LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush do ta vriste Sanxhaktarin? SPAK skanon në TIMS udhëtimet e kushërinjve Çapja, Bledar Muçës dhe Eljo Bitrit, hetime dhe mbi mjetin e Vis Korçarit

Prokurorët kanë kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor edhe të dhëna mbi pronësinë e mjetit tip “Audi A7” me targë AA257ZB, mjet me të cilin Dumani ka treguar se udhëtoi me Ervis Çaushllarin dhe Eljo Bitrin, nga Rrogozhina për Elbasan, aty ku ka takuar Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën. Makina përdorej nga Ervis Çaushllari, por në pronësi rezulton të jetë në emër të Raif dhe Hasim Çaushllarit.

26 Dhjetor 2022, 20:28 Nga F.M
Kush do ta vriste Sanxhaktarin? SPAK skanon në TIMS udhëtimet e
Sokol Sanxhaktari

TIRANË- Hetimet e tre prokurorëve të SPAK, për organizimin e vrasjes se mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, në Elbasan, kanë çuar oficerët në verifikimin e çdo udhëtimi, jashtë shtetit të disa prej emrave që janë treguar nga Nuredin Dumani. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Byroja Kombëtare e Hetimet, është urdhëruar të marrë të dhënat nga sistemi TIMS, çdo të dhënë të udhëtimeve të përbashkëta mes personazheve të njohur të botës së krimit, si Elvis Koçi alias Çaushllari, Erion Çapja, Florenc Çapja, Bledar Muça, Eljo Bitri dhe të shumë personave të tjerë.

Verifikimi është kryer në fund të nëntorit, për të mësuar më shumë rreth dyshimeve për udhëtime në Kosovë të këtyre personave, shtet në të cilin qëndronte i strehuar Nuredin Dumani. Prokurorët kanë kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor edhe të dhëna mbi pronësinë e mjetit tip “Audi A7” me targë AA257ZB, mjet me të cilin Dumani ka treguar se udhëtoi me Ervis Çaushllarin dhe Eljo Bitrin, nga Rrogozhina për Elbasan, aty ku ka takuar Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën. Makina përdorej nga Ervis Çaushllari, por në pronësi rezulton të jetë në emër të Raif dhe Hasim Çaushllarit.

Ervis Koçi alias Çaushllari (Vis Korçari) mbeti i plagosur si pasojë e një shkëmbimi zjarri me armë me personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Ai është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim. I dënuar për këtë ngjarje është dhe Migert Qosja, i cili rezultoi të ishte personi që ka plagosur Ervis Çaushllarin, ndërsa me 9 muaj burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” janë dënuar dhe Ersi Çekani, Armand Cevelin e Feliks Filja.

Vetë Sokol Sanxhaktari, dhëndrri i kryebashkiakut Qazim Sejdini është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 15 vite burg për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçe, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Ai përfitoi nga procesi me gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 30 korrikut të vitit 2020. Sanxhaktari, Lamçe e Adriano  Hajdari po festonin të tre në një lokal ku po konsumonin alkool e lëndë narkotike. Por, gjatë natës, gjakrat u ndezën mes të rinjve. Hajdari e Sanxhaktari e kanë goditur me karrige dhe e kanë rrahur në mënyrë makabre Lamçen. Më pas, ata e kanë dërguar Lamçen në spital, por përpjekja ka qenë e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë.

sokol sanxhaktari eljo bitri ervis caushllari florenc capja bledar muca ervis koci erion capja

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës