Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Abdullah Ameti alias Abdulla Jashari është personi i cili u kap me sasinë e lëndës narkotike.
KUKËS- Policia kufitare Morinë ka arrestuar një 42-vjeçar pasi po transportonte lëndë narkotike. Personi me inicialet A.A, po drejtonte mjetin 'Golf 6'. Pas kontrolleve të ushtruara nga pika kufitare u zbulua se ai kishte në mjet 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Abdullah Ameti alias Abdulla Jashari është personi i cili u kap me sasinë e lëndës narkotike. 42-vjeçari banues në Preshevë do të hetohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Morinë, Kukës/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Risku”. Falë informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia Kufitare Morinë, goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen në hyrje, në PKK Morinë, rreth 5.1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.
Vihet në pranga 42-vjeçari që transportonte lëndën narkotike. Në kuadër të masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas nga Presheva po transportonte një sasi lënde narkotike në drejtim të Shqipërisë, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, operacionin policor të koduar “Risku”.
Në kuadër të operacionit, në PKK Morinë, në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Golf 6”, me drejtues shtetasin A. A., për të cilin disponohej informacion në rrugë operative nga Policia Kufitare. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A. alias A. J., 42 vjeç, banues në Preshevë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Muzeu DURRËS- Muzeu Arkeologjik në Durrës do të mbyllet. Objekti i rëndësishëm i ruajtjes së trashëgimis...
Prokuroria dhe Altin Gega TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 6 pasurive të paluajtshme të Altin Gegës, i ...
foto ilustruese GJERMANI- Media gjermane tvheute.at i ka kushtuar një artikull bandave kriminale shqiptare të cilat sipas saj janë ...
Rrëshqitje dherash SHKODËR- Moti i keq ka sjellë dhe rënie gurësh në aksin rrugor Prekal-Breglumi si dhe në rrugën ...
Porti DURRËS- Në Portin e Durrësit është gjetur një pistoletë. Arma u gjet e fshehur brenda një bidoni vaji që...
Esmin Ferhati GREQI- Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Esmin Ferhati është qëlluar me armë zjarri nga një efek...
AMP POGRADEC- Agjensia së Mbikqyrjes Policore ka ekzekuturar vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec p&e...
Makina VLORË- Mjeti 'Ford' i shkrumbuar në Vlorë, në lagjen “24 Maji”, i përket Lulëzim Karabollit. Policia ...
Policia TIRANË- Leotrim Xhekaj është 30-vjeçari i cili është vënë në pranga nga policia pasi është...
Përdhunuesit e 15-vjeçares LEZHË- Ardjan Gjinkolaj, 18 vjeç është liruar nga burgu kur ka kaluar një vit e gjasht&eu...