Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Emigrantët e ardhur sot janë shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në CPR të Brindizit, ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka vendosur transferimin në kampin e Gjadrit.
SHËNGJIN- Anija me 40 emigrantë nga Italia ka mbërritur në Portin e Shëngjinit. Ata ishin parashikuar të mbërrinin një ditë më parë por u shty për ditën e sotme. Emigrantët do të strehohen në kampin e Gjadrit, e cila tashmë do të shërbejë si qendër riatdhesimi. Ndërkohë mjeti lundrues, anija "Libra" ditën e sotme i është dhuruar Shqipërisë nga qeveria italiane.
Emigrantët e ardhur sot janë shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në CPR të Brindizit, ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka vendosur transferimin në kampin e Gjadrit. Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të migrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe gjykata ka vendosur qëndrimin e tyre në qendrën e pritjes së azilkërkuesve.
Kjo është hera e katërt që emigrantët nga Italia vijnë në Shëngjin. Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Protesta TIRANA- Një grup shoqatash kryesisht të besimtarëve myslimanë shqiptarë kanë protestuar sot para Parlamentit, p...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, 27 të pandehur, të akuzuar s...
komisariati nr 2 TIRANË- Ndryshime të reja raportohet se kanë ndodhur në komisariatet e kryeqytetit. Lëvizjet e fundit lidhen me d...
foto ilustruese PRISHTINË- Një numër qytetarësh kanë protestuar në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymë...
Ilarias Sula ITALI- Familjarët e Ilarias Sulës, po kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e krimit si edhe per...
Policia DURRËS- Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit si rezultar i vazhdimë...
Foto ilustruese ZVICËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fshat të Zvicrës. Dy trupa të p...
foto ilustruese LUKSENBURG- Shqipëria do të mbajë konferencën e katër ndër qeveritare në Luksenburg, më 14 Pri...
foto ilustruese LEZHË- Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhes. Mësohet se dy të ri...
Gentian Gjyli TIRANË- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë...