6 Qershor 2023, 15:19
Nga m.s
Grupi polifonik
TIRANË- Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë bashkuar në një drekë, ku i kanë pritur me ison labçe dhe një dedikim special për secilin nga krerët e drejtësisë, duke nisur nga prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, te kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe kreu i KLP-së Alfred Balla.
Në videon e "Balkanweb", grupi polifonik u ka kënduar drejtuesve të KLP-së dhe SPAK-ut, ku ndër rrjeshta thuhet: "Si rrebeshi e si tufani na shfaqet Altin Dumani. Altini mbron të vërtetën, për peshqit ka hedhur rrjetën”.
Dedikimi është për Tartar Bazajn, Nurihan Seitin, Bujar Sheshin, Sokol Stojanin, Eloida Goxhin, Zeqir Hodën apo Arta Mandron.
Teksti i këngës:
Labçe do ta ngrëmë dollinë
Që të gjithë yjet që ndrinë,
që janë ul në tavolinë
Për qejf të zotit Tartar(ë)
edhe shkurti po bën behar
Se i ka vlerat e rralla
në krye rri Alfred Balla
Trapezën sot na ndriti
sa vjen Nurihan Seiti
Gur i rëndë e burrë tabani
djalë i Çele është Olsiani
është nipi i Ago Felekut,
flamur në majë të direkut.
Për ligjin zbret si rrebeshi
eksperti i rrallë Bujar Sheshi.
Si rrebeshi e si tufani
na shfaqet Altin Dumani.
Altini mbron të vërtetën,
për peshqit ka hedhur rrjetën.
Shikon nëpër kabinete,
ata që bëjnë qeramete.
Po këtu është dhe Aida,
në ballë të kovës plot sfida.
Vajzë e zgjedhur nga Lekdushi,
shpërthen flaka, kërcet prushi.
Unazë me gurë xhevahiri,
ku ka vënë dorën Zeqiri.
Këtu ku ndodhet Stojani,
për të ka nevojë vatani.
Ku rri toka, është ekspert e
dhe kur qesh edhe kur flet…
Urojnë urimet e zjarrta,
bijë e Vlorës mbetet Arta.
Arta e Sinan Balilit,
ta deh si hëna pranë yllit
grupi polifonik klp spak
Aktualitet
6 Qershor 2023, 15:03
k.m.
Foto ilustruese
Javën e shkuar ekskluzivisht Top Channel solli shtatë emrat e parë të propozuar të kandidaturave për ambasado...
Aktualitet
6 Qershor 2023, 14:57
A.B
Policia
VLORË- Tre persona janë arrestuar në Dhërmi, pasi furnizonin me drogë lokalet e natës dhe në aktivitetet festive...
Aktualitet
6 Qershor 2023, 14:48
A.B
Olsian Cela
TIRANË- Qarku më i qetë, që ka numrin më të ulët të kriminalitetit është Berati, ndërsa ...
Aktualitet
6 Qershor 2023, 13:39
k.m.
Silva Bino
TIRANË- Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u paraqit sot n...
Aktualitet
6 Qershor 2023, 13:28
k.m.
Joana Duro
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi seancën e caktimit të masës...
Aktualitet
6 Qershor 2023, 13:26
k.m.
Pamje nga takimi
Puna e bërë deri më tani me portalin opendata.gov.al, risitë që ai ka sjellë si dhe gjithçka që ...
Aktualitet
6 Qershor 2023, 13:02
I.A
Foto Ilustruese
KSAMIL- Një gomonë është bllokuar ditën e sotme pranë bregut të detit në Ksamil. Polica k...
Aktualitet
6 Qershor 2023, 12:51
I.A
Spitali i Elbasanit
ELBASAN- Një sherr ka ndodhur mes dy pronarë biznesesh në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në portën hyr&...
Aktualitet
6 Qershor 2023, 12:42
I.A
ATM
ITALI- Dy shqiptare nënë e bijë 38 dhe 19 vjeç, kanë përdorur në mënyrë të paligjshme kartën e...
Aktualitet
6 Qershor 2023, 12:04
k.m.
Joy Aoko
TIRANË- Zbulohen të tjera detaje rreth hetimit për dhunimin me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, ngjarje ...