LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja e 4.6 mln € në Rinas/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit

Apeli ka dënuar me 20 vite burg Klemend Çalën, ndërsa Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, janë dënuar me nga 17 vjet burg secili.

26 Korrik 2023, 11:50 Nga A.B
Grabitja e 4.6 mln € në Rinas/ Apeli i GJKKO lë në fuqi
Foto nga ngjarja

TIRANË-Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit për grabitjen 4.6 milionë eurove në Rinas. Bëhet fjalë për Klement Çala, Eldi Çala, OItjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi.

Apeli ka dënuar me 20 vite burg Klemend Çalën, ndërsa Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, janë dënuar me nga 17 vjet burg secili.

SI NDODHI NGJARJA- Grabitja e Rinasit ndodhi në datën 9 prill të 2019. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion. Gjatë ndjekjes nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë organizatori kryesor I grabitjes, Admir Murataj.

VENDIMI I PLOTË i Apelit të GJKKO-së për grabitjen e Rinasit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 26.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 29 akti, datë 11.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit K.Ç., E.Ç., O.V., R.S., S.Ç., E.P., A.B., kundër vendimit nr. 56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: 

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4, dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 paragrafi 2, të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit K.Ç. me një dënim të vetëm prej 20 (njëzet) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 vjet (tetë) vjet burgim.


-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 paragrafi 2, të Kodit Penal dhe dënimin e tij 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit E.Ç. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuar nga neni 279 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit O.V. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë lartë.


Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit R.S. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim

-Vuajtja e dënimit fillon nga dita ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit S.Ç. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit E.P. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.B. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë…”

 Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

grabitja ne rinas

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës