Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai u arrestua në Belgjikë më 14 shkurt 2023, pasi kërkohej për vrasjen e Santiago Malkos, të besuarit të Ervis Martinajt.
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Leonard Duka ka mbërritur në Tiranë. Në pamjet e mëposhtme shihet se Duka, është i shoqëruar nga forca të shuma të policisë së rendit dhe RENEA-së, ka mbërritur në Tiranë. Ai u arrestua në Belgjikë më 14 shkurt 2023, pasi kërkohej për vrasjen e Santiago Malkos, të besuarit të Ervis Martinajt.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Belgjika në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar L. D. Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit L. D. Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M. Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon Zyrën e Interpol Bruksel, për bashkëpunimin, dhe njësitë e angazhuara në realizimin me sukses të operacionit të ekstradimit.
Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. I zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Të gjithë e dinin në Dubai, vend ku kanë gjetur strehë shumë të kërkuar të tjerë nga bota e krimit.
Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe u ekstradua. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacioneve të skuadrës policore “Fast Albana”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private. Në bashkëpunim me Interpolin dhe homologët belgë, u arrit arrestimi i tij. Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.
Kushtrim Selimi DURRËS- Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës-Kavajë ka ekzekutuar shtatë m...
regis dhe denada runaj TIRANË- Mes 33 personave që SPAK kërkoi arrestimin gjatë operacionin “Plumbi i artë 2”, duke ca...
Ertgrei Gjeka GREQI- Shqiptari Ertgrei Gjeka do të kalojë të paktën tetë vjet pas hekurave, pasi policia zbuloi ...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për të disatën herë q&...
leonard duka TIRANË- Është ekstraduar ditën e sotme nga Belgjika, Leonard Duka, i cili pritet të vijë në Tiranë rre...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e interesit turistik për Shqipërinë duket se ka orientuar një vëmendje më të madhe e...
armet TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest me burg tre të arrestuarit për trafik armësh drejt Britanis&eum...
Laguna e Karavastasë KARAVASTA- Një pjesë e Lagunës së Karavastasë e cila frekuentohet gjerësisht nga turistët do t...
policia e durresit DURRËS- Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë. ...
Droga VAU I DEJËS- 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi janë asgjësuar përmes diegies pas një operacioni n&e...