Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se bashkë me Fashon është pezulluar nga detyra dhe shefi i Policisë së IEVP Drenovë, Sokol Kacoli.
KORÇË- Drejtori i burgut të Drenovës Fatjon Fasho është shkarkuar nga detyra ditën e sotme, për shkak të celularit që i është gjetur Laert Haxhiut dhe grupit të tij brenda në burg. Mësohet se bashkë me Fashon është pezulluar nga detyra dhe shefi i Policisë së IEVP Drenovë, Sokol Kacoli.
Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri. Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.
Telefoni u gjet disa ditë më parë, gjatë një kontrolli që u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB). Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ndërhynë në qelinë e Haxhiut dhe sekuestruan telefonin celular. Laert Haxhiu, akuzohet si autori i Masakrës së Lushnjes. Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj.
Si ndodhi Masakra e Lushnjes?
Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar./Dosja.al
Pamjet FUSHË ARRËZ- Një tjetër krim mjedisor po ndodh në lumin Fan, pas ndotjes alarmante në lumin Vjosa. Mësohet s...
ITALI- Shqiptari i shumëkërkuar nga drejtësia italiane Fatjon Gjonaj, i njohur si 'Don Bobi' është ekstraduar nga Dubai për...
Bankers Petroleum FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg ish-drejtorin e 'Bankers Petroleum' Leonidha Çobe dhe CEO kin...
Aksident SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Sarandë–Delvinë. Aksidenti ndodhi&...
KOSOVË- Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal i Kosovës, Fikrim Damka, e ka mohuar “çdo shkelje” të shtun&e...
foto ilustruese DURRËS- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. M...
pamje nga vendngjarja LUSHNJE- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes. Bëhet me dije se 50-vjeçari me inici...
foto ilustruese GREQI- Robert Muci, Skender Kallashi dhe Ledvis Hoxha janë tre shqiptarët e arrestuar në Greqi nga grupi i&nb...
Foto ilustruese KAVAJA- Dy kineze janë arrestuar në Qerret të Kavajës pasi ushtronin prostitucion në një apartament q&eu...
Skerdi Sina TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën, ...