31 Maj 2022, 11:37
Nga DOSJA

TIRANË- Çështja e kushteve në burgje dhe komisariate ishte një nga temat më të diskutuara në Komisionin e Ligjeve. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca deklaroi se gjendja është katastrofike dhe në kundërshtim me starndartet e të drejtat e lirisë. Ballanca shtoi se kanë kërkuar më parë të kryenin inspektime në dhoma të cilat duhet të ishin të mbyllura, mirëpo i kanë gjetur të hapura.
Ballanca: Sa i përket gjendjes në komisariatet e Tiranës, në mënyrë të veçantë është katastrofike, tërësisht në kundërshtim me standardet për qëndrimin e personave të privuar nga liria. Kemi pasur raport për dhoma të mbyllura, dhe kur ne kemi shkuar për inspektim i kemi gjetur të hapura. Futeshin brenda në komisariate, persona me zero kushte, për shkak se kishin protestuar në shkelje të rregullave anticovid. Ndërkohë në ato komisariate nuk ka pasur asnjë kusht, prej 3 vitesh në Tiranë po ndërtohet një bllok i dhomave të sigurisë, me një kapacitet tjetër, dhe me kushte të tjera.
Dhe aty kemi një problem, sepse është bërë një investim pa menduar, ky boks i ri nuk ka elementë sigurie në përputhje me ligjin, me të drejtë drejtori i policisë, kur ka shkuar për të marrë në dorëzim objektin, ka refuzuar, sepse nuk ka elementë të sigurisë. Kemi 7 muaj që qytetarët jetojnë në kushte skandaloze, për shkak se personi që duhet të kishte parë elementët e sigurisë, nuk e ka bërë detyrën e tij. Kemi kërkuar ndjekje penale, lekët hidhen, dhe investimi në rastin konkret nuk po çon aty ku duhet të çonte, është një problem jo i vogël për Tiranën. Diku do të shkojnë këta njerëz, në rastin e Kamzës psh, drejtori i komisariatit ka thënë ‘ku ti çoj?, jam i detyruar’. Pra në fund të ditës problemi thelbësor që mbetet është se investimi që u bë…Unë kam bërë takim dhe me zotin Nano për këtë çështje”.
(a.b)/dosja.al
Aktualitet
31 Maj 2022, 11:15
SARANDË- Një burrë 53-vjeç, banues në Ksamil i identifikuar me inicialet Gj.B., është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtr...
Aktualitet
31 Maj 2022, 11:14
Artan Lleshi
TIRANË- Artan Lleshi mohon lajmet se është i përfshirë me grupe kriminale e se ndodhet në Angli. Pronari i Audi ...
Aktualitet
31 Maj 2022, 10:45
VLORË- Një vajzë 20-vjeçare është larguar nga banesa. Nëna e saj e ka bërë kallëzimin në ...
Aktualitet
31 Maj 2022, 10:18
Erion Brace
TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të blejnë vajin e ullir...
Aktualitet
31 Maj 2022, 10:07
Policia e Tiranës
GJIROKASTËR- Një 63-vjeçar në Gjirokastër ka përfunduar në pranga pasi i janë gjetur 16 fi...
Aktualitet
31 Maj 2022, 09:53
Taksisët e Lezhës para bashkisë
LEZHË- Taksistët e Lezhës kanë dalë ditën e sotme në protestë. Shkak...
Aktualitet
31 Maj 2022, 09:33
Kontroll nga policia
TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi lëvizte me v...
Aktualitet
31 Maj 2022, 09:24
Foto ilustruese
TIRANË- Ish-bashkëshorti i Emriana Mukës, pronares së biznesit të agjencisë funerale në Kamëz, ka t...
Aktualitet
31 Maj 2022, 09:11
Ngacmim seksual
SHKODËR- Ngacmim seksual në Shkodër. Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pas...
Aktualitet
31 Maj 2022, 08:57
TIRANË- Artan Lleshi personit të cilin iu vendos lënda plasëse në mjetin e tij, jeton jashtë vendit, kryesisht në Angli. Dy...