LIVE UPDATES
Aktualitet

Kurum Internation investon 150 milionë euro per prodhim çeliku të gjelbër

Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. nënshkruajnë kontratën e investimit për ndërtimin e fabrikës së parë MIDA Steel në Europë, në Elbasan.

23 Dhjetor 2025, 14:48 Nga I.A

Kurum Internation investon 150 milionë euro per prodhim çeliku

ELBASAN- Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. nënshkruajnë zyrtarisht kontratën e re të investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe vendore, partnerëve strategjikë dhe të ftuarve, në Tirane.

Ky investim përfaqëson një projekt industrial strategjik për Shqipërinë, në përputhje me prioritetet kombëtare për inovacion, konkurrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Fabrika e re do të ndërtohet mbi teknologjinë MIDA Steel Concept të kompanisë Danieli, një nga liderët botërorë në inxhinierinë dhe teknologjinë e industrisë së çelikut.

Kurum Internation investon 150 milionë euro per prodhim çeliku

Drejtori i Financës i Kurum International, Z. Arif Shkalla u shpreh se: “Kjo ditë është shumë e rëndësishme për ne pasi kemi arritur të firmosim një partneritet strategjik, një kontratë e rëndësishme për ne, për ndërtimin e një fabrike totalisht të re për prodhimin e çelikut në qytetin e Elbasanit me një vlerë investimi prej 150 milionë euro. Për herë të parë në Europë futet koncepti MIDA në këtë industri e cila bazohet në çelik të gjelbër e cila do te sjellë nje zhvillim të qëndrueshëm me rëndësi të veçantë për ambjentin i cili ka emetim zero të karbonit në atmosferë. Ky projekt nuk është vetëm një investim industrial por është një angazhim i qartë për zhvillim të qëndrueshëm, modernizim teknologjik dhe vlerë afatgjatë. Me ndërtimin e impiantit te parë MIDA në Europë, Shqipëria forcon pozicionin e saj strategjik dhe do të jetë konkurruese në një të ardhme europiane që na pret në të ardhmen e afërt. Jemi krenarë për këtë partneritet me DANIELI e cila është kompania lider në botë në modernizimin e teknologjisë në idustrinë e çelikut. Eksperienca dhe vizioni i tyre përputhet me objektivat e KURUM International për rritje të qëndrueshme dhe të përgjegjshme, modernizim industrial duke respektuar mjedisin dhe komunitetin lokal.”

Kurum Internation investon 150 milionë euro per prodhim çeliku

Me realizimin e këtij projekti, Shqipëria do të bëhet vendi pritës i impiantit të parë MIDA Steel në Europë, duke u pozicionuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun europian të çelikut të gjelbër. Teknologjia MIDA mundëson efikasitet të lartë energjetik, reduktim të ndjeshëm të ndikimit mjedisor dhe standarde të avancuara prodhimi, në përputhje me politikat europiane për dekarbonizimin e industrisë.

Kurum Internation investon 150 milionë euro per prodhim çeliku

Ndërkohë, përfaqesuesi i Danieli Group, Z. Federico Rocchetti, vuri theksin në faktin që impianti që Kurum ka përzgjedhur, implementohet për herë të parë në Europë.

Ky koncept i ri në prodhimin e celikut për ndërtim, ul ndjeshëm konsumin e energjisë, minimizon emetimet e karbonit, duke plotësuar kushtet dhe garantuar parametrat mjedisore perfekt për çertifikimin si çelik i gjelbër, për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike të rajonit të Elbasanit, duke rijetësuar industrinë shqiptare. Falënderojmë KURUM për besimin që na kanë dhënë. Jemi të lumtur që jemi partnerë në këtë investim teknologjik i cili do të ndryshojë mendësinë e operimit të prodhuesve jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë e më gjerë. pasi ne mendojmë që do të duhet të shërbejë si stimul për të gjithë ata që bëjnë investime në këtë drejtim për të ndihmuar në ruajtjen e ambjentit. Kemi nevojë për zgjedhje të guximshme si kjo që ka bërë KURUM pasi duhet të ruajmë të ardhmen tonë për ne dhe sidomos për fëmijët tanë. Falënderojmë KURUM për gjithçka dhe jemi gati për të nisur këtë rrugëtim së bashku.”, u shpreh ai.

Kurum Internation investon 150 milionë euro per prodhim çeliku

Kryetari Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, në fjalën e tij përshëndetëse, tha: “Dua t’ju falenderoj shumë për bashkëpunimin që kemi patur deri tani ku Elbasani është një nga 100 qytetet europiane për uljen e nivelit të karbonit në atmosferë. Ne si bashki po lidhim kontratat klimatike ku KURUM së bashku me biznese të tjera në zonen industriale janë ndër të parat me të cilat kemi filluar diskutimet prej vitit 2021, të cilat patën një qasje positive për ndryshimin e teknologjisë. Më bëhet qejfi që sot flasim për një çelik të gjelbër – green steel dhe për një fabrikë e para ne Europë për nga teknologjia e përdorur. Kemi parë fabrika në SHBA apo kontinente të tjera por në Europë nuk ishin implementuar akoma. Më bëhet qejfi, që edhe në kuadër të projektit për të ulur emetimet e karbonit në Elbasan, të kemi këtë industri të re e cila është domethënëse për bashkinë Elbasan dhe industrinë e çelikut. Dilemën që ne kemi patur gjithmonë, qytet industrial apo qytet turistik, tashmë e kemi zgjidhur duke patur një industri të gjelbër dhe një turizëm të qëndrueshëm në Elbasan. Në fakt kjo është ajo që po punojmë dhe kjo është ajo që kemi pritur apo presim nga bizneset tona. Une kam një falënderim për KURUM sepse pavarësisht që fabrika ka qenë e mbyllur, kompania po paguan punonjësit e saj sipas një marrëveshje të arritur më herët mes kompanisë dhe Bashkisë Elbasan.”

Për këtë projekt totali i investimit është rreth 150 milionë Euro, duke arritur kapacitetin e prodhimin vjetor në afër një milion ton hekur ndërtimi dhe produktet e tjera të celikut. Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj dhe me vënien në punë të kësaj fabrike të re, do të rikthehen eksportet e çelikut shqiptar në rajon, duke synuar tregjet europiane së bashku me udhëtimin e Shqipërisë drejt pranimit në Bashkimin Europian.

Kurum Internation investon 150 milionë euro per prodhim çeliku

Investimi pritet të kontribuojë ndjeshëm në modernizimin industrial, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit me vlerë të shtuar dhe forcimin e zinxhirit industrial vendas. Njëkohësisht, projekti përforcon rolin e Elbasanit si qendër industriale strategjike dhe rrit atraktivitetin e Shqipërisë për investime të avancuara dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit.

danieli officine meccaniche s.p.a. kurum international albania kurum


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës