LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri atentat Alban Bruçit. Autori me motor e skafandër

• Ismet Çekorja, 58 vjeç, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 shtator, rreth orës 14:30, në lagjen “Kiras”. • Ismet Çekorja është qëlluar me breshëri plumbash në afërsi të ish-shkollës veterinare. • Sot, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit disa persona, mes tyre edhe Alban Bruçi e babai i tij. • Kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga Policia në bizneset e zonës kanë mundur që të fiksojnë autorin. • Ai ishte me motor dhe me skafandër, duke e fshehur identitetin e tij. •Deri në këto momente nuk ka asnjë autor të dyshuar të këtij krimi dhe pista kryesore që po hetohet është konflikti i djalit të tij që është akuzuar si autor i atentatit Alban Bruçi. • Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas, i cili u shpall në kërkim për atentatin që iu bë 25-vjeçarit Alban Bruçi. • Bajram Çekorja dhe Tonato Fushaj, djali i ish-Presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj qëlluan me breshëri plumbash Bruçin mbrëmjen e 25 gushtit.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasësit e ndiqnin me kamera/ Shkodër, autorët mbikëqyrnin pamjet e sigurisë në lagjen Kiras

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Ismet Çekorja

Hakmarrja është pista kryesore e vrasjes së Ismet Çekorjas në lagjen rus në Shkodër.

Rreth orës 15.00 të së premtes 57-vjeçari doli nga banesa për në market ku bleu disa birra, por nuk mundi dot të kthehej i gjallë në shtëpi. Autorët që dyshohet se kishin akses në kamerat e sigurisë në zonë u afruan me një motor me skafandër dhe qëlluan drejt tij duke e lënë të vdekur.

Në këto kamera sigurie është fokusuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Në polici janë thirrur dëshmitarë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen por ende grupi hetimor nuk ka një emër për ekzekutorin.

Në polici u thirr për të dëshmuar edhe Alban Bruçi ndaj të cilit u bë një atentat më 25 gusht dhe si autor është shpallur në kërkim djali i viktims, Besnik Çekorja së bashku me Tornado Fushën.
Bajram Çekorja ka precendentë të mëparshëm penale dhe rezulton i arrestuar në 2016 për tenativë vrasje si dhe në 2019 si pjesë e një grupi criminal.

4 ditë para vrasjes Ismet Çekorja, doli në një deklaratë për mediat ku i doli në mbrojtje të birit duke thënë se nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Sipas tij familja cekorja po sulmohej nga një grup banditësh të lidhur me njerëz me pushtet./TopChannel

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ismet Çekores në Shkodër, kamerat fiksojnë autorin, ishte me motor dhe me skafandër

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Ismet Çekorja

SHKODËR- Vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të vrasjes së Ismet Çekorjes në lagjen Kiras të Shkodrës, mesditën e djeshme. Disa persona të cilët kanë qenë prezent në momentin e vrasjes së 57-vjeçarit në Shkodër Ismet Çekorja, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit. Mes tyre edhe Alban Bruçin dhe babain e tij.

Sipas burimeve, ka qenë një person i cili e ka thirrur 57-vjeçarin të dalë nga shtëpia dhe më pas e ka qëlluar duke e plagosur rëndë, për të ndërruar më pas jetë në spital. Ndërkohë që kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga Policia në bizneset e zonës kanë mundur që të fiksojnë autorin. Ai ishte me motor dhe me skafandër, duke e fshehur identitetin e tij.

Deri në këto momente nuk ka asnjë autor të dyshuar të këtij krimi dhe pista kryesore që po hetohet është konflikti i djalit të tij që është akuzuar si autor i atentatit Alban Bruçi.

Ismet Çekorja është babai i Bajrma Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. Disa ditë para vrasjes, vetë viktima doli në një deklaratë për mediat mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit. Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet. Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin Policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.

3 VITE ME PARE

“Dikush e thirri për të dalë nga shtëpia”/ Kush e nxori në pritë Ismet Çekorjan? 7 plumba mori në trup, i kushtuan jetën

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Ismet Çekorja

SHKODËR- Ismet Çekorja është vrarë mesditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër. Burime për "AbcNews" bëjnë me dije se 57-vjeçari Ismet Çekorja, është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar. Por ende nuk dihet se si, pasi është ekzekutuar vetëm disa metra jashtë shtëpisë.

