6 Dhjetor 2022, 14:42
Nga A.B
Nafta
TIRANË- Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve. Në njoftimin e ditës së sotme, Bordi ka bërë të ditur se rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, duke nisur nga ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
NJOFTIMI:
Vendim i Bordit të Transparencës 06.12.2022
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 6 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 05.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 766, -23 nga data 03.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 890, -27 nga data 03.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 111. 16 (-0.25 nga data 03.12.2022). Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 06 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
bordi i transparences
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 14:32
F.M
Gert Shehu
TIRANË- Gert Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në dokumentin e publikuar nga mediat ditën e sotme rezulton ...
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 14:05
A.B
Policia
TIRANË- Policia ka vendosur shiritat 'skenë krimi' në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', aty ku u dhunua kryedemokrati Sali ...
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 13:26
F.M
Momenti i shoqërimit
TIRANË- Videoja që po shikoni tregon momentin e neutralizimit të Gert Shehut, 31-vjeçarit që qël...
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 12:54
k.m.
Erzen Breçani dhe dhunuesi i Sali Berishës
TIRANË-Pas goditjes me grusht që i bëri kryetarit të Partisë Demokratike, a...
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 12:51
f.g
Momenti kur Berisha u godit
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u afrua direkt te Sali Berisha kur u godit me grusht. Dosja...
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 12:43
f.g
Gert Shehu
TIRANE- Personi që shihni në këto pamje ka goditur sot kryedemokratin Sali Berisha me grusht. Dosja solli e para pamjet dhe...
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 12:34
k.m.
Pamje nga protesta
TIRANË- Dosja.al ka kapur momentin kur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është dhunuar me grusht në...
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 12:03
k.m.
Charles Michel dhe Edi Rama
TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka marrë një dhuratë nga kryeministri i Shqip...
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 11:58
a.l
protesta e opozitës
TIRANË- "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa" ishin këto brohoritjet e protestuesëve të opozit&e...
Aktualitet
6 Dhjetor 2022, 11:42
f.g
TIRANE- Protestuesit e opozitës janë duke u bërë gati me pankarta në anglisht për të zhvilluar protestën e sotme. "Eur...