Berisha për Lulzim Bashën: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën
6 Dhjetor, 14:...
Aktualitet
VD-I përfshirë në Masakrën e Çoles, arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari Ani Begaj
Arrestohet në Vlorë Ani Begaj, i shumë kërkuari për masakrën e Çoles. Begaj tentoi arratisjen mirëpo u kap nga policia.
7 Korrik 2022, 13:32Nga A.B
Momenti i arrestimit të Ani Begaj
VLORË- I shumëkërkuari për Masakrën e Çoles, Ani Begaj, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Behaj, po udhëtonte me makinën tip Nisan AA 470 UK, bashkë me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Ky person, dyshohet se ishte po ashtu është i shpallur në kërkim.
Policia i bëri me shenjë që të ndalonte, mirëpo Begaj, i dënuar me 35 vite burg, nuk iu bind urdhërit të patrullës së policisë në Lungomare, duke vijuar lëvizjen me mjet. Më pas policia është vënë në ndjekje të makinës që udhëtonte Begaj. Në lagjen 'Pavarësia', ai është futur në një rrugicë pa dalje, duke tentuar arratisjen. Aty është rrethuar nga policia dhe është prangosur. Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur 2 armë zjarri.
SI NDODHI MASAKRA E ÇOLES?
Gjithçka nisi mbrëmjen e 6 prillit të vitit 2015, për një kazino në qendër të qytetit bregdetar të Vlorës. Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj. Limaj lajmëroi Aleksandër Llanaj dhe të rinjtë e lanë që të nesërmen të për tu sqaruar, në një lokal në lagje “Çole”. Në kohën kur janë takuar të rinjtë kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e plumbave mbetën vrarë tre persona, Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj. Në pranga u vunë Aleksandër Llanaj, Bertil Aliaj dhe Ani Begaj.