"Karremi" mund ta ketë marrë në telefon, ose mund ta ketë thirrur jashtë oborrit, por ende nuk dihet nëse i njëjti person është edhe ekzekutori i tij. Deri më tani mendohet se ekzekutori i 57-vjeçarit ishte një person i vetëm.

57-vjeçari u sulmua me breshëri arme zjarri, por mori 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat i kushtuan edhe jetën. Ndërkohë që aktualisht Policia e Shkodrës ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe pyeti dëshmitarë në zonë për identifikimin dhe më pas arrestimin e vrasësit. Por deri më tani Policia ende nuk e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje.

Ismet Çekorja është babai i Bajrma Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. Disa ditë para vrasjes, vetë viktima doli në një deklaratë për mediat mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit. Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin Policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.

3 VITE ME PARE

Atentati në Shkodër/ Të lara në gjak, shapkat e viktimës ndodhen ende në vendin ku u ekzekutua

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Shapkat e viktimës

SHKODËR- Mesditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër është vrarë Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores, ky i fundit i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit. Në vendin e ngjarjes ndodhen ende forcat e Policisë së Shtetit, ndërsa të lara në gjak janë edhe shapkat e viktimës.  

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Shapkat e viktimës

Disa ditë para vrasjes, vetë viktima doli në një deklaratë për mediat mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit. Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin Policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.

3 VITE ME PARE

Policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Shkodër: Ismet Çekorja ndërroi jetë në spital

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Pamje nga lagjia Kiras

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë mesditë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Ismet Çekorja banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër është qëlluar me breshëri plumbash, ai është nisur drejt spitalit ku dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

3 VITE ME PARE

‘Familjes sime i është qepur shteti dhe bandat’ çfarë tha 4 ditë më parë Ismet Çekorja, sot u vra në Kiras

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Ismet Çekorja

SHKODËR- Ismet Çekorja është personi që u vra sot në Shkodër. Pak ditë më parë, ai ka dhënë një intervistë për mediat disa javë më parë, pasi djali i tij akuzohet për atentatin e Alban Bruçit. Disa ditë më parë ai dha një intervistë për mediat, ku thoshte se djali i tij është i pafajshëm dhe nuk ka dorë në atë atentatin ndaj Bruçit.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time njëkohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time dhe familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera. Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa banditë, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet,”- është shprehur Ismet Çekorja.

Djali i viktimës, Bajram Çekorja është një person me precedent penalë. Në vitin 2019, ai pasi kishte fshehur në apartamentin e tij në zonën e Komunës së Parisit, Barush Bregun, 35-vjeçarin që kërkohej nga drejtësia. Bregu konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe pjesë e grupit kriminal të Bajrave.  

Si ndodhi atentati ndaj Bruçit?

Mbrëmjen e 25 gushtit, Fushaj e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi. Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para me motor dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen. Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas. Ndërsa sot, 8 ditë pas atentatit, Shkodra dëgjoi sërish krisma armësh. Kësaj here më një viktimë. 

3 VITE ME PARE

VD- Vrasja e babait të Bajram Çekorjas në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Vendi i ngjarjes

SHKODËR- Ismet Çekorja, i ati i Bajram Çekorjes është vrarë me armë zjarri ditën e sotme. Dosja.al sjell pamjet nga lagjia 'Kiras', aty ku humbi jetën Çekorja. Vrasja ka ndodhur pranë ish-shkollës veterinare në Shkodër.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. 

3 VITE ME PARE

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, djali iu shpall në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Ismet Çekorja

SHKODËR- Ismet Çekorja është personi që është vrarë këtë mesditë në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kiras të këtij qyteti, pranë ish-shkollës veterinare. Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas, i cili u shpall në kërkim për atentatin që iu bë 25-vjeçarit Alban Bruçi. 

Bajram Çekorja dhe Tonato Fushaj, djali i ish-Presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj janë shpallur në kërkim për atentatin që iu bë Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit. 

Si ndodhi atentati?

Mbrëmjen e 25 gushtit, Fushaj e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi. Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para me motor dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen. Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas.

3 VITE ME PARE

Vritet një person në Shkodër

Vritet babai i Bajram Çekorjas në Shkodër, i riu i bëri
Foto Ilustruese

SHKODËR- Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kiras të këtij qyteti, pranë shkollës ish-Veterinare. Fillimisht u raportua se personi në fjalë ishte plagosur, por ai tashmë ka ndërruar jetë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

vritet ismet cekorja ismet cekorja

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës