetari Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha paralajmëron ngjarje të tjera këtë dimër që ende nuk ka nisur. Në...
Ish-drejtori i Policisë Gledis Nano TIRANË- Dokumetet e rrjedhura pas sulmit nga hakerat iranianë kanë zbuluar edhe një sherr t&eu...
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhë...
Foto ilustruese TIRANË- Projekti i 100 fshatrave i nisur nga qeveria Rama si një formë për të përqendruar vëmendjen tek ...
Martirët e komunizimit NEW YORK CITY- Ka pak forma të vuajtjes njerëzore në botë që vendi ballkanik i Shqipërisë nu...